10 vjet nga çelja e Akademisë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”, Shën Vlash, Durrës
Vatra ku u formuan kuadrot e reja të Kishës sonë
Në datën 7 shkurt u mbu-
shën 10 vjet nga çelja e Akade-
misë Teologjike Orthodhokse,
atëhere Seminari Orthodhoks.
Me këtë rast, në mjediset e Ma-
nastirit të Shën Vlashit, u zhvi-
lluan veprimtari përkujtimore.
Kishin ardhur në këtë festë kle-
rikë e ish-studentë nga e gjithë
Shqipëria, si dhe pedagogët e
studentët e tanishëm.
Kremtimet nisën me Litur-
gjinë Hyjnore Episkopale, që u
krye në kishën e Manastirit.
Ajo u drejtua nga Fortlumturia
e Tij Anastasi, me bashkme-
shtar Mitropolitin e Beratit
Imzot Ignatin e klerikë të tjerë.
Në fund u bë një Trisai përkuj-
timore, për vëllezërit e fjetur,
të cilët kontribuan në hapjen e
mbarëvajtjen e shkollës: Epi-
skopin e Apolonisë Imzot Ko-
zmain, Teologët Dhimitër Be-
duli e Teodor Papapavli, At So-
tir Xhaferrin, At Panaj otin, Krye-
dhjakon Sotir Kanxherin etj.
Pas saj, të pranishmëve u
foli Kryepiskopi Anastas, i cili
shprehu falënderimin dhe
mirënjohjen për Perëndinë dhe
theksoi se Dashuria për Perë-
ndinë duhet të na japë kurajo
dhe vetmohim për të ecur për-
para në besimin tonë. Shkolla
teologjike në këta 10 vjet ka
nxjerrë kuadro të rëndësishëm
për punët e Kishës sonë. Ndë-
rkohë duhet të punojmë shumë
për të edukuar brezin e ri, i cili
do sjellë padyshim fryte të
mëdha besimi në shoqërinë
shqiptare.
Në vijim, në sallën e konfe-
rencave u zhvillua një sesion
jubilar, ku folën drejtori, At
Luka Veronis, e më pas edhe
Prof. Jani Lapas, Protopres-
viter Jani Trebicka, pedagogu
Maksim Çuko, që i emocionuan
të pranishmit me kujtimet e
hapave të para të shkollës.
Program! përmbante edhe
shfaqjen e diapozitivave, që
tregonin hapat e para dhe
vështirësitë e fillimeve, si dhe
çaste nga mësimi, jeta e
veprimtaritë e studentëve.
Programi vazhdoi me konce-
rtin e trios instrumentale të
Radio “Ngjallja” dhe këngë të
krishtera, si dhe popullore.
Në fund foli Fortlumturia e
Tij Anastasi, i cili falënderoi
Perëndinë për të gjitha arritjet
e shkollës dhe iu ndau ish-stude-
ntëve të parë dhurata me sim-
bolet e Akademisë Teologjike.
Korresp. i “Ngjalljes”