EmailFacebookKontakt

“… Engjëllin plot shkëlqim, të ulur mbi monumentin e përndjekjes së gjatë”

ishte rrafshuar nga rregjimi i Hoxhës”. Nga fjalimi i Kryepiskopit të Greqisë z. Kristodhulos në Kishën Katedrale të Athinës
“… Engjëllin plot shkëlqim, të ulur mbi monumentin
e përndjekjes së gjatë”
– Fjala e Fortlumturisë së Tij Kryepiskopit të Athinës dhe të gjithë Greqisë z. Kristodhulos
gjatë Bashkëmeshimit në Kishën Katedrale të Athinës –
Siç ju kemi vënë në dijeni
numrin e kaluar në kuadrin e
aktiviteteve të vizitës historike
të delegacionit të Kishës Ortho­
dhokse Autoqefale të Shqipërisë
kryesuar nga Fortlumturia e Tij
Kryepiskopi Anastas ftuar nga
Kisha e Greqisë, Fortlumturia
e Tij Kryepiskopi i Greqisë
Kristodhulos mbajti një fjalim
në Katedrën e Athinës.
Po ju japim të plotë fjalimin e tij
për t’u njohur nga gjithë besim-
tarët orthodhoksë shqiptarë:
Ashtu si vdiq Jisui dhe u ngjall së vdekuri,
edhe ne të ecim në një jetë të re.
F
ortlumturi, Kryepiskop i Ti-
ranës, Durrësit dhe i gjithë
Shqipërisë, vëlla fort i dashur
dhe i shtrenjtë më Krishtin
Perëndi dhe bashkëmeshtar i
Modestisë tonë, z. Anastas,
duke përqafuar më Zotin Fort-
lumturinë Tuaj, me kënaqësi
Ju drejtohemi:
Sot Hiri i Shpirtit të She-
njtë, që formon tërë institucio-
nin e Kishës, na ka mbledhur
para Altarit të Shenjtë dhe të
Hirshëm, në prani të engjëjve,
të veshur me stoli të shkël-
qyera, rreth Altarit dhe ku në
të therret Qengji i Perëndisë, i
cili u bë fli për jetën dhe shpë-
timin e njerëzve.
Sot, të lartat e të poshtmet
bashkëkremtojnë ngjarjen që
ky qytet i lavdishëm, i cili për
gjithë Greqinë është shembull
imitimi, pra, Katedra e Pavlit
në Athinë, ka në gji të tij Fort-
lumturinë e dashur nga Perë-
ndia dhe njerëzit, timonierin e

