Vëzhgim
Amoraliteti në shoqërinë
shqiptare vjen nga lart…
– Jemi më liberalë në ligjet që aprovojmë edhe se vendet me
demokraci shekullore, ku hëto çështje zgjidhen me referendume
popullore dhe jo me një të ngritur të papergjegjshme të kartonit
jeshil –
– Ndërsa Irlanda, anëtare e Bashkimit Evropian, ruan për
abortin ligje të rrepta, ne kërkojmë të imitojmë modele morali që
nuk kanë asgjë të përbashkët me traditat tona dhe rezultatet shihen
trotuareve e semaforeve të botës –
Kohët e fundit në shtyp
shkruhet shumë për problemet
e rënda të shoqërisë shqiptare,
ku një vend të veçantë zë
imoraliteti e prostitucioni. Në
gazeta e emisione televizive
flitet nga sociologë për të gjetur
arsyet, por harrohet se shpesh
shkaqet e tyre janë aq sheshazi,
sa mund të zënë fill që tek
Kuvendi…
Pikërisht, tek organi ynë më
i lartë i vullnetit popullor, sepse
që aty kanë marrë rrugë ligje
që në vend ta frenojnë, e nxisin
imoralitetin e përhapur në
shoqërinë tonë. Kemi folur për
ligjin për abortin, i cili jo vetëm
është nga më liberalët në Ev-
ropë, por u aprovua pa kaluar
në asnjë lloj diskutimi publik,
mes indiferencës së medias dhe
politikanëve për fatet e gjësë
më të shenjtë, jetës së re.
Ndërsa në vendet e tjera kjo
çështje jo vetëm është rrahur
gjatë në opinion, por edhe ka
kaluar aprovimin e referen-
dumeve.
Tashti mësohet se edhe
ndryshimet e reja që po i bëhen
këtij ligji, shkojnë në drejtim të
liberalizimit të mëtejshëm të
tij, duke futur për shembull
lejime të reja, si aplikimi i
sterilizimit dhe kjo bëhet përsë-
ri duke injoruar opinionin
shoqëror. Kjo, ndërkohë që për
shembull, në Irlandën anëtare
të BE, ka një ligj tepër shtrën-
gues për të drejtën e abortit
(madje gjysma e popullsisë
është që ai të bëhet edhe më i
rreptë), sepse traditat e thella
fetare të asaj shoqërie nuk e
pranojnë dhunimin e jetës. Atë-
here, pse ne, që e quajmë veten
me tradita të thella morale për-
piqemi t’i ngjajmë në legjisla-
cion vendeve nordike, plotë-
sisht të shekullarizuara dhe jo
Irlandës tradicionaliste?!…
Pasja e mijëra e mijëra
prostitutave nëpër rrugët e
Evropës, për veç kriminalitetit
të lartë e trafiqeve të pranish-
me në peridhën e tejzgjatur të
tranzicionit, tregon edhe një
sëmundje të thellë shpirtërore
të moralit të shoqërisë sonë,
sëmundje të cilën politika dhe
politikanët, në vend ta zbusin,
vetëm e thellojnë me papër-
gjegjshmërinë e tyre.
T.D.