EmailFacebookKontakt

Kampingje me fëmijë orthodhoksë, në periudhën e Krishtlindjeve

Kampingje mefëmijë orthodhoksë, në periudhën e Krishtlindjeve
Në datat 8,16 dhe 23 dhjetor
u zhvilluan kampingjet ditore
me fëmijët e moshës 6-12 vjeç.
Këto kampingje u zhvilluan në
Manastirin e Shën Joan Vladi-
mirit dhe në Manastirin e Shën
Vlashit. Në to fëmijët mësuan
më tepër për Lindjen e Shpëti-
mtarit dhe për kremtimin e
kësaj feste të madhe. Pak ditë
para Krishtlindjeve fëmijëtefe-
stuan këtë festë në një familje
shumë të madhe.
Fëmijët merrnin pjesë me
gëzim në çdo veprimtari si: në
mësim, lojëra këngë apo punë-
dore. Nuk munguan as dramat,
të cilat përcillnin mesazhe të
ndryshme si dhe teatri me ku-
kulla, në të cilin ata panë Lin­
djen e Foshnjës. Të gjithë së ba-
shku kënduan “Shumë urime
për Foshnjën Jisu”.
Morën pjesë rreth 460 fëmijë
nga qytete e fshatra të ndrysh­
me si: Elbasani, Cërriku, Durrë-
si, Kavaja, Tirana, Gjinari, Shën
Vlashi, Shën Joan Vladimiri,
Fikasi, Shijaku, Rrushkulli,
madje merrnin pjesë dhe fëmijë
të zonave, në të cilat sapo ka fi-
lluar mësimi i katekizmit si:
Mlizë, Kuqan, Shelcan, Shtërr-
men, Vilboshtovë, Luzi i Vogël etj.
Këta fëmijë rifilluan një tra-
ditë të lënë pas dore ose të ha-
rruar nga familjet, atë të që kre-
mtimi i Krishtlindjeve të jetë
qendror mes festave të fund-
vitit. Ata hapën zemrat e tyre e
i bënë ato grazhd për Krishtin
Foshnje dhe u kthyen në shtëpi
të gëzuar me besimin, se do t’i
festonin bukur Krishtlindjet
edhe në familjet e tyre, por pa
harruar t’u uronin shokëve të
kampit “Gëzuar Krishtlindjet!”.
Gabriela Bezhani