Fjala e Kryepiskopit Anastas
E ardhmja e Kishës do varet nga njerëzit që do ta pëfaqësojnë
Kujtuam vitet e para të filli-
mit të shkollës, të cilat ishin vë-
rtet të vështira. Me ndihmën e
Perëndisë duhet të gjenim një
zgjidhje në një situatë që dukej
pa asnjë dalje.
Në një luftë, fitimi i një apo
disa i betejave nuk është i mja-
ftueshëm. Ajo ka një alternati-
vë dhe betajat shkojnë njëra pas
tjetrës. Kjo betejë në nisje u fi-
tua si dhe shumë të tjera. Sot
jemi në një periudhë tjetër, me
probleme e vështirësi të tjera.
Entuziazmi tashmë ka marrë
formën e tij dhe duhet të kemi
kujdes se fryma e indiferenti-
zmit shtrihet si lagështia në një
ndërtesë. Brezi i parë i ish – stu-
dentëve, që kanë krijuar familje
dhe do bëheshin klerikë ka ka-
luar. E tërë atmosfera e Aka-
demisë ka ndryshuar, por ajo që
ngelet sot dhe do të mbetet gjith-
monë është nevoja për njerëz,
të cilët ta duan Perëndinë me
gjithë zemër, me gjithë shpirt
dhe gjithë fuqinë e tyre. Për
këtë doja t’u lutesha të gjithëve,
edhe atyre që janë klerikë, të
kujdesen për enoritë e tyre dhe
të zgjedhin të rinjtë më të mirë,
me nivel intelektual dhe kara-
kter të mirë, për t’i ndihmuar
të kuptojnë, se gjëja më e rëndë-
sishme në jetë është përkushti-
mi ndaj Perëndisë. E ardhmja
e Kishës do varet jo nga cilësia
e ndërtimeve, po nga cilësia e nje-
rëzve që do ta përfaqësojnë atë.
Që në fillim kam këmbëngu-
lur që të zhvillojmë maksima-
lisht mundësitë që Perëndia na
ka dhënë. Kemi probleme të
reja, beteja të reja dhe duhet
pra të gjejmë zgjidhje të reja.
Zoti na ka përgatitur që këto
përçapje nuk do të jenë të lehta.
Edhe në Ungjill dëgjuam se na
ka dhënë pushtet të shkehm mbi
akrepa e gjarpërinj e asgjë s’do
na dëmtojë. Këto janë vështirë-
sitë e përditshme, që na takojnë
shpesh. Ne duhet të përgatite-
mi për to.
Më e rëndësishmja, nuk është
të kemi sukses. Siç na tregon
Ungjilli – Zoti u mëson nxënë-
sve të Tij të mos gëzohen që
largojnë demonët, por që emrat
e tyre janë shkruar në qiell.
Gëzimi ynë s’duhet të mbë-
shtetet në faktin që kemi patur
suksese, por në sigurinë se ta-
shmë bëjnë pjesë në Mbretërinë
e Qiejve, sepsejemi pjesë e Mbre-
tërisë së Dashurisë. Në këtë
Mbretëri ligji bazë që sundon
shprehet tek Himni i Dashurisë.
Kjo është siguria dhe lum-
turia jonë, e cila është e pakra-
hasueshme me asgjë tjetër. Le
të vazhdojmë përpjekjet tona të
përditshme, duke çelur horizo-
nte para nesh, horizonte që
përqafojnë gjithë botën, gjithë
kohën deri në fund të botës kur
dhe jeta jonë do të përfundojë.