Koment i Shën Ambrozios
MAGET, HERODI DHE BARINJTE
Ky fëmijë i vogël, që mungesa e besimit
ju bën ta gjeni të përbuzur, bëri që t’i
përulen për ta adhuruar magët e ardhur
nga Lindja, të cilët e kishin ndjekur nëpër
një udhë aq të gjatë. Ata e quajtën mbret
dhe pranuan që ai do të ngjallej pas
vdekjes, i dhuruan thesaret e tyre në ar,
temjam dhe niiro. A ishin këto shenja të
një besimi të vërtetë?
Ari është për mbretin, temjami për
Perëndinë, miroja për vdekjen; janë në fakt
simbol i mbretërimit, i sakrificës së ofruar
të pushtetit hyjnor, janë nderimet ndaj një
varrosje që në vend që të dekompozojë
trupin e ruan atë. Ne gjithashtu kur
lexojmë dhe dëgjojmë këto gjëra, dhurojmë
thesaret tona, vëllezërit e mi, ashtu siç
janë, sepse “ne kemi një
thesar nëpër enë argjile”
(2 Korinth. 4,7). Në qoftë
se pra, ju vetë nuk duhet
ta konsideroni si tuajën
atë që vjen tek ju, por të
Krishtit jo se është juaja,
por sepse është e Krishtit.
Magët paraqitën dhu-
ratat e tyre. Doni të dini
se çfarë shpërblimi të
mrekullueshëm morën
ata? Për ata ylli kishte
qenë i dukshëm, por u bë
i padukshëm aty ku
ishte Herodi. Aty ku
ishte Krishti u bë sërish
i dukshëm dhe u tregoi
atyre udhën. Pra, ky yll
është udha dhe udha
është Krishti (Joani
XIV,6); Krishti është ylli
në Misterin e Mishëri-
mit, sepse “një yll do të
ngrihet nga Jakovi dhe
një njeri do të shfaqet në Izrael” (Numrat
XXIV, 17). Ashtu sikurse aty ku është
Krishti është dhe ylli, sepse ai është “Ylli i
ndritshëm i mëngjesit” (Ap. 22,16) e ne e da-
llojmë nëpërmjet dritës së Tij që ai lëshon.
Dëgjoni një mësim tjetër. Magët
erdhën nëpëmjet një rruge dhe ikën nga
një rrugë tjetër, sepse pasi kishin parë
Krishtin, kuptuan Krishtin dhe u kthyen
sikur të mos kishin qenë fare atje. Ka në
fakt dy rrugë: një të çon drejt vdekjes,
tjetra që të çon drejt Mbretrisë. E para
është ajo e mëkatarëve, që udhëhiqen nga
Herodi. E dyta është Krishti. Nëpërmjet
Tij ne kthehemi në atdheun tonë, sepse
këtu poshtë nuk është veçse një internim
kalimtar, ashtu siç është shkruar se
“Shpirti im ka qenë për shumë kohë i
internuar” (Psalmi 119,6). Ruajna ne pra
nga Herodi, nga ai që mbajti për një kohë
pushtetin e kësaj bote, derisa të fitojmë një
banesë të përjetshme në atdheun qiellor.
Të zgjedhurit nuk janë të vetmit, të cilëve
u janë ofruar këto shpërblime, sepse
Krishti është gjithçka dhe në të gjithë”
(Kol. 3, 11). Ju e kuptoni që të gjitha këto
që dëgjojmë nuk janë më kot. Midis
Kaldeenve që punonin për të zotëruar
sekretet e shumta, Abrahami besoi në
Perëndinë, ashtu si edhe magët, të cilët të
dhënë pas marifeteve të magjisë prej
dëshirës për të bërë hyjnoren të
përshtatshme, besuan në lindjen e Zotit
në tokë. Nuk është më kot, them unë derisa
popujve armiq ju dha një dëshmi e besimit
të shenjtë dhe një shembull i besimit në
Perëndi. Megjithatë kushjanë këta magë,
megjithëse ne i marrim si një histori, mos
vallë pasardhësit e Valaamit që profetizoi
se: “Një yll do të ngrihet nga Jakovi”
(Numrat. 24,17). Ata janë trashëgimtarët
e Valaamit më shumë nga besimi se sa
nga gjaku. Ai pa yllin në shpirt, ata e panë
me sytë e tyre dhe e besuan. Ata panë një
yll që nuk ishte parë që nga krijimi i botës.
