EmailFacebookKontakt

Deklarata e Brukselit (20 dhjetor 2001)

Deklarata e Brukselit (20 dhjetor 2001)
“Paqja e Perëndisë në Botë”
Mirënjohës Perëndisë,
që mundësoi të jemi këtu së-
bashku; ne, pjesëmarrësit e
këtij takimi ndërfetar, u
mblodhëm në Bruksel, Bel-
gjikë, nga 19-20 dhjetor
2001, me ftesë të Tërëshenjtërisë së Tij,
Patrikut Ekumenik Vartholomeut dhe të
Shkëlqesisë së Tij Romano Prodit, Presi­
dent i Komisionit Evropian.
Me sulmet e tmerrshme terroriste të
11 shtatorit në SHBAnë mendje, dhe një-
kohësisht, duke ndjekur me kujdes kon-
fliktet ekzistuese në rajone të ndryshme
të botës; me shpirtin e vullnetit të perën-
dishëm dhe predispozicion të sinqertë, ne
vlerësuam kontributet pozitive të Judai­
zmit, Krishterimit dhe Islamit për arri-
tjet e sotme të njerëzimit. Eshtë pikëri-
sht, mbi bazat e respektit për veçoritë e
besimeve tona, që ne angazhohemi në
këtë dialog. Ndaj, mbështetur në këto di-
skutime, ndjejmë përgjegjësi të njëjtë të
proklamojmë së bashku: “Paqja e Pe-
rëndisë në Botë”, siç mëshirohet në mësi-
met e feve tona respektive;
1. Vullneti i Perëndisë është që pa­
qja e Parajsës të mbretërojë në tokë. Pa­
qja e Perëndisë nuk është thjesht mun-
gesa e luftës; ajo është dhurata e jetës
në bollëk. Këtu qëndron vërtet një lidhje
imediate dhe e pandashme midis paqes
e drejtësisë. Ndaj, ne lutemi vazhdi-
misht, që paqja të mbisundojë në botë
dhe për jetesën e përbashkët paqësore
midis besimtarëve të të gjitha feve, në
një shoqëri globale moderne, multikultu-
rore dhe multietnike.
2. Duke pranuar se, në historinë e
gjinisë njerëzore janë kryer krime nga
anëtarë të komuniteteve fetare, ne
shprehim keqardhjen dhe pendimin to-
në. Ne afirmojmë se, ekstremistët nuk
pasqyrojnë mësimet e këtyre feve, dhe
për këtë, besimet fetare nuk janë për-
gjegjëse për aktet e pjesëtarëve, të cilat
janë kryer ose në kundërshtim ose në
keqinterpretim të tyre. Ndaj, ne rithekso-
jmë afirmimin e “Deklaratës së Bernës”,
të vitit 1922 dhe të “Deklaratës së Bosfo-
rit”, të vitit 1994, se: “një krim i kryer në
emër të fesë, është një krim kundër fesë”.
3. Rol më i rëndësishëm i besimeve
është, që të sjellin paqen e Perëndisë në
botë, në nivel global dhe lokal. Eshtë për-
gjegjësi e liderve fetarë të parandalojnë
që përkushtimi fetar të përdoret për
synime të ndryshme nga qëllimi i tij.
Drejt bashkëjetesës paqësore dhe ba-
shkëpunimit midis tri feve monoteiste:
Judaizmit, Krishterimit dhe Islamit
4. Një element themelor i përba-
shkët i feve tona monoteiste është besimi
dhe konfidenca në Perëndinë e mirë,
njeridashës, të dhembshur dhe mëshi-
rëplotë. Ofrimi i dashurisë së Perëndisë
është i hapur për të gjitha qeniet njerë-
zore për pranim të lirë dhe pa detyrim,
pa marrë parasysh racën, etnicitetin,
kulturën a dallime të ndonjë lloji tjetër.
5. Përgjigjj a e besimtarit ndaj ftesës
së Perëndisë realizohet nëpërmjet besi-
mit, që shprehet me lutjen, dashurinë,
punët e mira, respektin për tjetrin dhe
kontributin për një shoqëri të drejtë dhe
rregull social. Efektivisht, thelbi i çdo feje
manifestohet më mirë nga ata që janë të
pastër në zemër.
6. Të gjitha besimet tona i konsidero-
jnë drejtësinë e paqen, si dhurata e bekim
nga Perëndia dhe si detyrime të çdo qe-
nieje njerëzore. Asnjë nga ato nuk pranon
dhunën, terrorizmin a keqtrajtimin e qe-
nieve njerëzore. Të gjitha së bashku nuk
pranojnë justifikimet fetare për aktet e
dhunshme dhe çnjerëzore, të cilat nuk për-
puthen me shpirtin e paqes dhe drejtësi-
së, të bashkëpunimit paqësor dhe respek-
timin për dinjitetin e personit njerëzor.
Duke pasur parasysh këto të vërteta:
7. Ne theksojmë nevojën për të për-
caktuar shkaqet e tensio-
neve lokale dhe rajonale,
sidomos në botën në zhvi-
llim. Padrejtësitë ekzistoj-
në, dhe ne respektojmë
përpjekjet e atyre që mundo-
hen t’i ndreqin ato. Megjithatë, ky nuk
është një justifikim për djallin, që përpi-
qet të shkatërrojë jetë të pafajshme nje-
rëzore. Thirrja, në të gjitha fetë tona,
është sjellja e paqes me liri, drejtësi dhe
të drejta njerëzore.
8. Njëzëri hedhim poshtë thënien,
se feja kontribuon në një përplasje të pa-
shmangshme qytetërimesh. Në të kun-
dërt, ne afirmojmë rolin konstruktiv dhe
edukativ të fesë në dialogun midis qyte-
tërimeve.
9. Ne paralajmërojmë ata që krijo-