anijes së Kishës së Shqipërisë
që vozit në detra hidhërimesh,
engjëllin plot shkëlqim, të ulur
mbi monumentin e përndjekjes
së gjatë kundër Perëndisë për
emrin e nderuar dhe madhë-
shtor të Perëndisë së Tërëshe-
njtë, të Kishës së Shqipërisë, që
trumbeton se duke shpartalluar
armiqtë e Krishtit dhe duke
zhdukur nga faqja e dheut ata
që e urrejnë Atë, Kisha e Shqi-
përisë u ringjall.
Sot, së bashku me Vëllain to-
në fort të shtrenjë, i cili mb an
emrin ngazëllyes dhe jetëdhë-
nës të Ngjalljes, shijojmë një
Bukë, e cila është Trupi i Krishtit
dhe një Gotë, që përmban pro-
dhimin e ri të vreshtit, i cili është
Gjaku i Krishtit, që u derdh nga
brinja e Tij e papërlyer dhe na
mbush nëtëgjithapjesët etrupit.
Prania jonë e përbashkët, kjo
lutje dhe pjesëmarrje në këtë
Mbledhje Eukaristike Perëndi-
nderuar, tregon ardhjen nga
lart të Shpëtimtarit tonë.
Eukaristia, Fortlumturi dhe
Vëlla i dashur më Krishtin, du­
ke qënë sakrificë, është vetë
sakrifica e Golgothait në vazhdi-
mësi dhe zbatim, përderisa
Shpëtimtari si flijues dhe njëko-
hësisht si i flijuar, ofron Trupin
dhe Gjakun e Tij në formën e
bukës dhe të verës. Për këtë fli-
jim, Tryeza e Zotit është Altari,
siç thotë Pavli në mënyrë misti­
ke, “kemi një Altar nga i cili nuk
kanë pushtet të hanë ata që adhu-
rojnë në tendë” (Hebr. 13:10).
Në këtë Altar është i pra-
nishëm vetë Krishti. Ndaj,
nëpërmjet pranisë së vërtetë
dhe thelbësore të Tij, ne kemi
“uetë Trupin e Zotit të ofruar”, “jo
bukë të thjeshtë, por hyjnësinë e
bashkuar”, pa u shkrirë në një
këto dy natyra më Krishtin. Pra,
kemi të pranishëm Krishtin, siç
rron në lavdi në qiell dhe “të
gjithë sa marrim pjesë në Tru­
pin, tëgjithë sa shijojmë Gjakun
e Tij… marrim nga fuqia e tij e
kulluar” (J. Damaskinoi, Vepr.
kujt. D dhe Krisostomi, Për Le-
trën drejtuarEfesianëve”, 3, par. 3).
Nga kjo kungatë, besimtari
bashkohet me Krishtin dhe
realizon jetën e re të Hirit që
buron nga Ai dhe me anën e Tij.
Vetë Zoti ka konfirmuar lidhur
me Mishin e Tij se “vërtet është
të ngrënët” dhe për Gjakun e Tij
se “vërtet është të pirët”. Ashtu si
“buka është e përshtatshme për
trupin”, për ta mbajtur dhe për

të mbështetur jetën njerëzore,
“ashtu edhe Fjala për shpirtin
është e përshtatshme”. Ndaj,
është e natyrshme që kushdo i
cili mund ta kuptojë, “kush ha
nga Mishi i shenjtë i Krishtit”,

të fuqizohet dhe të ketë begati
në jetën e re të Hirit. Nëpërmjet
Eukaristisë, besimtarët “jetën
hanë, dhe jetën pinë”, thotë
Augustini i Hirshëm. “Haje jetën,
pije jetën; do të kesh jetë, dhe jeta
do të jetë e plotë” kur transme-
tohet nga misteri (Sermo
CXXXI, 1, M.L. 38, 729). Për
këtë edhe Vasili i Madh thotë se
“të kungohesh përditë dhe të
marrësh Trupin dhe Gjakun e
Shenjtë të Krishtit është një gjë
e mirë dhe e dobishme…” (Vasili
i Madh, Letër 93, drejtuar gruas
patrice nga Qesaria, M 32,484).
Ata që kungohen me trupin
e ofruar të Zotit, “do të shijojnë
nga gota e përbashkët e vdekjes,
por jeta e përmbinatyrshme, që
u jepet nga Zoti, do të vazhdojë”
(P.N. Trempelas, Dogmatikë, v.
C, 215). Dhe ashtu si Krishti që
u ngjall së vdekuri dhe është
përsëri i lavdishëm, ashtu dhe
ata nuk do të jetojnë thjesht një
jetë të re, por do të kenë trup të
pavdekshëm, të shndërruar dhe
të asimiluar nga Trupi i Zotit,
të ngritur nga varri dhe të ngji-
tur me lavdi lart në qiejt. Sigu-
risht, ringjallja e trupave është
e përbashkët. Por, pavdekësia e
lavdishme dhe e lumur, jo vetëm
e shpirtit, por edhe e trupit, do
t’u përkasë vetëm atyre të cilëve
“Zoti me të njëjtin Mish” që me-
rret denjësisht nga ata, “për-
mban jetën dhe është farëpavde-
kësie” dhe “nëse dikush pasi
merr një shkëndijë e fut në kash-
të, do të marrë farën e zjarrit”
(Kirilli i Aleksandrisë, Për Joa-
nin, Libr. VI, M 73, 581).
Lumturinë e kësaj kungate
nëpërmjet Ngjalljes së një jete
të re, që marrim gjatë çdo mble-
dhjeje Eukaristike, e shijon sot
më fort se çdo herë tjetër, Fort­
lumturi dhe Vëlla i Dashur,
Kisha Juaj e Tërëshenjtë e
Shqipërisë, e cila deri së fundi,
u persekutua për shkak të
drejtësisë së Perëndisë dhe u
vra për besimin e Tij. Kjo Kishë
u kryqëzua duke mbajtur mbi
fytyrën e Saj kurorën me
gjëmba të martirizimit.
Pra, Kisha e Shqipërisë u kry-
qëzua dhe u varros. Dhe u gë-
zuan ata që e urrenin dhe e gozh-
duan, dhe vendosën një gur të
madh mbi portën e varrit të saj.
Por, megjithatë, ditën e she-
njtë, të thirrur, që ka cakruar
Zoti që të ngazëllehemi dhe të
gëzohemi, nga qielli u dërgua
Fortlumturia Juaj dhe ishte
ideja Juaj si rrufe dhe veshja
Juaj e bardhë që të lëshoni
kushtrimin deri në skajin më
të largët të tokës për Ngjalljen

