EmailFacebookKontakt

Kisha “Fjetja e Hyjlindëses së Përmbishenjtë Mari”

Kisha “Fjetja e
Hyjlindëses së Përmbi-
shenjtë Mari” ose siç
njihet në popull Kisha e
Shën Marisë, konside-
rohet nga tradita popu-
llore dhe nga shumë
autorë, si tempulli më i
vjetër në trevën e Korçës,
si dhe një nga më të
vjetrat në gjithë Shqi-
përinë
Shumë gojëdhëna
tregohen për fillimet e
kësaj kishe. Disa i çojnë
fillimet e saj që nga koha
kur krishterimi ishte i
ndaluar, duke u nisur
edhe nga ekzistenca e
qimitireve të nëndhe-
shme të saj.
Disa të tjera e
lidhnin me ekzistencën e
ndonjë tempulli pagan
në fushën pranë qytetit
të lashtë, që ndodhej në
kodrat pranë. Ndër to, po
përmendim gojëdhënën
më të përhapur, me të
cilën u njohëm nga disa
burime, e cila na thotë:
”Në kohët shumë të
vjetra, në qytetin e vjetër
që ka qenë në ato kohë
pranë Mborjes ishte një
pasanik feudal që kishte
një vajzë shumë të bukur
dhe këtë vajzë ia
kërkuan pushtuesit e ligj
e barbarë të dyndur nga
larg në këto anë. Për ta
shpëtuar vajzën e tij ai e
fshehu në mes të
shelgjishteve, në arat
pranë lumit, atje ku
është sot kisha e Shën
Marisë. Thuhet që ndë-
rtoi dhe një kishëz të nën-
dheshme, që ajo t’i falej
Virgjëreshës Mari, ma­
dje thuhet, që i ndërtoi
dhe një dalje të nën-
dheshme në rast rreziku.
Pas largimit të barbarë-
ve, ky feudal ndërtoi në
këtë vend një kishë ku-
shtuar Shën Marisë, e ci­
la ia shpëtoi vajzën. Më-
sojmë se kjo gojëdhënë e
ka burimin nga Mesjeta
Kisha “Fjetja e Hyjlindëses
së Përmbishenjtë Mari”
(Bërthama më e vjetër e qytetit të Korçës)
e hershme, në kohën e
dyndjeve sllave.
Pra, siç e përmend
dhe tradita gojore po-
pullore, kisha e Shën
Marisë e ka marrë fo-
rmën si e tillë aty nga
shekulli VII. Shumë
shpejt kjo kishëz do të
fitonte famë ndër ba-
norët përreth kodrave të
Korçës dhe më tutje. Kjo
do të bënte, që gjatë
shek. IX, në kohën kur
edhe këto treva qenë nën
sundimin e carit të madh

bullgar Boris Mihalit, i
cili pranoi krishterimin
orthodhoks si fe për
popujt e tij sllavë, u ri-
ndërtua kisha dhe ma­
nastiri i Fjetjes së Hyj-
lindëses së Përmbi-
shenjtë Mari.
Ky manastir, në
këndvështrimin e sotëm
shtrihej nga plepat e
vjetër që ndan sot ish –
kombinatin e trikotazhit
deri tek Banka e Shtetit.
Ai ishte i rrethuar me
mure të trashë e të lartë
në formë kështjelle.
Porta e madhe e mana­
stirit ndodhej në cepin
juglindor të rrethimit,
atje ku sot ndodhet Ban­
ka e Shtetit.
Në vitet e para të
shekullit XIII, në kohën
e kryqëzatave të tretë
dhe të katërt, të or-
ganizuara nga latinët,
gjatë rrugës për në Kos-
tandinopojë kryqtarët
bënë shkatërrime e
barbarizma dhe në te-
mpujt e Zotit, deri në
rrënime.
Edhe manastiri ynë
i famshëm i Shën Marisë
në këtë periudhë pësoi
një djegie dhe u rrënua.
Por shumë shpejt me
fuqizimin e despotatit të
Epirit të Ri, i cili përfshiu
dhe zonën e Deabolisit të
madh, sot zona e Korçës,
çdo gjë do të ndryshonte.
Në vitin 1225, ky
manastir do të rindër-
tohej për herë të dytë si
manastir dhe për së treti
si kishë, mjaft më i
bukur dhe më i fuqishëm
se më parë. Po gjatë
shekullit XIII do të pi-
kturoheshin me afreske
muret e kishës. Këtë e
faktojnë si personat që i
kanë parë në fillim të
shekullit IX, po ashtu
dhe mbeturinat e afre-
skeve të mbetura deri
vonë në katakombet e
kishës, të cilat cilësohe-
shin si të shekullit XIII,
shekull në të cilin është
bërë rindërtimi.
Fama e këtij manas­
tiri, i ngritur buzë kryqë-
zimit të rrugëve, në vend
të hapur fushor, do të rri-
tej përsëri. Vetë ndër-
timi në fushë, në vend të
ekspozuar si rrallë ma-
nastire të tjera, tregon
për shenjtërinë e këtij
(uijon në faqen )

