EmailFacebookKontakt

Piktura mesjetare dhe piktorët në kishat e kalasë së qytetit të Beratit

P1KTURA
MESJETARE
DHE PIKTORËT
NË KISHAT
E KALASË
së B eratit
Prof. Dr.
Hasan Nallbani
Me tipare mjaft hetero-
gjene piktura kishtare në
kishat e kalasë së qytetit të
Beratit është pasqyrë e jetës
dhe zhvillimit kulturor tepër
kompleks të historisë mesje-
tare të qytetit. Ajo zhvillohet në
përmasa të reduktuara megji-
thëse herë-herë e lidhur me
artin e kultivuar të qendrës.
Pikturat e Kishës së Shën
Triadhës ofrojnë tregues të
stilit ikonografik tradicio-
nalisht të njohur të shek. XII.
Të njëjtin gjejmë edhe në
ikonat e kësaj periudhe. Fat-
keqësisht nuk ruhen ndërtime
kishtare me tipologji të qartë
dhe cikël të plotë temash iko-
nografike. Mbetjet e pikturave
të diakonikonit të kishës së

Shën Mari Vllahernës dhe ato
të brezit fundor të hapsidës së
kishës së Shën Todrit, duke
përfshirë edhe fragmentet e
mozaikëve paleokristiane, të
zbuluar pranë kishës së Shën
Triadhës dëshmojnë për një
veprimtari ndërtimore dhe
artistike e cila ka lënë vetëm
gjurmët e saja.
Pikturat murale në kishat
e kalasë së Beratit nuk paraqe-
sin vazhdimësi kohore për këto
arsye një ndjekje kronologjike
e tyre është e vështirë. Tipik
është fakti se mbi strukturat e
vjetra gjejmë shumë rindërtime,
të cilat nuk respektojnë skemat
klasike fillestare, i modifikojnë
ato, duke i ripikturuar si rrje-
dhim cikli ikonografik nuk ru-

het asnjëherë i plotë.
…Berati edhe pse nuk
përbën një qendër të madhe të
artit paraqet një zhvillim miks,
me tipare të dallueshme të artit
bizantin e pasbizantin në tre­
vat e veriut.
Kështu, pikturat e kishës
së Shën Triadhës përbëjnë
monumentin e vetëm, në të cilin
mund të gjejmë tiparet e qarta
të pikturës së paleologëve në
Berat. Më i qarti është kuadri i
zhvillimit të pikturës pasbizan-
tine në kalanë e qytetit, nëpër-
mjet shqyrtimit të ikonografisë
dhe stilit të kishave më të shu­
mta në numër, të ndërtuara pas
shek. XV. Pikturat e kësaj pe­
riudhe të realizuara në kushte
(Vijon në faqen 10)

PlKTURA MESJETARE DHE PIKTORËT NË KISHAT E KALASË SË QYTETIT TË BERATIT
ekonomike e shoqërore të
favorshme reflektojnë krizën
politike dhe intolerancën fetare
të pushtetit të perandorisë
osmane. Ndryshe nga periudha
bizantine kishat dhe pikturat
e kësaj periudhe janë ndërtime
të thjeshta, ose rindërtime të
pikturuara pjesërisht ose edhe
tërësisht me cikël më të kufi-
zuar dhe me përmasa që ngjaj-
në me ndërtimet e banimit.
Kështu ndërsa piktura e
periudhës bizantine është e
lidhur me artin e kultivuar të
qendrave artistike, piktura
pasbizantine karakterizohet
nga elemente më të shumta
lokale, duke reflektuar jo vetëm
në zgjidhjet ikonografike, por
edhe në realizimin teknik të
pikturave. Pas shek. XVII,
ndërtimi dhe pikturimi i
kishave në kala fiton përmasa
të tjera. Ato edhe pse shpesh
ndërtohen mbi themele e
planimetri të vjetra, kanë
rritur përmasat… Stili dhe
teknika e pikturave tregon
përpjekjet për rinovimin e
gjuhës artistike të pikturës
kishtare e cila në kushtet me
të favorshme ekonomike e
politike si rezultat i forcimit të
pashallëqeve dhe dobësimit të
pushtetit të Portës së Lartë
mundohet të shtojë përmasat e
ndërtimeve, pa arritur të zgji-
dhë në nivel mjeshtëror piktu-
rimin e tyre.
Cilët janë piktorët që lanë
veprën e tyre në muret dhe
ikonostaset e kishave në kala?