Ata panë një krijesë të re që e kërkonin jo
vetëm në tokë, por edhe në qiell, panë
mirësinë e njeriut të ri, tekstualisht si në
tekstin profetik të Moisiut “Një yll do të
ngrihet nga Jakovi dhe një njeri do të
shfaqet në Izrael”. Ata arritën të njohin se
ishte ylli që shënonte Njeriun-Perëndi. Ata
e adhuruan fëminë e vogël, sepse nuk do
ta kishin ardhuruar në qoftë se do të
besonin se ai ishte veçse një fëmijë i vogël.
Magët pra e kishin kuptuar se marifetet e
tyre kishin mbaruar. Po ju, nuk e kuptoni
se pasuritë tuaja kanë ardhur? Ata i bënë
nderime një të huaji, ju nuk e njihni akoma
Atë që ju është premtuar? Ata besuan,
megjithëse humbën aty, ju nuk mendoni
të besoni në interesin tuaj?
Magët lajmëruan lindjen e Mbretit,
Herodi u turbullua. Mblodhi skribët dhe
kryetarët e priftërinjve dhe i pyeti rreth
vendit ku duhej të shfaqej Krishti. Magët
shpallën vetëm një Mbret, Herodi pyeti për
Krishtin, sepse në Të ata njihnin Mbretin,
jo atë që i pyeste. Së fundi, në qoftë se do
të kërkonin se ku do të lindte Ai, është
shenjë që ishte lajmëruar sepse nuk do ta
kishin kërkuar në qoftë se nuk do të kishin
qënë të lajmëruar. O çifutë
të marrë! Ju nuk besoni në
ardhjen e Atij që ju dëshi-
roni, ju nuk besoni në ar
dhjen e Atij që ju thoni se
duhet të vijë “Informomë-
ni, tha ai, që të vij ta adhuroj.”
Herodi ngreu bukur një
kurth, por vuri në dyshim
hyjninë e Atit për të cilin
thotë se do ta adhurojë. Së
fundi dënon me vdekje fë-
mijët. E kujt tjetër përveç
Perëndisë i ka hije një sa-
krificë e tillë? Megjthëse të
privuar nga ndjenjat fosh-
njëria i jep nderin kësaj
Perëndie, sepse është e sa-
krifikuar. Ne kemi trajtu-
ar disa pasazhe nga Shën
Matheu për të ndriçuar se
periudha e fëmijërisë nuk
ka munguar në veprat e
Perëndisë. Në qoftë se
mosha e trupit të tij është
e paaftë të veprojë, Perëndia në të gjitha
rastet ka qënë aty, që të plotësonte veprat
e hirshme për moshën e tyre, që bënin të
rrinin zgjuar në këtë rajon vetë barinjtë
“duke ruajtur natën mbi tufat e tyre”.
Shikoni origjinat e Kishës që po lindte:
Krishti lindi dhe barinjtë e ruanin, prej ty
re. Grigj at e kombeve jetuan aty deri jetën
e kafshëve. Ata duan të jenë të grumbullu-
ar në atdheun e Perëndisë, për të mos qënë
të ekspozuar ndaj errësirës që shpërndan
nata, në sulmet e bishave shpirtërore. Ba-
rinjtë mund të ruajnë mirë sepse janë të
formuar nga Bariu i Mirë. Kështu tufa
është populli, nata është bota, barinjtë janë
priftërinjtë. Mundet ndoshta ndonjëri të
mos jetë bari ashtu sikundër edhe është thë-
në : “Rrini vigjilent edhe forcohuni” (Ap. 2,3)
MAGET, HERODI DHE BARINJTE (Lajmërimi i lindjes së Jisuit)
sepse Perëndia nuk ka
vendosur vetëm epi-
skopët për të ruajtur
popullin, por për më
tepër ai ka vendosur
engjëjt.
