THEMISTOKLI MARTIRI
(21 Dhjetor)
Nga Shenjtorët e muajit
Ishte filiz nga Mira e Iliqisë, në jug-
perëndim të Azisë së Vogël. E dha jetën
atje, në kohën e perandorit Deki (249 –
251). Kur persekutorët kërkonin të
gjenin dëshmorin tjetër Dhioskordhin (11
Maj), i cili ishte fshehur në mal, takuan
Themistokliun, që ishte çoban dhe
kulloste dhentë e tij. Ai nuk e zbuloi
Dhioskordhin, por zbuloi veten e tij si i
krishter. Në gjykatë predikoi me guxim
hyjninë e Krishtit, për këtë arsye u rrah
në pjesën e barkut aq shumë derisa iu
ça. Më pas u var në dru dhe pastaj u
zvarrit mbi gjemba të mprehtë të hekurt,
të cilat u gozhduan në trupin e tij, duke
u bërë shkak që të fitonte kurorën prej
dafinash të martirizimit.
At Justini