EmailFacebookKontakt

Viti i vullnetarizmit

Viti i vullnetarizmit
– Në ndihmë të personave nevojtarë –

Data 5 Dhjetor e këtij
fundviti shënoi Ditën
Ndërkombëtare të Vullne-
tarizmit. Me këtë rast, në
Tiranë u zhvillua një aktivitet
me pjesëmarrjen e organi-
zatave të ndryshme joqeveri-
tare të cilat off ojnë shërbimet
e tyre mbi baza vullnetare.
Kisha Orthodhokse Auto-
qefale e Shqipërisë, u përfa-
qësua në këtë ditë promovimi
të vullnetarizmit me aktivi-
tetin e të rinjve orthodhoksë,
anëtarë të lidhjes “Bij të
Dritës”. Mbi këtë aktivitet
folën përfaqësues të Zyrës
Kombëtare Rinore, e cila prej
më se një viti koordinon dhe
organizon aktivitetet e
grupeve rinore në të gjithë
vendin. Me anë të fotove dhe
materialeve të ndryshme të
ekspozuara për pjesëmarrë-

sit, u shpjegua në një konfe-
rencë për shtypin, aktiviteti
vullnetar i të rinjve orthodho-
ksë si: vizita në institucione
te ndryshme të njerëzve me
paaftësi, në jetimore, insti-
tutin e fëmijëve që nuk shi-
kojnë etj. Anëtarë të stafit të
zyrës Diakonia Agapes – zyrë
që operon brenda Kishës Ortho­

dhokse Autoqefale të Shqipë-
risë – folën mbi aktivitetin e
zhvilluar nga grupi i grave
orthodhokse të Tiranës, të
cilat tashmë kanë vite që
ofrojnë shërbimin e tyre në
baza vullnetare si vizita në azi-
lin e të moshuarve, në burgun
e Tiranës, organizimi i dre-
kave për personat pa përkra-

hje si dhe për të moshuarit.
Në këtë kuadër, një grup të
rinjsh orthodhoksë së bashku
me të rinj protestantë
përgatitën ëmbëlsira të
ndryshme, të cilat u dërguan
në azilin e të moshuarve në
Tiranë.
Në këtë ditë promovimi të
vullnetarizmit morën pjesë
organizata të njohura në fu-
shën e vullnetarizmit si p.sh.
UNDP, Kryqi i Kuq Shqiptar,
grupi i studentëve dhe mje-
këve të rinj “Galen” etj, të cilat
sollën eksperienca të jetuara
nga aktiviteti i tyre vullnetar.
Me këtë rast u shpërndanë
postera dhe materiale me she-
njën e ditës ndërkombëtare të
vullnetarizmit, ditë që
mbartte mesazhin e vlerësi-
mit dhe promovmit të veprim-
tarisë vullnetare aq të domos-
doshme në jetën tonë, në ndih-
më të personave në nevojë.
Z^ra Diakonia Agapes