EmailFacebookKontakt

Theofil Pendimtari

Nga shenjtorët e muqjU
THEOFIL PENDIMTARI
(4 Shkurt)

Megjithëse ishte Lindor,
nderohet si shenjtor tepër i
njohur në Perëndim,,ku e
kujtojnë në data të ndrysh­
me, si edhe mël4 tetor. Në
Lindje nuk ka qenë shumë i
njohur. Tregojnë se jeta e tij
tërheqëse, i frymëzoi Gëtes
personazhin e Faustit. Bio-
grafinë ia shkroi një bashkë-
puntor i tij.
Ishte klerik me ofiqin e
ikonomit, në Adhanë, në
juglindje të Azisë së Vogël
(shekujt VI ose VII). Kur
episkopi i tyre ndërroi jetë,
nuk e pranoi propozimin e
të gjithëve, që ta zëvendëso-
nte. Më pas u ndodh në ku-
shte të disfavorshme, e hu-
mbi titullin dhe po varfë-
rohej. Kjo gjendje e re i ngja-
lli urrejtjen kundër eprorit
të tij, dhe tashmë synonte
me zjarr gradën që e refuzoi
në fillim.
I verbuar prej pasionit
nuk ndalet përpara asgjëje!
Shkon tek një magjistar
hebre, i cili e lidh me djallin,
i cili i premton se do ta bëjë
episkop, mjaft që ai të
mohojë me shkrim Krishtin
dhe të Tërëshenjtën… I
mjeri nënshkruan, por
pendohet menjëherë dhe
kërkon me ngulm e ankth
ndreqjen e rënies tragjike.
Mbyllet në kishën e së Tërë-
shenjtës të Adhanës, vajton me
lot të hidhur, godet gjoksin me
grusht, kreshmon në mënyrë
të jashtëzakonshme dhe kër-
kon falje për krimin.
Mbas dyzet ditësh iu shfaq
e Tërëshenjta me pamje të
ashpër. Por, ajo i shfaqet për-
sëri pas tri ditësh dhe e fal. Më
vonë i jep në gjumë kontratën
diabolike, të cilën kur zgjohet
e gjen mbi kraharorin e tij! I
mbushur me mirënjohje shkon
në kishë dhe përpara të gjithë
besimtarëve i kërkon të falur
episkopit, pasi i tregon të
gjitha sa kishin ndodhur. Paj-
tohen dhe oshënarit i jepet
përsëri grada.
Mbas pak ditësh, ndërsa
lavdëronte pa pushuar Zonjën
Hyjlindëse, sëmuret dhe vdes,
pasi më përpara ishte pranuar
në misteret (kungata etj.) dhe
kishte ndarë tek të vobektët të
gjitha sa kishte.
Marrëveshje me demonin
kishte nënshkruar edhe një i
dashuruar i pashpresë –
varianti më i afërt në lidhje
me historinë e Faustit – të
cilin shpëtoi Vasili i Madh (1
janar).