Përveç Onufër Qipriotit, autor
që nënshkruan pikturat e tij
është Nikolla. Në kala Onufri i
Shelcanit pikturon bemën dhe
hapsidën e kishës së Shën
Todrit.
Nga vjen e çfarë tradite
përfaqëson Qiprioti? Zakoni për
të nënshkruar ikonat dhe
pikturat murale ka origjinën
nga pikturat e shkollës veneci-
ane të pikturës greke, si edhe
nga piktorët e ishujve të
Greqisë. E rëndësishme është

që Qiprioti ka një aktivitet të |
pasur në Berat. Emrin e tij e |
gjejmë edhe në pikturën e ।
objekteve të bukura të ikono­
stasit të kishës së Shën Mëri ‘
Vllahernës. Për veprimtarinë e I
Onufrit të Shelcanit në Berat |

. nuk ka mbishkrime ktitorike e
të dhëna të tjera, veç konklu-
‘ zioneve si rezultat i vrojtimeve
I krahasuese me pikturën e
I Shelcanit e Valëshit, të
I nënshkruar nga piktori Niko-
| lla, piktori që cilësohet si djalë
| i Onufrit të Shelcanit. Mbi
I bazën e mbishkrimit ktitorik në
I kishën e Vllahernës ai ka nën-
I shkruar edhe disa ikona, që i
। përkasin ikonostasit të kësaj
kishe dhe që kanë pajisur një
1 pjesë të ikonostasit, ku kanë
qenë dyert e bukura të nën-
shkruara nga Onufër Qiprioti.
Duhet të shënojmë, që emri i
Qipriotit në dyert e bukura
është gjetur vonë, gjatë një
pastrimi dhe çlirimi të tij nga
ripikturimet e mëvonshme.
Bëjmë pyetjen, për cilin Onufër
është fjala në mbishkrimin e
Vllahernës, të përkthyer dhe të
interpretuar nga Th. Popa: për
piktorin e Shelcanit apo për
autorin e pikturës së dyerve të
bukura, pikturës së Shën Kollit
pranë Vllahernës dhemjaft
ikonave të tjera në kishat e
kalasë, që Qiprioti i ka nën-
shkruar?
Analiza e stilit, ikonogra-
fisë dhe teknikës së pikturave
murale e veçanërisht të
ikonave të të dy autorëve, bëjnë
që të shohin mjeshtër Nikollën
në pikturën e kishës së Vllaher-
nës si djalin e Onufër Qipriotit
dhe jo Onufrit të kishave të
Shelcanit dhe Valëshit.
Por, i rëndësishëm është
fakti që Berati ishte një qendër
që tërhoqi një brez piktorësh,
të cilët zhvilluan një art në një
retrospektivë relativisht të
gjatë kohore. Piktorë të tjerë që
vazhdojnë traditën e pikturës
së shek. XVI në Berat nuk ka
për një periudhë të gjatë. Joan
Çetiri në fillim të shek. XIX
pajis me ikona kishën e
katedrales së Shën Marisë,
ndërsa mjeshtër Agathangjel
Mbrica nga kalaja e Beratit, në
fillim të shek. XX, bën ikona në
metal të rrahur.
Prof. Dr. Hasan Nallbani
Marrë me shkurtime nga
referati i mbajtur në Simpo-
ziumin “2000 vjet Krishterim në
Shqipëri”