Kryepiskopi Anastas viziton
Mitropolinë e Shenjtë të Gjirokastrës
Një vizitë vërtet prekëse
dhe me shumë emocione, por
edhe domethënëse për ecurinë
në ngjitje të rikrijimit të plotë
dhe rritjes së rolit dinjitoz të
Kishës sonë Orthodhokse në
gjithë shoqërinë shqiptare ishte
vizita e fundit e Fortlumturisë
së Tij Kryepiskopit Anastas, në
Mitropolinë e Shenjtë të
Gjirokastrës.
E mbushur me dhurata
shpirtërore, sikundër shumica
e vizitave të Kryepiskopit tonë,
i cili përkujdesjen e Tij për
brezin e ri nuk e ka fshehur
kurrë, dhe me lutjet e Tij të
pandërprera Fryma e Shenjtë
nuk ka pushuar së bëri
mrekullira për lartësimin e
vazhdueshëm të lavdisë së
Perëndisë Trinore. Kështu edhe
kësaj here patëm shumë
përurime qendrash shpirtëro-
re, për lutje të përbashkëta, për
të tjera ngjarje të bekuara për
përparimin dhe fuqizimin e
Kishës sonë.
Të shtunën, 17 Nëntor, në
Mbrëmësoren në Kishën Ka-
tedrale të Gjirokastrës “Meta-
morfoza e Shpëtimtarit Krisht”,
një bashkëpunëtore e përku-
shtuar e Kishës sonë, zj. Kali-
opi Qehri, u bë nga duart e
Kryepiskopit Anastas, mur-
geshë. Në atë shërbesë lutjet e
tyre i bashkuan shumë be-
simtarë të Gjirokastrës, të ci-
lët në shumicën dërrmuese
ishin në moshë të re. Nxënës
dhe pjesëmarrës të kurseve të
katekizmit dhe qendrave të
tjera edukuese që funksiono-
jnë nën përkujdesjen e Krye
piskopit tonë, jo vetëm u
gëzuan nga fakti që edhe një
vajzë e re akoma ju përku-
shtua totalisht Perëndisë, por
edhe që dëgjuan fjalën e ndri-
çuar të Kryepiskopit Anastas.
Një fjalë e ngrohtë dhe atërore
u drejtohej të rinjve, të cilët u
bënë të denjë nga Hiri i
Perëndisë të jenë pjesëmarrës
dhe bashkëpunëtorë në veprën
kolosale të ringjalles së besimit
sikundër i cilësoi Kryepiskopi.
Ai i ftoi ata, që në mënyrë të
posaçme të luten që të jenë të
përulur dhe të bindur ndaj
dëshirës së Perëndisë cilado
qoftë Thirrja e Tij.
Dhe sigurisht nuk ka Thi-
rrje më të gëzuar sesa t’i për-
kushtohesh ‘tërësisht Perëndi-
së së gjithëpushtetshme dhe të
tërëmirë në trajtën e murgut
orthodhoks, i cili sikundër na
sigurojnë etërit e mëdhenj të
Kishës sonë u ndanë nga të
gjitha për t’u bashkuar me
gjithshka.
Lutja dhe urimi i të gjithë
besimtarëve pjesëmarrës në
atë shërbesë shenjtëruese ishte
që Motra Thelka që mori
trajtën e murgeshës të jetë
gjithnjë e mbuluar nga Hiri i
Perëndisë, që e Tërëshenjta
gjithmonë ta ndriçojë dhe
ndihmojë në vepra në dobi të
Kishës Orthodhokse të
Shqipërisë.
Të nesërmen, në Liturgji-
në Hyjnore të së Dielës, Krye
piskopi Anastas ishte midis
besimtarëve të Enorisë së
Kryeengjëjve Mihail dhe Gavril
në lagjen Varrosh të
Gjirokastrës. Ishte vërtet një
bekim i madh. Në Predikimin
e Tij Kryepiskopi i ftoi besim-
tarët orthodhoksë që për të
qenë të denjë të trashëgojnë
Mbretërinë e Qiejve, të dëgjo-
jnë dhe të zbatojnë me kujdes
dhe përkushtim porosinë e
Zotit që përçonte Ungjilli i
ditës. Të mos jenë njerëz që do
të mbizotërohen nga ndjenja e
superioritetit, nga dëshira e
pakontrolluar e të pasurit dhe
zotëruesit gjithshka. Për-
kundrazi, i Krishteri Ortho
dhoks dhe në veçanti anëtarët
e Kishës Orthodhokse të Shqi-
përisë, të jenë njerëz të dashu-
risë, të paqes, të shpresëtarisë.
Ata do t’i japin shoqërisë pa
kërkuar shpërblim. Sikundër
Zoti Perëndi na siguron,
shpërblimi ka për të qenë i
pasur në mbretërinë e Tij të
pasosur.
