EmailFacebookKontakt

Kur nuk njeh atë që shkruan…

Kur nuk njeh atë që
shkruan…
– Flitetpërfetë pa pasurfare dijeni as per traditat
as për historinë e tyre –
– Janë krijuar artificialisht stereotipe për
besimin e popullit tonë para pushtimit osman –
Shkak për këto konstatime
u bënë dy artikuj në shtypin e
përditshëm, të cilat flisnin për
dy objekte orthodhokse. Në të
parin jepej një foto e katedrales
së shkatërruar të Ungjillëzimit,
në Tiranë dhe në të dytin flitej
për kishën e re orthodhokse të
Lezhës.
Duam të themi që në fillim,
se në vetvete është një gjë
pozitive që shkruhet për kishat
orthodhokse, sepse shumë
rrallë në shtypin tonë ndesh
artikuj për Kishën tonë, që të
jenë të shkëputur nga politika
ekstremiste dritëshkurtëra.
Por, megjithatë, nuk mund të
rrish pa komentuar disa mos-
njohje ose edhe stereotipe të
krijuara, të cilat shtrembë-
rojnë të vërtetën.
Kështu, në një gazetë ku
ishte botuar fotoja e katedrales
orthodhokse të Tiranës, vend-
ndodhja e saj vihej diku tek
kinema Partizani, dhe jo aty ku
ajo ngrihej me të vërtetë deri
në vitinl966 – në vendin ku sot
është Hotel “Tirana”, në
sheshin Skënderbej. Gjitha-
shtu, në ato pak rreshta duke
aluduar për ndërtimin e kishës
katedrale katolike dhe katedra­
les orthodhokse që do ndërto-
het, flitej për një rikthim të
tyre, kur dihet se ka pasur
vetëm një katedrale orthodho­
kse të shkatërruar, kurse ajo
katolike ngrihet për herë të
parë.
Në shkrimin tjetër, ku flitej
për kishën orthodhokse të
Lezhës, thuhej se “është hera
e parë në historikun e Lezhës”,
që ndërtohet një objekt kulti
orthodhoks. Gjithashtu, po aty
afirmohej se “Lezha nuk ka
orthodhoksë”. Na vjen keq jo
se autori nuk ka njohjen mini-
male për ato që flet, por sepse
ai përsërit një stereotip që po
përpiqet të imponohet në
opinionin shqiptar: Ai, se
Skënderbeu ka qenë katolik.
Gjergj Kastrioti kaloi
shumë faza, edhe fetare, në
jetën e tij, por një gjë është e
sigurt plotësisht dhe e doku-
mentuar, megjithëse bëhen të
gjitha përpjekjet për ta lënë në
heshtje: Familja e tij, e ëma
dhe i jati, vëllezërit, gruaja,
kanë qenë të gjithë ortho-
dhoksë. Një vëlla i vdiq murg
në Mal të Shenjtë, me mana-
stiret e të cilit familja Kastrioti
mbante lidhje të ngushta. Vetë
Heroi ynë Kombëtar u martua
në një Manastir Orthodhoks
(Ardenicë), dhe sipas dokume-
nteve pati për një periudhë
(vijon në faqen 4)

Kur nuk njeh atë që shkruan…
(Vijon nga faqja 3)
pati për at shpirtëror një
murg që më pas do bëhej
Patrik Ekumenik. Gjith-
ashtu, kunata e tij, An-
gjelina, motra e Donikës
dhe vajzë e Gjergj Aria-
nitit, është shenjtore e
Kishës Orthodhokse…
Për më tepër, i kuj-
tojmë artikullshkruesit,

se rrënojat e kishës së
Shën Nikollës, të gjetura
në Lezhë, ku mendohet
se ka qenë varrosur
Gjergj Kastrioti, janë

tipike bizantine – ortho­
dhokse, për nga mënyra
e ndërtimit dhe orien-
timi. Dhe, këtu do të do-
nim të bënim edhe një
pyetje, për ata që dekla-
rojnë se shqiptarët në
kohën e Skënderbeut
ishin katolikë: Si mund
ta shpjegojmë atëhere,
faktin se pothuaj të
gjithë arbëreshët kanë
qerië orthodhoksë kur
vajtën në Itali, siç e afir-
mojnë vetë në studimet
e tyre? Madje edhe sot

ata, megjithëse i përka-
sin Kishës Katolike,
vazhdojnë të përdorin
ritin lindor në shër-
besa…
Së fundi, në këtë sqa-
rim duam të shtojmë, se
në Lezhë ka besimtarë
orthodhoksë, prej shumë
kohësh, ashtu si edhe në
Shkodër. Megjithëse në
numër të kufizuar, në
raport me besimet e tje-
ra, ata janë të orga-
nizuar (madje kishin
edhe një prift, që fatke-
qësisht ndërroi jetë në
moshë jo të madhe).
Gjithashtu, ndërtimi i
kishës në majë të një
kodre shkëmbore, në të
dalë të qytetit, u bë se
nuk u lejua ndërtimi i
një kishe brenda tij…
Ndaj, ky ndërtim ësh-
të krejt në përputhje me
realitetin fetar të Le-
zhës, ndryshe nga ç’po
ndodh në Jug, ku po kri-
johen struktura arti-
ficiale aty ku nuk ka
pasur kurrë më parë.
D.