Në të gjashtin muaj, Hyji e dërgoi
engjëllin Gabriel në një qytet të
Galilesë, që quhet Nazaret, te një
virgjër, që ishte e fejuar për një njeri,
që quhej Josif, prej fisit të Davidit. ,
Virgjëresha quhej Mari.
Engjëlli hyri tek ajo dhe i tha:
‘Të falem, o Hirplotë! Zoti me ty!”
Kjo §alë e shqetësoi Marinë dhe zuri
të mendojë: ç’do të thotë kjo
përshëndetje.
Por engjëlli i fha:
“Mos ki frikë, o Mari, sepse ke gjetur
hir para Hyjit!
Ja, do të mbetesh shtatzënë e do të
qitësh në dritë një djalë e ngjitja emrin
Jisu. Ky do të jetë i madh dhe do të
quhet Biri i Hyjit tejet të lartë. Zoti Hyj
do t’ia japë fronin e Davidit, atit të tij.
Ai do të mbretërojë përgjithmonë mbi
shtëpinë e Jakobit dhe mbretëria e tij
s’do të ketë mbarim.”
“Si do të mund të ngjajë kjo, ndërsa
unë jam virgjër?”
Engjëlli iu përgjigj:
“Shpirti i Shenjtë do të zbresë në ty e
fuqia e Hyjit të tejetlartë do të mbulojë
me hijen e vet; prandaj ky Fëmijë do të
jetë i shenjtë – Biri i Hyjit. Dhe ja, Eliza-
beta, kushërira jote, edhe ajo, në pleqë-
rinë e saj, pret t’i lindë djali. Ajo që mba-
het beronjë, është në të gjashtin muaj. ■
Vërtet, skagjë tëpamundshme ρέτΗχρηΓ
Atëherë Maria tha:
“Unë jam shërbëtorja e Zotit: Më
ndodhtë siç the ti!”
Atëherë engjëlli u largua prej pranisë
sësaj.