EmailFacebookKontakt

Më afër besimit pas 11 shtatorit

BashkimlEvropian
Më afër besimit pas 11 shtatorit
Sipas një sondazhi të kryer në vendet e
Bashkimit Evropian nga “Euro RSCG Worldwide”,
një shoqëri ndërkombëtare sondazhesh me bazë në
Nju Jork, një e pesta e evropianëve e ndiejnë veten
më afër besimit të tyre, pas sulmeve terroriste të
11 shtatorit. Ndërkohë, mbi 50 për qind e të
anketuarve, deklarojnë se kanë ndryshuar
prioritetet e jetës së tyre.
Tre të katërtat e të intervistuarve deklarojnë
gjithashtu, se tanimë familjen e tyre e ndienin si
diçka më të rëndësishme, ndërsa 47 për qind, se do
jenë më të përqendruar në çështjet familjare.