Ata që punuan për kishën tonë
Klerikët e familjes Arbëri
Në jug-lindje të Beratit
ndodhet një nga fshatrat më
piktoresk të zonës, Draboniku.
Këtu zë rrënjë historia e
klerikëve të familjes Arbëri.
Llazar Nikolla Arbëri lindi
më 1856 në Drabonik në një
familje sa e ndier për besimta-
rë e patriotë, po aq e varfër. Ata
ishin bujq që punonin argatë
për të ushqyer fëmijët.
Në këtë familje ishin katër
fëmijë: Stavri, Miti, Kostandini
dhe Gori. Stavri dhe Miti
morën udhën e Kurbetit në
Amerikë në moshë shumë të re
për t’i ardhur në ndihmë
familjes. Stavri u kthye ndërsa
Miti qëndroi në Filadelfia.
Në vitin 1886 Llazari për
nevoja të plotësimit të kërkesës
për famulltar nga besimtarët
hirotoniset prift në Katedralen
e Goricës. Ai shërbeu për afro
40 vjet prift në Shën Mitër,
Drabonik dhe në Kishën e Shën
Kollit, Dyshnik, ku u strehua
më vonë familja e Arbërit.
Ndërroi jetë në vitin 1934 në
moshën 74 vjeç.
* * *
Kostandin Llazar Arbëri
(papa Koçua) lindi më 1902 në
Dyshnik. Ishte fëmija i 3-të nga
djemtë. I ati e merrte shpesh
nga pas për të psalur. Në vitin
1942 vijnë në Berat nga Dysh-
niku e rrinë tek gjyshja priftë-
resha e at Llazarit në lagjen Si-
kushi me qëllim që të vazhdo-
nin fëmijët shkollën. I ndihmu-
ar nga besimtari bujar Nas Pa-
razi hapi një kafene në godinën
e Salepit.
Pas vdekjes së at Llazarit,
në maj të vitit 1934, hirotoniset
prift nga dhespoti i Ohrës,
Çomeja.
Ai shërbeu në fillim në të dy
kishat, në Shën Mërtir, Bro-
bonik dhe Shën Koll në Dysh
nik më vonë në Shëndëlli.
Kishte mbaruar shkollën
qytetëze greke, ishte njeri me
horizont. Gjatë luftës disa he-
rë e arrestuan, por ai diti me
urtësinë, mençurinë, me fjalën
e Perëndisë t’i bëjë ballë të
paudhëve.
At Kostandini ishte hu
man. Ai – tregojnë besimtarët
e lagjes, – meshët e shumta
në të kremtet e mëdha ua
jepte të varfërve.
At Kostandini ishte shu-
më kërkues, jo vetëm ndaj
vetes, por dhe tek besimtarët
sidomos gjatë Liturgjisë. Ai
kërkonte vëmendje, që të dë-
gjohej mirë §ala e Perëndisë.
Si gjithë klerikët dhe At
Kostandini jetoi vitet e
persekutimit fetar. Ai punoi
si fatorino në linjën e Sinjës.
Sa herë që kalonte në fsha
trat Mbreshdan, Sadovicë,
Paftol, Silnjë ku ai kishte
meshuar, me sy të përlotur
e duke mërmëritur falesh
duke thënë: “Na ndje o Zot!”
Ndërroijetë më 20.10.1982.
Koresp. i “Ngjalljes”