Finlandë
NGA BOTA E KRISHTERË
Kryepiskop i ri orthodhoks
Mitropoliti Leo (Ma-
kkonen) u zgjodh Arqie-
piskop i Karelisë dhe
primat i Kishës Ortho-
dhokse të Finlandës. 53
vjeçar, ai është doktor në
Teologji dhe episkop që
nga viti 1979. Nga viti
1996 qe zgjedhur Mitro-
polit i Helsinkit, më e
rëndësishmja ndër tri
dioqezat e kësaj Kishe.
Imzot Leo zëvendëson
Kryepiskopin Joan, që u
tërhoq në shtator për
arsye shëndetsore.
Konform kartës së
autonomisë së Kishës
Orthodhokse të Finlan-
dës, të vitit 1924, kjo
zgjedhje u ratifikua dhe
nga Sinodi i Shenjtë i
Patrikanës Ekumenike.
Fronëzimi u krye në
dhjetor, në kishën e Ma-
nastirit Valami i Ri.
Orthodhoksia në
Finlandë e ka origjinën
në shekXIII, pas ardhjes
së disa murgjërve rusë
nga Novgorodi. Ajo sot
gëzon statusin e “Kishës
së Shtetit” dhe ka rreth
60 mijë besimtarë, 50
kisha, 100 paraklise, 26
famulli, dy seminare
dhe një fakultet teologjie
në Universitetin e Joen-
su.