Në mbarim të Liturgjisë
Hyjnore besimtarët, mes të
cilëve nxënësit e Shkollës së
Mesme “Kryqi i Nderuar” dhe
të konviktit që është ngritur
nën përkujdesjen e Kryepi
skopit Anastas në Bularat,
morën pjesë në shërbesën e
Ajazmës që u krye për inagu-
rimin e Qendrës Shpirtërore në
krah të kësaj kishe. Krye
piskopi gjeti rastin të referohet
në veprën kolosale që zhvillohet
gjatë këtij dhjetëvjeçari për
ringjalljen e Kishës Ortho
dhokse, duke nxitur njëherësh,
nxënësit e Shkollës “Kryqi i
Nderuar” të jenë sa më shumë
të vullnetshëm në shfrytëzimin
e kësaj qendre shpirtërore jo
vetëm për dobi të tyre shpir-
tërore por për të gjithë rininë e
qytetit. Shembulli atje ishte
domethënës. Një ofiçinë e
rrënuar që prodhonte zhurmë
dhe pisllëk në afërsi të kishës,
por edhe të shkollave publike
që ndodhen atje u shndërrua
me përkujdesjen e Kryepiskopit
dhe fondet e siguruara prej Tij
në një vatër të ndritur, e cila aq
shumë ka për të ofruar për edu-
kim dhe lartësim shpirtëror…
Një tjetër godinë, në afër-
si gjithashtu me kishën e
Kryeengjëjve, u ble këto ditë me
fondet e siguruara nga
Fortlumturia e tij Kryepiskopi
Anastas që gratë dhe të rejat e
Enorisë të kryejnë veprimtari
të shumllojshme. Edhe atje
Kryepiskopi dha porositë e Tij
të vyera, që nga Kisha jonë
fondet duhet të përdoren me
kujdes, me merak dhe të jenë
investime kuptimplote për
përgatitjen e të rejave për të
qenë në shërbim të Perëndisë
së dashurisë dhe rrjedhimisht
në shërbim të njerëzve.
Të hënën, 19 nëntor, ishte
përvjetori i 29-të i hirotonisë në
Episkop të Kryepiskopit dhe
Kryebariut tonë. Me këtë rast
në Shkollën e Mesme Kishtare
në Gjirokastër, më shumë se
atmosfera festive ishte një
mëngjes lutjeje te Perëndia,
momente të një komunikimi
atëror me nxënësit, me klerikët
e Mitropolisë, me mësuesit e
shkollës. Liturgjia Hyjnore u
krye nga Kryepiskopi në kishë-
zën e shkollës. Ai u foli nxënë-
sve për rëndësinë që ka në jetën
e njeriut të dëgjojë dhe t’i bi-
ndet vullnetit të Perëndisë.
Kryepiskopi kujtoi vitet e rinisë
së Tij, atëherë kur njeriu duhet
të marrë vendimet për jetën në
vazhdim dhe i ftoi nxënësit që
të jenë në vendimet e tyre të bi
ndur tek thirrja e Zotit Jisu
Krisht, dhe të jenë të guxim-
shëm që të ecin në rrugën e
sakrificës dhe të dhënies pa
pritur shpërblim.
Në vazhdim Kryepiskopi
vizitoi Kishën Katedrale të
Shën Harallambit në qytetin e
Sarandës, për të parë punimet
e fundit për pajisjen e brend-
shme dhe rregullimet e fundit
që bëhen nën kujdesin e drejt-
përdrejtë të Tij. Muajt e fundit
është vendosur ikonostasi, po
bëhen punime në mermer të një
cilësie të lartë dhe prej mjesh-
trash të shquar në Greqi etj. Me
këto dhe disa të tjera që kryhen
Kisha e Shën Harallambit bë-
het gati për inagurim, siç i takon
një kishe madhështore si ajo.
Gjatë vizitës së Tij në
Mitropolinë e Gjirokastrës
Kryepiskopi vizitoi gjithashtu
dhe konviktin e vajzave nën
kujdestarinë e Kishës. Janë
tridhjetë të rejat që strehohen
atje dhe përveç mësimeve bazë
që marrin në shkollën e mesme
të fshatit Bularat, plotësojnë
edukimin e tyre me njohuri të
tjera fetare dhe jetësore. Ky
konvikt është shndërruar në
një vatër të ngrohtë dhe një seri
aktivitetesh të tij u drejtohen
jo vetëm vajzave që qëndrojnë
brenda por edhe të gjithë masës
së nxënësve dhe grave të zonës
përreth.
Në fshatin në krah,
Bodrishtë Kryepiskopi vizitoi
punimet për rikonstruksionin
themelor që i kryhet kishës së
Kryeengjëllit Mihail, një monu
ment i shek të 18-të, i cili
kërcënohej të rënohej plo-
tësisht. Vendimin për rikons
truksionin e kësaj dëshmie të
gjallë të kulturës dhe artit të
krishterë, Kryepiskopi e mori
në pranverën e vitit 1997,
atëherë kur përreth gjithshka
rrënohej… Kjo ndërhyrje për
shpëtimin e kësaj kishe, që
përveç vlerave të rralla kultu-
rore dhe shpirtërore është the-
llësisht e lidhur me ndërgjegjen
e banorëve të fshatit. Ata e
falënderuan Kryepiskopin.
Gjithashtu në Jergucat, një
tjetër fshat në qendër të
Dropullit, nën kujdesin e drejt-
përdrejtë të Kryepiskopit po
lartësohet në formën e saj të
plotë godina, e cila së shpejti do
të futet në shërbim të kishës
dhe në dobi të banorëve të gjthë
zonës.
Kryepiskopi u interesua
për ecurinë e punimeve
ndërtuese që kryhen në kishën
e Apostull Pavlit në Mesopo-
tam. Kryepiskopi bisedoi dhe
me besimtarët dhe autoritetet
e fshatrave për problemet që i
shqetësojnë. Një ndalesë tjetër
bëri edhe në kishën e Lindjes
së Krishtit në Memaliaj, e cila
tashmë ka përfunduar.
Bekimi që la pas Kryepi
skopi edhe në këtë vizitë në
Gjirokastër ishte i pasur. I
pasur dhe urimi i Tij që besim-
tarët e vërtetë dhe sidomos të
rinjtë, që nën përkujdesjen e Tij
jetojnë gjithë madhështinë e
besimit Orthodhoks, të pasojnë
pa ngurrim dëshirën e Perë-
ndisë, pasi me lutje të thellë të
jenë përpjekur ta njohin këtë
dëshirë…
Orfea Bed