EmailFacebookKontakt

Durrës – Kremtim panagjirik i të kremtes së Shën Vlashit

Durrës – Kremtim panagjirik i të kremtes së Shën Vlashit
Më 11 shkurt 2002, që në
orët e para të mëgjesit qindra
besimtarë të ardhur nga
Durrësi, Tirana, Kavaja etj, u
mblodhën në Kishën e Ma ­
nastirit të Shën Vlashit në
Durrës për të ndjekur Li-
turgjinë Hyjnore. Kjo Liturgji
u kryesua nga Fortlumturia e
Tij, Kryepiskopi i Tiranës,
Durrësit dhe gjithë Shqipërisë
Anastasi. Bashkmeshtarë qenë
edhe shumë klerikë të Aka-
demisë Teologjike “Ngjallja e
Krishtit”, e cila ndodhet në
mjediset e manastirit.
Kryepiskopi Anastas iu
drejtua të pranishmëve: “Në
shkurt të vitit 1967 këtu er-
dhën të rinjtë dhe e rra-fshuan
kishën e manastirit, ndërsa në
vitin 1992, me Hirin e Perë-
ndisë vendosëm që pikërisht në
këtë vend, ku nisi shkatërrimi
i kishave, të ngrinim shkollën
tonë teologjike, në të cilën do
të përgatiteshin klerikët e
ardhshëm të Kishës Ortho­
dhokse”. Më tej, Ai tha se sot
“Predikimin do ta mbajë një nga
studentët e vitit të tretë të
Akademisë Teologjike”.
Në vijim e mori §alën stu­
dent! Aleks Çurri, i cili ndër të
tjera tha: “ Ngjarjet që janë pë-
rsëritur shpesh në jetën e Shën
Vlashit qenë mrekullitë. Ato e
shoqëronin atë si një vërtetim
të Hirit të Perëndisë që ai pose-
donte dhe si një inkurajim hyj-
nor për të gjitha ato që ndodhin”.
Në fund të kremtimeve
panagjirike të Shën Vlashit, në
mjediset e Akademisë Teo­
logjike u shtrua një drekë ku
morën pjesë studentët e vjetër
e të rinj, gjatë së cilës Fortlu­
mturia e Tij iu drejtua sërish
të pranishmëve, se: “Dy janë
gëzimet e ditës së sotme: Së
pari kemi gëzimin e madh që
bashkëmeshuam me dhjakun e
ri Ilia, i cili pasi ka përfunduar
studimet në Akadëminë e
Arteve të Bukura dhe Akade-
minë tonë Teologjike, tani do të
shërbejë si klerik i Kishës
Orthodhokse. Së dyti, që sot, fi-
lluam një traditë të re. Në Li-
turgjinë Hyjnore gjatë krem ­
timeve të Shën Vlashit predi-
kimi u mbajt nga një student.
Naum Mile