jnë opinionin publik, që të evitojnë të
vënë në rrezik marrëdhëniet e mira dhe
bashkëpunimin paqësor mes gjithë nje-
rëzve, nëpërmjet paraqitjes së ekstre-
mistëve religjiozë, sikur të ishin përfaqë-
suesit e besimit të vërtetë fetar.
10. Duke hedhur poshtë të gjitha for­
mat e diskriminimit, ne mbështesim
parimet e respektit të ndërsjelltë, reci-
procitetit, të drejtave të njeriut, lirisë
fetare, bashkëjetesës paqësore dhe ko-
operimit multifetar.
11. Ne u bëjmë apel të gjithë liderve
të popujve të botës, që të bëjnë të gjitha
përpjekjet për zgjidhje paqësore të ko-
nflikteve. Në shpirtin e bashkëjetesës
paqësore, ne bëjmë thirrje për t’i dhënë
fund dhunës në Lindjen e Mesme dhe për
(Vijon në faqen 4)

rikthimin e procesit të paqes. Gjithashtu,
lutemi që kudo ku ka përplasje, njerëzit
të fillojnë të gëzojnë paqen me drejtësi.
Bindja jonë është se, të gjitha burimet
morale, politike dhe financiare duhet të
përdoren për të përmirësuar zhvillimin
e të gjitha qenieve njerëzore dhe vendeve.
12. Në solidaritet, dhe të mbështetur
në burimet shpirtërore respektive, anga-
zhohemi të bashkëpunojmë në përpjekjet
që çojnë tek paqja në botë. Për këtë që-
llim, ne iu drejtojmë një apel të përba-
shkët gjithë burrave dhe grave me vull-
net të mirë, në gjithë hapat e jetës së tyre,
dhe veçanërisht atyre, që pozitat fetare
dhe politike i detyrojnë të punojnë për
të mirën e përbashkët, që të jenë të bin­
dur për këtë thirrje për bashkëpunim pa-
qësor.
13. Në unitet, solidaritet dhe da-

Deklarata e Brukselit
shuri, me lutjen që përpjekjet tona të na
drejtojnë tek “Paqja e Perëndisë në botë”,
ne ngarkojmë vetveten dhe u bëjmë thi­
rrje komuniteteve tona respektive:
a) Të angazhojnë edukatorë, përfaqë-
sues të medias, politikanë, dhe individë
të tjerë, ashtu si edhe institucione të sho-
qërisë civile, për të përmirësuar ndër-
kuptimin midis komuniteteve fetare e
besimtarëve të tyre dhe për t’i familja-
rizuar ata me trashëgimitë respektive
historike, kulturore dhe fetare, në mbarë
botën. Me një kujdes të veçantë për edu-
kimin, bëjmë thirrje për eliminimin nga
tekstet shkollore dhe librat të pozicio-
neve paragjykuese ose diskriminuese apo
referencave që cënojnë besime, kultura
apo grupe etnike.

b) Të mbeshteten nismat në zhvillim
dhe iniciativat e reja dhe të ndërsjellta
ndërfetare e kulturore, duke përfshirë
nismat rinore, në sa më shumë rajone që
të jetë e mundur, në të gjithë botën. Me
bindjen se, sjellja diskriminuese është
më shumë e mësuar se sa e lindur, ne
ngarkojmë veten tonë në drejtim të
edukimit të liderve tanë shpirtërorë, me
besim të plotë në rrugën e paqes, res-
pektit të dyanshëm e besimit.
c) Të vazhdojë dialogu dhe nxiten
të gjitha përpjekjet për të promovuar ba-
shkëpunimin midis tre besimeve tona, siç
u dëshmua edhe nga pjesëmarrësit e kë-
saj mbledhjeje.
d) Të zhvillohen rrjete komunikimi,
të cilat i shërbejnë shkëmbimit të kënd-
vështrimeve dhe ideve në baza të rre-
gullta.