“ – Ja ku një ëngjëll
i Perëndisë qëndron
përpara tyre”
Shihni se çfarë kuj-
desi tregon Perëndia
për të ngritur besi-
min. Një engjëll njof-
ton Shën Marinë, një
engjëll Josifin, një
engjëll barinjtë. Nuk
është e mjaftë kjo, që
të kesh një besim të
dërguar: sepse është
thënë se “çdo gjë të
mbështetet në pohi-
min e dy ose tre dësh-
mitarëve” (Math 18,16).
“Engjëjve menjë-
herë iu bashkua një
ushtri e madhe qie-
llore, që madhëronte
Perëndinë dhe bro-
horiste: Lavdi Perëndi-
së në më të lartin qiell
e paqe mbi tokë njerëz-
ve që i ka për zemër!”
Është e nevojshme
këtu që të përmendet
ushtria e engjëjve, që
ndjekin komandantin
e tyre (Jos, V,14). E
kujt pra përveç Perë-
ndisë së tyre engjëjt
duhej t’i drejtonin lav-
dërimin e tyre ashtu
siç është e thënë :
“Lavdërojeni Perëndi-
në prej qiejve, lavdëro-
jeni në më të lartat,
lavdërojeni ju të gjithë,
ju engjëjt e Tij” (Psal-
mi, 148.1). Shihni pra
se si plotësohet profe-
cia. Perëndia është
lavdëruar lart në qiejt
dhe u shfaq në tokë,
ashtu siç thotë edhe
Shën Marku, Ai “ishte
me egërsirat dhe
engjëjt e ruanin” (Mark.
1,13), për të na treguar
ne nga njëra anë she-
njat e mëshirës së Tij
dhe nga ana tjetër për
të na treguar Pushte-
tin e Tij hyjnor. Prej
natyrës sonë ai duroi
egërsirat, në gjirin e të
cilëve ai u lavdërua
prej engjëjve.
Engjëjt thanë: “Shi-
koni se si u plotësuan
§alët e thëna, ashtu si
Perëndia na e zbuloi
neve. Ata shkuan me
nxitim”. Shikoni bari-
njtë se si nxitojnë, se
pse ata nuk e kërkojnë
Krishtin me ngathtë-
si. Shikoni pra se bari-
njtë besuan tek engjë-
lli dhe ju besoni tek
Ati, Biri dhe Shpirti i
Shenjtë, engjëjt, pro-
fetët, Apostujt. Shiko
ni se me çfarë preçi-
zioni Shkrimi i She-
njtë llogarit peshën e
çdo fjale : “ Ata nxito-
jnë -thuhet aty -të shko-
jnë të shohin Fjalën”
dhe faktikisht duke
parë trupin e Perëndi-
së, kanë parë Fjalën
d.m.th Birin.
Mos e gjykoni këtë
shembull besimi si të
papërfillshëm, as si të
përçmuar personazhet
e barinjve. Eshtë më
se e qartë se sa më shu-
më i përçmuar je nga
kujdesi, aq më shumë
çmohesh nga besimi.
Perëndia nuk kërkoi
akademikë, që formo-
jnë grupe të diturish,
por popullin e thje-
shtë, të paaftë për të
rregulluar atë që është
vendosur ose për ta
zbukuruar. Eshtë
thjesht ajo që kërkon,
nuk dëshiron prete-
ndime. Mos gjykoni si
të papërfillshëm, cilat-
do qofshin §alët e bari
njve. Pikërisht nga
barinjtë Shën Maria
vetë mblodhi elementë
të besimit të saj. Janë
barinjtë ata që bindin
popullin që të nderojë
Perëndinë, sepse ka
për të qenë e mahnit-
shme ajo që do të dë-
gjoni të thuhet prej
barinjve.
(Koment mbi
Ungjillin e Lukës 11,44 -53)
Erion Prifti