EmailFacebookKontakt

“… sepse jam një pjesë e pandarë e Kishës”

“… sepse jam një pjesë e pandarë e Kishës”
(Nga meditimet në 60-ujetorin e hirotonisë së Episkop Irineut)
Duke shfletuar albumin
më del para syve një fotografi;
e vrojtoj dhe… kjo foto disi e ha-
rruar, fillon e “flet” me mua:
Eshtë Manastiri i Shën Nau-
mit, 1 shkurt 1942. Parakishës
së vjetër janë një grup klerikësh
e besimtarësh, pas ceremonisë
së hirotonisë së Episkop Irineut;
ndërmjet tyre mjaft të njohur.

60 vjet më parë!
Dhe më del përpara jeta…
bardh e zi… e malli më merr për
ata… Njeriu ka disa data në jetë
që nuk i harron lehtë, madje i
vjen mirë t’i ngacmojë herëpa-
shere, sepse u rrit vlerën jo ve-
tëm për vete, por dhe për të tjerë,
madje për një komunitet të tërë.
Duke marrë shkas nga ky

përvjetor, po shkruaj përsëri
për ata që punuan për kishën
tonë. Thonë që çdo përvjetor
përmban në vetvete diçka të
veçantë. E pikërisht, ky është i
tillë, sepse hirotonisja e Epi­
skop Irineut përforcoi bazat për
vazhdimësinë e Kishës Ortho­
dhokse; ndihmoi për ndërtimin
e një karakteri të plotë njerëzor
tek drejtuesit kishtarë, rimbolli
farat e virtytshme e më cilë-
sore tek besimtarët për besimin
tek Krishti ynë.
Në atë ditë, Episkop Irineu
tha ndërmjet të tjerave:
… Ap. Pavli në nji letër të
drejtueme Titit, tregon se si
duhet të jetë Episkopi: ‘Duhet të
jetë i pahequr për faj posi
kujdestar i Perëndisë, jo i
vrazhdë, jo zemrak, jo de-
jëmarak, jo grindës, jo njeri qi
lakmon për fitim të lig, por
dorëhapët, mirëdashës, i urtë, i
drejtë, i shenjtë, i përmbajtur, i
ngjitur pas fjalës së vërtetë, pas
mësimit qi mori që të muntnjë
(vijon në faqen 4)

dhe të ngutnjë të tjerë me anë të
mësimit të shëndoshë, edhe të
qërtonjë ata që flasin kundër”.
Shpëtimtari i ynë i pat
thanë Apostojve, Trashigimta-
rtë e të cillve janë Episkopët:
“Kështu le të ndritnjë drita e
juej përpara njerzvet që të
shohin punët tuaja të mira e të
lavdërojnë atin tuaj qi asht në
qiejt” (Mat. 5.16). Vetëm prej
ktyne fjalve të pakta të Jisuit
mund të vrejmë se sa e vështirë-
shme asht kjo detyrë. Prandaj
edhe zemra e eme po më rreh pa
masë përpara atyne detyrave qi
janë të lidhura me zyrën Epi-
skopale, pse jam faret i bindun
për aftësinë modeste të vërtyteve
të mija… “Fryma e Shënjtuar
na ndihtë në dobësirat tona”
(Karta e Rom. VIII, 26).
Dhe e kreu detyrën më së
miri, madje u martirizua për të,
për të realizuar programin e tij
‘“caktuem prej uetë Zotit Krisht:
“Qi të kem për bazë në jetë
Shkrimin e Shenjtë, Dogmat e
Kishës Orthodhokse, Kanonet e
Shenjta Orthodhokse, urdhnat
e Sinodhit të Kishës sonë, bindje
ndaj ligjet e Shtetit derisa mos
të tregohen në dam të Institutit
të Shenjtë të jetës sonë komb-
tare, njikohësisht të gjitha këto
paratregime për nji qëllim që ti
sherbej Orthodhoksisë dhe për
shpëtimine shpirtënve të mëkat-
norue, qi mbas vdekjes të tra-
shigojnë Mbretnin e Qiellit”.
Imzot Irineu filloi punë si
pedagog në Seminarin Kombë-
tar Orthodhoks “Apostull Pa-
vli” dhe njëkohësisht në Gjim-
nazin e Tiranës. U dallua në
mësimdhënie dhe sidomos në

