Kërcënohet Laguna e Nartës
– Varfëria nuk është justifikim për të shkatërruar
çdo gjë të bukur –
Ditët e fundit shtypi
na dha një “sihariq”, se
mbase halleve tona do
t’u vijë fundi: Një kom-
pani e huaj na paska
“zbluar”, se poshtë Lagu-
nës së Nartës paska një
“det” tjetër, me ar të zi,
naftë. Siguria për këtë
është “maksimale”: e
kalon 25 përqindëshin.
Madje, shpejt do të filloj-
në edhe punimet, për të
cilat do hapet një rrugë
e gjerë deri në Zvërnec.
Në perspektivë, parashi
kohet tëshpohetedhe në
det, duke rrezikuar gji-
thë perspektivat turi-
stike. Dhe sigurisht, si
edhe në raste të tjera,
është nxituar të sigu-
rohet se rreziku për mje-
disin është zero …Por..
Laguna e Nartës ësh-
të një nga ekosistemet
më unike të vendit tonë,
ku ndodhet edhe ishulli
i mrekullueshëm i Zvër-
necit. Ajo mbrohet nga
ligjet dhe madje, janë
hartuar edhe projekte të
rëndësishme, për ndër-
hyrje për rehabilitimin e
ruajtjen e saj, projekte
në të cilat ka një kontri-
but të rëndësishëm Ki
sha jonë. Dhe, kjo mre-
kulli e Perëndisë tashmë
rrezikohet të “nxihet”.
E dimë se vendi ynë
është i varfër dhe ka
nevojë të ndjeshme për
energji e karburante, si
dhe për paratë që ato
sjellin, por po ashtu
dimë, se kemi detyrë t’u
lëmë brezave të ardh-
shëm një mjedis të je-
tueshëm. Në këto vite
kemi shkatërruar sa ke
mi mundur nga mjedisi
ynë i mrekullueshëm
dhe vazhdojmë, për fat
të keq, në këtë rrugë: Py-
je të prera, ujëra të ndo-
tura, kafshë të egra që
s’u gjendet shenja,
peshq të helmuar e të
masakruar me bomba,
sikur t’i kishin ata fajet
për hallet tona…
Dhe tani, siç duket
puna, i ka ardhur radha
të shkatërrohet edhe
Lagunës së Nartës, një
nga qoshet më të ruaj-
tura deri më sot të naty-
rës shqiptare, në kun-
dërshtim flagrant me
ligjet për ruajtjen e
këtyre oazeve natyrore.
Por, të paktën, nëse e
kanë mbledhur mendjen
ta mbysin në naftë e
shkatërrojnë me “puni-
me ndihmëse”, të mos
vazhdojnë me hipokrizi
të tipit “rrezik zero”.
T D.