Dëshmi paqeje
Fjala e Tërëshenjtërisë së Tij, Patrikut Ekumenik Vartholomeut, në Asizi
Paqja e qenësi-
shme me Perëndinë
(Shën Joan Gojarti, P.G.
61,14)
Paqja e Perëndisë dhe
paqja mbi dhe, kanë ma-
rrëdhënie nëne dhe bije.
“Princi i Paqes ”, sipas
Profet Isaisë (Is. 9,6),
Zoti ynë Jisu Krishti,
edhe pse e zmadhoi
(vijon në faqen 2)
Dëshmi paqeje
(Vijon nga faqja 1)
paqen e Perëndisë,
krahasuar me paqen e
botës (shih dhe Jo. 14,
27), lumuroi ata që
bëjnë paqe, duke u
premtuar se “do të
quhen bij të Perën-
disë” (Matt. 5,9).
Paqja e Perëndisë i
jepet kujtdo që mani-
feston me vepra kun-
gatën me Perdinë, me
anën e Krishtit në
pajtim me Perëndinë
dhe me anën e dashu-
risë, virtytit dhe besës
së plotë dhe besuesh-
mërisë ndaj Tij.
Paqja e Perëndisë
është bekimi më i
përkryer dhe shfaqet
si stabiliteti i hegjemo-
nisë së njeriut (Vasili i
Madh, P.G. 30,305). Si
e tillë, ajo kapërcen
çdo mendje (shih edhe
Fil. 4,7) dhe nuk ka
kufi (shih dhe Is.9,7).
“Ajo shtrihet përgjatë
gjithë shekujve, është
e pakufishme dhe
pambarim ” (Vasili i
Madh, P.G.30,513).
Nuk ka paqe të tillë,
nëse “më parë nuk
arrin virtytin” (Joan
Gojarti, P.G.62,73),
sepse ajo është fryt i
Hirit, i cili vepron tek
ata që janë të çliruar
nga dëshirat e liga dhe
lufta e brendshme.
Pasionet e patoleru-
eshme gjenerojnë pë-
shtjellim të brend-
shëm duke mos shqe-
tësuar askënd, por kur
tërheqin vullnetin për
të vepruar në realizi-
min e tyre, shkaktojnë
luftën e jashtme (shih
dhe Jak. 4,1).
Ndaj, për të patur
paqe në botë, duhet të
jemi paqësorë ndaj
Perëndisë dhe rrjedhi-
misht dhe me veten
tonë e me njeri-tjetrin.
Fjala e Krishtit drejtu-
ar Jerusalemit “sikur
ta dije dhe ti, të paktën
këtë ditë, ato që janë për
paqen tënde” (Link.
19,42), aktuale edhe sot
për Tokën e Shenjtë, i
drejto-het mbarë botës.
E kemi për detyrë, qoftë
edhe tani, pas shfarosjes
së viktimave dhe holo-
kausteve të frikshme, të
njohim para së gjithash
premisat shpirtërore,
por edhe ekonomike dhe
të tjera për arritjen e
paqes në tokë. Dhe këto
premisa janë drejtësia,
respekti i shenjtërisë së
personit njerëzor, res
pekti ndaj lirisë dhe
dinjitetit të çdo njeriu,
pajtimi, predispozicioni
filantropik dhe altruist
dhe përgjithsësiht, jeta e
virtytshme sipas Perën-
disë, te të cilën për-
fshihet drejtësia, pjesë-
marrja e barabartë e të
gjithëve në të mirat
materiale të tokës, të
shkencës dhe teknolo-
gjisë. Që të mos përsë-
ritet tek brezat tanë
rafshimi në shtrirje
mbarëbotërore, i para-
shikuar nga Krishti dhe
i realizuar atëhere ve-
tëm për një qytet, duhet
të pendohemi, të kthe-
hemi përsëri tek Pe-
rëndia dhe të njohim
dhe të kryejmë vullnetin
e Tij të shenjtë. Atëhere
Perëndia, i Cili nuk
është Perëndi i luftës
dhe i betejave, por i pa
qes, do t’i dëgjojë lutjet
tona dhe do të na japë
neve dhe botës paqen
mbi dhë. Ndryshe, nëse
do të mbetemi në pasi
onet tona të liga dhe
mëkatare dhe në syni-
met vetiake dhe indivi-
dualiste, jehona e luft-
rave do të shumohet dhe
shkatërrimet do të go-
dasin tokën dhe njerë-
zimin.
Zoti i paqes le të na
japë paqen e Tij. Kështu
u bëftë.