“… sepse jam një pjesë e
pandarë e Kishës”
mënyrën e komunikimit me
studentët. I apasionuar në pu-
nën e tij, zhvillonte tema mjaft
tërheqëse. Përgatiti leksione,
shkroi artikuj tematikë, botoi
librat për fëmijë e disa për-
kthime me material teologjik
për nivele më të larta kultu-
rore. Sidomos, punonte shumë
për përgatitjen e besimin tek
Perëndia.
Fliste me atë gjuhën
“shkodrançe”, ashtu thjesht,
por … dhe me gjuhën e syve, të
mendjes, të zemrës e të da-
shurisë për njerëzit… fliste me
të gjithë, bashkëvuajtësit. Dhe
të gjithë ne e kuptuam – ku-
ptuam dashurinë e tij, veçanti-
në, prandaj dhe sot e kujtojmë
me respekt.
Të rritur në mjedise fami-
Ijare të lidhur me Kishën; të
ushqyer me ndjenjën fetare që
në vogëli, të mësuar me tra-
ditën orthodhokse… natyrisht
që shumica “nuk i bluajtëm” le-
htë bëmat ateiste të vitit 1967.
Jetuam turbullira, por
patëm dhe fatin të jetojmë dhe
vitet e pas diktaturës. Nuk
shprehet lehtë gëzimi që
ndjemë kur u la e lirë feja. Jo
vetëm vajtëm në Kishë për “të
ngopur urinë e madhe ”, por
bëmë dhe ritet e paplotësuara
dhe shumë prej nesh dhanë
kontribute modeste për ri-
ngjalljen e saj. Por punën më
të madhe e më të vështirë e
përballoi Kryepiskopi ynë
Anastas.
Gjatë kësaj periudhe, pamë
dhe jetuam mjaft inagurime
kishash të reja dhe të restau-
ruara, hirotonisje priftërinjsh,
ngritje institucionesh social –
kulturore – edukative e plot
arritje të tjera. Veçoj njërën, që
ndikon bindshëm në perspek-
tivën e Kishës, që i bën ato të
mbushen e të jehojnë nga zërat
e klerikëve dhe të besimtarëve
të shumtë: Akademinë
Teologjike, që funksionon në
nivel universitar, me pedagogët
e saj të rinj. E mendja të shkon
menjëherë tek përpjekjet e
mundimshme të Episkop
Irineut dhe kolegëve të tij
paraardhës, pedagogëve të
nderuar Dh. Përmeti, S.
Papakristo, Dh. Beduli, V.
Vinjau, që ishin pararendësit e
kësaj shkolle fetare ortho­
dhokse; kujton punën e tyre me
vështirësitë e kohës…
Jetuam dhe ngjarjen e
madhe, vizitën e Patrikut
Ekumenik në kishën tonë…, e
më vete mendja tek fjalët që
Kryedhjakon Sotiri i tha
dhjakut të ri Kostandin: “50
ojet në kishë, e kujtonja
Patrikun në çdo meshim, por
nuk m’u dha mundësia të
meshoj ndonjëherë me ndonjë
Patrik. Ju sot keni nderin më
të madh dhe kënaqësinë të
meshoni me të. Mbajeni mend
se kjo ndodh shumë rrallë”.
Fjalë të sinqerta e të dala
nga shpirti, nga ai, që në ato
kohë kishte zënë shtratin She
e ndoqi këtë vizitë nëpërmjet
TV. Psallte dhe kujtonte kolegët

dhe miqtë, që punuan një jetë
për Kishën, … priftërinjtë
Thoma, Dhanil, Marko, Petro,
Thanas, pedagogët Dhimitrin,
Imzot Irineun, shokët Mihalin,
Theofanin, Vlashin…, burra të
mençur, zemërgjerë, që s’nji-
hnin hipokrizinë… që sa do të
gëzoheshin po të qenë gjallë.
Dhe vërtet, për të gjithë ne
ishte një vizitë e rrallë e shumë
kuptimplote…, që shtonte forcë,
shpresë dhe besim tek Krishti
ynë, që i jepte hov jetës së
kishës sonë.
E mund të vazhdosh më
tej… por po e përmbledh: kur
sheh sot ringjalljen e Kishës
rilulëzimin e saj, besimtarët e
shumtë që e mbushin; punën e
madhe, vetmohuese e këmbë-
ngulëse të Kryepiskopit tonë
Anastas, i cili na udhëhoqi me
shpresë e besim, duke kënduar
gjithnjë “Krishti u Ngjall”,
duke na ripërtërirë traditën
orthodhokse dhe mobilizuar në
këtë rindërtim, të bëhet zemra
mal dhe natyrisht mendon për
veten e të tjerët “A jemi të denjë
për vendin që zemë në Kishë? ”
Ç ’kemi bërë e ç’bëjmë për të?
“A jemi pjesë e pandarë e saj”,
ashtu siç iu përgjigj atëherë
Episkop Irineu ateistëve që e
burgosën?
E këto copëza jete m ’i lidhi
kujtimi mbi Episkop Irineun:
puna e jeta e këtij martiri… e
ndoshta ëndrrat dhe lufta e tij
për lartësimin e Kishës.
Nën shembullin e tij e të
shumë të nderuarve të tjerë, me
punë të ndershme e besim tek
Perëndia, të gjithë ne duhet të
ndiejmë se punojmë për të
merituar vendin e të drejtëve.
Por, … ja një këmbanë
kishe dëgjohet… tingëllon fuqi-
shëm dhe na thërret pranë.
Zhvillohet liturgji, kujtohet
Episkop Irineu, ashtu si dhe
herë të tjera. Kisha jonë
Orthodhokse, Kryepiskopi ynë I
i nderuar Anastas, i kujton dhe
i nderon të gjithë ata që punuan
e sakrifikuan për Orthodhok-
sinë.
I përjetshëm qoftë kujtimi
i tyre.
Kristo for Beduli