EmailFacebookKontakt

120-vjetori i lindjes së Imzot Theofanit – Nolit

120-vjetori i lindjes së Imzot Theofanit – Nolit
Më 6 janar 1882, u lind në Ibrik Tepe (Qytezë), të Turqisë,
Imzot Theofani, Noli. Megjithëse kaloi pak vjet në Shqipëri
(vetëm 5), kontributi i tij për vendin e tij të origjinës ishte i ja-
shtëzakonshëm. Si burrë shteti, politikan i shquar, mendimtar
i thellë, erudit dhe njohës i shquar i kulturës botërore, për-
kthyes i shkëlqyer dhe shkrimtar i paharruar…
Në mes të gjithë këtij kontributi, shquhet edhe nxitja dhe
mbështetja, si patriot dhe klerik i shquar, për ngritjen e Kishës
Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Gjithashtu, ai dha një
ndihmesë të pazëvendësueshme, si nismëtar e realizuesi më i
madh e i shquar, për përkthimin në shqip të Shërbesave të
Shenjta, përkthime që ende përdoren në të gjitha kishat tona.
Ndaj, me mirënjohje të thellë përkulemi në këtë përvjetor
para veprës së tij.