Akte që ngjallin
shqetësim e protestë
– Cënimi i bashkëjetesës fetare dhe
vlerave të tjera të krijuara në shekuj,
krim kundër gjithë vendit –
Në fund të janarit,
në ditët kur fetë ishin
mbledhur në Asizi për të
bërë apel për paqen, siç
e tregon dhe komunika-
ta, e botuar në faqen 3,
në Mitropolinë e Gjiro-
kastrës ndodhën një
varg ngjarjesh të rënda.
Ato cënonin Kishën
Orthodhokse Autoqefale
të Shqipërisë, por nda-
heshin në dy kategori:
a) përdhosje vendesh të
shenjta dhe b) vjedhje
objektesh të shenjta.
Në të dy rastet dëmi
është i ndjeshëm, moral
e material, por pasojat
nuk janë të njëjta. Dhu-
nimi i kishës së Shën
Varvarës, që kulmoi në
djegien e Ungjillit të
Shenjtë dhe aktet e
vandalizmit në kishën
dhe mjediset e mana-
stirit “Fjetja e Perëndi-
lindëses” në Kamena,
Delvinë, cënojnë harmo-
ninë e bashkëjetesën fe
tare. Eshtë e qartë se ato
nuk mund të jenë akte
të thjeshta të papër-
gjegjshme, kur mendon
se në këtë Mitropoli ve-
prime të tilla janë përsë-
ritur herë pas here.
Mbase nuk janë të li-
dhura të gjitha me njëra
– tjetrën, por në opinionin
shoqëror lënë gjurmë, të
cilat, kur mungon inte-
resimi për të gjetur faj-
torët, majisen e japin
fryte të pakëndshme.
Është skandaloz fa-
kti i paraqitur në shtyp,.
se për organet e policisë
së Gjirokastrës Ungjilli
i djegur në mënyrë de-
mostrative në kishën e
shën Varvarës është një
rastësi, duke sjellë për
këtë si argument, se ai
nuk na qenka djegur me
mjete të posaçme, të
sjella me vete nga keq-
bërësit, por me kandilen
e kishës?! (“Koha Jonë”,
31 janar). Por, kjo nuk e
ndryshon dot faktin, se
djegia ka qenë hapur e
qëllimshme dhe me një
mesazh të caktuar?…
Nuk duhet harruar,
se në këtë Mitropoli
aktet e përdhosjes së ve-
ndeve të shenjta ortho
dhokse kanë qenë të
shpeshta, ku mund të
përmendim vandaliz-
mat ndaj Kishës së Ksa-
milit në vitin 1999, ku
çdo gjë ishte përmbysur
e shkatërruar dhe ishte
tentuar edhe t’i vihej
zjarri; djegia e Kishës së
Metoqit, afër Sarandës,
një akt i pastër antior-
thodhoks, djegia e ki-‘
shës në Manastirin e
Kamenas, Delvinë (që
tani përdhoset sërish);
djegia e pashpjegue-
shme dhe e pashpjeguar
e Kishës së Shën Spiri-
dhonit në Vuno; shkatë-
rrimi dy herë dhe djegia
e Ungjillit dhe ikonave
në mjedisin e përshtatur
për kishë në qytetin e
Tepelenës; lufta që kisha
të mos e rimarrë Kishën
e Shën Marisë (shndë-
rruar në Shtëpi Kultu-
re), në Përmet, që është
shoqëruar deri me po-
shtërime e rrahje të
klerikëve orthodhoksë e
(vijon në faqen 3)
Akte që ngjallin
shqetësim
e protestë
(Vijon nga faqja 1)
deri në përdhosje e hedhje nga
dritaret të gjërave të shenjta etj.
Dhe pavarësisht nga habia
e çudia që shprehin organet e
policisë, fakti është se në asnjë
rast, nuk është gjetur fajtori
dhe ai t’i dorëzohej drejtësisë.
Kjo si për përdhosjet edhe për
vjedhjet e shumta e trafikimin
e gjërave të shenjta. Në Korçë
para pak ditësh u vodh një ka-
mbanë dhe autori u gjet brenda
ditës, po kështu edhe në raste
të tjera janë gjetur autorët…
Pra, në anë të tjera të ven-
dit ka pasur rezultate, qoftë
edhe të pjesëshme – vetëm në
zonat që përfshin Mitropolia e
Gjirokastrës nuk është zbuluar
qoftë edhe në një rast ndonjë
autor përdhosjeje. Një herë
është rastësi, mbase edhe dy e
tre. Kur bëhen shumë atëhere
këto akte nuk mund të konside-
rohen më si të tilla, pra si rastë-
si, por si mentalitet antiortho-
dhoks i disa qarqeve, në rastin
më të mirë dhe si veprimtari e
nxitur dhe e organizuar, që
është edhe më e rëndë e shqetë-
suese. Sidoqoftë, irakeni i shpa-
llur non grata para disa vjetësh
është një alarm që nuk mund
të harrohet a nënvleftësohet, në
s’duam që nesër të humbasim
ato vlera që me aq mund u kri-
juan në shekuj, qofshin mate
riale si objektet e kultit, qofshin
shpirtërore, si bashkëjetesa.