IMPENJIM I PËRBASHKËT PËR PAQE
(Deklarata e pjesëmarrësve në takimin e Asizit, 24 janar 2002)
T
ë mbledhur këtu në Asizi, ne
u lutëm për paqen, dhuratën
e Perëndisë dhe të mirën e për-
bashkët të të gjithë njerëzimit.
Megjithëse vijmë nga tradita fetare
të ndryshme, ne afirmojmë se, për
të ndërtuar paqe duhet të duam të
afërmin tonë dhe të respektojmë
Rregullën e Artë: Bëju të tjerëve atë
që do deshe të bëhej për ty.
Me këtë bindje, nuk do të lodhemi
duke punuar në kantierin e madh të
paqes, dhe për këtë:
l.Ne impenjohemi, të proklamojmë
bindjen tonë të palëkundur, se dhuna
dhe terrorizmi janë në kundërshtim
me shpirtin e vërtetë të fesë, dhe dë-
nojmë çdo ushtrim të dhunës e luftës
(vijon në faqen 2)
IMPENJIMI PËRBASHKËT PËR PAQE
(Vij. nga fl)
në emër të Perëndisë
dhe fesë.
2 .Ne impenjohemi, të
edukojmë gjeneratën
më të re me respektin
e vlerësimin për të tje-
rët, kështu që njerëz,
që i kanë të ndryshme
përkatësitë etnike, ku-
Iturat e besimet, të mund
të jetojnë së bashku, në
paqe dhe solidaritet.
3 . Ne impenjohemi, të
promovojmë një kultu-
rë të dialogut, e cila çon
në rritjen e mirëkupti-
mit të ndërsjelltë dhe
besimit midis indivi-
dëve dhe popujve.
4 .Ne impenjohemi, të
mbrojmë të drejtën e çdo
individi për një jetë të
denjë e me dinjitet nje-
rëzor.
5 .Ne impenjohemi, të
angazhohemi në një dia
log të sinqertë e të du-
rueshëm, duke mos i
quajtur ndryshimet
tona si barriera të pa-
kalueshme, por, në të ku-
ndërt, duke pranuar se
ndonjëherë diversiteti
krijon mundësinë për
pasurimin e ndërsjelltë
të njohjes e të vërtetës.
6 .Ne impenjohemi, të
falim gabimet dhe pa-
ragjykimet e tjetrit, të
së shkuarës dhe të së
tashmes, dhe të mbë-
shtetemi te njëri-tjetri
në përpjekjen e përba-
shkët për të kapërcyer
indiferencën, abuzimin
me pushtetin, urrejtjen
dhe dhunën.
7 .Ne impenjohemi, të
jemi në anën e atyre që
janë duke vuajtur var-
fërinë dhe vetminë, du
ke ngritur zërin për ata
që nuk kanë zë dhe t’u
kujtojmë njerëzve, se
askush nuk mund të
njohë lumturinë po të
jetë vetëm.
8 .Ne impenjohemi, të
bëjmë tonën thirrjen e
atyre që refuzojnë t’i
nënshtrohen dhunës
dhe djallit, dhe dëshiro-
jmë të kontribuojmë
me të gjitha forcat tona
për t’i dhënë njerëzimit
të kohës sonë një shpre-
së reale për paqe.
9 .Ne impenjohemi, të
nxisim çdo nismë që
promovon miqësinë mi
dis popujve, të bindur
se në botën e nesërme,
gjithashtu, ose duhet të
mësojmë të jetojmë si
vëllezër dhe motra ose
do pushojmë së ekzis-
tuari së bashku.
lO.Ne impenjohemi, t’u
kërkojmë udhëheqësve
të vendeve të bëjnë
ç’është e mundur në ni-
vel kombëtar dhe ndë-
rkombëtar, që të sigu-
rojnë ndërtimin dhe
forcimin e një bote soli-
dariteti dhe paqeje.
ll.Ne, që kemi tradita
të ndryshme fetare,
nuk lodhemi së shpa-
lluri, se paqja me drej-
tësi është e vetmja rru-
gë që mund të çojë drejt
një të ardhmeje shpre-
se. Jemi të bindur se,
në një botë ku kufijtë
janë gjithnjë e më të ha-
pur, distancat të shkur-
tuara e marrëdhëniet
të lehtësuara nga një
rrjet i gjerë komuniki-
mi, siguria, liria dhe pa
qja s’mund të garanto-
hen me forcë, por vetëm
me besim të ndërsjelltë.
Perëndia bekoftë zoti-
met tona dhe i dhëntë
paqe botës.