EmailFacebookKontakt

2 shkurt – Hyrja në Tempull e Zotit Krisht

2 shkurt – Hyrja në Tempull e Zotit Krisht
Edhe ja tek ishte në Jerusalem një njeri, që e kishte emrin Simeon; dhe
ky njeri ishte i drejtë e me frikë Perëndie, duke pritur ngushëllimin e Izraelit.
Edhe ishte zbuluar tek ai prej Shpirtit të Shenjtë se nuk do të shihte
vdekje para se të shihte Krishtin e Zotit. Edhe erdhi me anë të Shpirtit të
Shenjtë në hierore; dhe kur prindëritprunë brenda djalin Jisu, që të bënin
për të sipas zakonit të ligjit, ai e mori në duart e tij dhe bekoi Perëndinë e
tha: Tani, o Zot, lësho shërbëtorin tënd, sipas fjalës sate, me paqe; sepse
sytë e mi panë shpëtimin Tënd, që e bëre gati përpara syve të të gjithë
popujve, dritë për ndriçimin e kombeve dhe lavdi për popullin tënd Izrael.
Edhe Josifi dhe e ëma e atijpo çuditeshin për ato që thuheshin për
të. Edhe Simeoni i bekoi ata, dhe i tha Mariamit, nënës së tij: Ja ky tek
është vënë për rënien dhe për ngritjen e shumë vetave në Izrael, dhe për
shenjë kundërshtimi. Edhe ty uetë shpirtin një shpatë ka për ta depërtuar,
që të zbulohen mendimet e shumë zemraue. Llukai 2:25-35