EmailFacebookKontakt

Memaliaj – Uji i Bekuar në kishën e re

Memaliaj – Uji i Bekuar në kishën e re
Besimtarët orthodhoksë të
qytetit të Memaliajt po i gë-
zohen me gjithë shpirt Kishës
së re që përfundoi së ndërtuari
para pak kohësh nën kujdesin
e Kryepiskopit Anastas.
Edhe pse ajo nuk është
pajisur plotësisht, besimtarët
shkojnë të dielave apo të kre-
mteve fetare falen dhe i luten
Zotit për shëndet, mbarësi e be-
gati, ndezin qirinj dhe urojnë
njëri – tjetrin për më shumë gë-
zim në jetën e tyre.
Vërtet kisha është e re, por
besimtarët janë të vjetër e të
shumtë dhe pothuajse nga të
gjitha rrethet e Shqipërisë, të
cilët i’ mblodhi aty puna për
nxjerrjen e qymyrgurit nga mi-
niera e këtij qyteti.
Deri tani me interesimin e
drejtpërdrejtë të Fortlumturisë
së Tij, Kryepiskopit Anastas,
janë kryer aty disa Liturgji
Hyjnore, të drejtuara nga At
Nathanaili, ku kanë marrë pje-
së me dhjetëra besimtarë
orthodhoksë, të shoqëruar nga
fëmijët e tyre. Shumë besim-
tarë shkojnë edhe nga qyteti i
Tepelenës, sepse ende aty nuk
po ndërtohet dot një kishë.
Me interesim të veçantë u
ndoq sidomos Liturgjia me ras-
tin e Ujit të Bekuar. Kisha ishte
mbushur më shumë se të gjitha
herët e tjera. At Nathanaili me
anë të një tufe borziloku i spë-
rkati të pranishmit me Ujin që
bekoi gjatë shërbesës, duke
uruar gëzuar për shumë vjet
këto ditë të shënuara, paqe e

harmoni në zemra, familje e
shoqëri.
Pastaj, me të në krye, besim-
tarët shkuan buzë lumit Vjosa
ku u bekuan ujërat e tij dhe u
hodh atje Kryqi i Shenjtë. Kry­
qin e kapi dhe e nxori nga uji i
ftohtë i riu Fotion Mullara. Të
gjithë e përgëzuan e i uruan lu-
mturi e mbarësi në jetë, ndërsa
prifti i vari në qafë një kryq të
vogël, i fali një ikonë të bukur
të Shën Marisë me Zotin Krisht
në prehër e një libër katekizmi.

Një tjetër kremtim i bukur
Besimtarët u kthyen përsëri
në Kishë dhe morën nëpër enët
e vogla Ujë të Bekuar, për ta
çuar në shtëpitë e tyre. Pastaj
ata u shpërndanë të mbushur
me bekimet e Perëndisë, duke
u gëzuar për Kishën e re, për
këtë dhuratë të mrekullueshme
të Kryepiskopit Anastas, që i
jep bukuri qytetit të tyre. Kryqi
i shenjtë i vendosur në kamba-
noren e lartë rrezaton paqe dhe
mirësi për të gjithë.
Llukan S. Stavro,Tepelenë