Kisha “Fjetja e Hyjlindëses së Përmbishenjtë Mari”
(vijon nga faqja 9)
vendi. Me invazionet turke ai do
të pësonte dëme e gjymtime të
mëdha, madje një pjesë e te-
rritorit të tij do të kthehej në
varrezë për turqit e më vonë për
komunitetin mysliman të
Korçës.
Le të përmendim disa
autorë, të cilët flasin në lidhje
me këtë kishë. Në librin “Alba­
nia” të B. Bobev dhe Th. Kacorri
nga Sofja, përmendet se
tempulli, apo manastiri i parë
në qytetin e Korçës është
ndërtuar gjatë shekullit IX.
Gjithashtu, patrioti e studiuesi
Thimi Mitko shkruan se kjo
kishë i përket kohës kur Barçi
e Mborja ishin qytete në lulë-
zim. Ai na përshkruan të dhëna
faktike gjatë gërmimeve për
rindërtimin e fundit të kësaj
kishe, pasi ai ka qenë vetë i pra-
nishëm në to. Në shkrimet e tij
për qytetin e Korçës ai thotë që
themelet gjigande në kishën e
rindërtuar të Fjetjes së Shën
Marisë, e cila në rindërtimin e
dytë të saj mban datën 1225′,

tregon se ajo kishë ishte një
godinë kolosale. Kurse varrezat
myslimane pranë kishës thuhet
se përfshiheshin brenda terri-
torit të manastirit të Fjetjes së
Shën Marisë para pushtimit
turk (1385), gjë që provohej
edhe nga themelet e vjetra që
gjendeshin rreth varrezës si dhe
copa kolonash prej mermeri, që
ende qëndronin në këmbë në
kohën e Mitkos, duke formuar
portën e manastirit në anën e
këndit jug-lindor të varrezës
myslimane, atje ku sot është
dera e bankës së Shtetit…
…Ai nuk i shpëtoi dot
shkatërrimit ateist të vitit 1967.
Duke parë pikturat e fundit, të
cilat qenë ripikturime të vitit
1928, e cilësuan gabimisht si
kishë të re dhe e vunë në listën e
kishave që duheshin prishur.
Edhe pse specialistë të Akade-
misë së Shkencave ndërhynë për
mosprishjen e saj, ajo me një ngu-
tësi të madhe u rrëzua rrafsh me
tokën, duke kryer një nga krimet
I më të mëdha ndaj kulturës së
këtij qyteti e më gjerë.
Megjithatë, vendi i kësaj
kishe shërbeu si burim fry-
mëzimi shpirtëror e hyjnor për
nënat tona. Ato asnjëherë nuk
e lanë të shuar kandilin dhe
qiririn e kësaj kishe. Natën dhe
fshehurazi ato gërmonin vendin
e themeleve të saj duke ndezur
në to dritën Hyjnore. Edhe pa u
lejuar besimi fetar, vendi i kësaj
kishe u kthye në simbol të rin-
gjalljes së besimit ndaj Zotit. Të
krishterë e myslimanë e shndë-
rruan këtë vend për çdo të enjte,
duke gdhirë e premte, në një
vend që dukej sikur kish marrë
zjarr nga qirinjtë e shumtë. Aq
dritë vezullonte nga këta qirinj
të panumërt, sa dhe neonet e lu-
lishtes dukeshin si të venitur.
Me thonj qytetarët e Korçës
zbuluan një nga qimitiret e saj,
e cila edhe sot mbjell besë e
shpresë te të gjithë njerëzit…
Arben Gjata
Marrë me shkurtime nga
revista ‘Tempulli”, nr. 4