SHBA
Donacione të shumta për ringritjen e kishës
Orthodhokse të shkatërruar më 11 shtator
Më 11 shtator 2001, rrëzimi i kullave binjake në Nju Jork,
shkatërroi edhe kishën orthodhokse të Shën Nikollës, që ishte
vetëm 150 metra larg tyre. Që nga ajo kohë janë shumëfishuar
aktet e solidaritetit dhe donacionet bujare për rindërtimin e saj.
Kështu, Patriku Ekumenik Vartholomeu dhuroi 50 mijë dollarë,
si një “gjest simbolik”,- siç u shpreh Ai, për të treguar “mbështe-
tjen e dashurinë e Patrikanës për popullin e Shtetve të Bashku-
ara në përgjithësi dhe orthodhoksëve të atij vendi në veçanti”.
Kontribute janë dhënë nga qyteti i Barit, Itali, ku që nga
shek. XI ndodhen lipsanat e Shën Nikollës, që do të japë 500
mijë dollarë; Këshilli i hebrenjve i SHBA, si dhe mjaft donacione
private, si ai prej 250 mijë dollarësh, i një besimtari nga Aus
tralia etj.