e Kishës së Tërëshenjtë të Mar-
tirizuar të Shqipërisë, me të ci-
lën të gjithë ne kungohemi së
bashku edhe sot me gotën e jetës.
Atë Kishë Ju e gjetët në
gjendje të nekrotizuar, shkak­
tuar nga përndjekja shumë-
vjeçare. Por, Hiri i Perëndisë ka
bërë që së bashku me ankthet
dhe vuajtjet e Popullit Shqiptar,
të kontibuonit në ringritjen e saj
shpirtërore dhe shoqërore.
Atyre pesë klerikëve të
moshuar të brezit të vjetër, me
anën e hirotonive të hirshme, Ju
u shtuat njëqind e dhjetë klerikë

të rinj, me arsim të mesëm ose
universitar, duke kryer edhe Aka-
deminë Theologjike Orthodho-
kse “Ngjallja”, e cila funksionon
pa ndërprerje që nga viti 1992.
Nëpërmjet organizimit të
Zyrës Teknike të Kishës së Shqi-
përisë, u ndërtuan nga themelet
74 Kisha, u restauruan 5 mana-
stire dhe 65 kisha-monumente
kulture dhe janë riparuar dhe
rikonstruktuar mbi 130 të tjera.
Gjithashtu, janë ndërtuar dhe
rikonstruktuar kompleksi i
Akademisë Theologjike dhe Ma-
nastiri i Shenjtë i Shën Vlashit,
afër Durrësit, Kryepiskopata e
Hirshme e Tiranës. Mitropolitë
e Hirshme të Gjrokastrës, Kor-
çës dhe Beratit, Shkolla e Mes-
me Kishtare e Gjirokastrës, Qe-
ndra Diagnostike Mjekësore, si
dhe ndërtesa për kopshte fëmi-
jësh, klinika, punishte etj. Me
këtë punë ndërtimore, Kisha
Orthodhokse e Shqipërisë kon-
tribuon edhe në zhvillimin eko-
nomik të vendit duke u ofruar
punë qindra nëpunësve, dhjetra
shoqërive vendase dhe qindra
punëtorëve; mund të themi se
Kisha është afirmuar tashmë si
një nga investitorët më të
rëndësishëm të Shqipërisë.
E gjerë është edhe puna
shoqërore humanitare që keni

zhvilluar. Në Tiranë funksionon
Qendra Diagnostike e Ungjillë-
zimit në një ndërtesë gjashtëka-
tëshe, ndërsa disa poliklinika
dhe një njësi ambulante dentare
ofrojnë shërbimet e tyre nëpër
qytete dhe fshatra të ndryshme.
Për këtë qëllim janë zhvilluar
me sukses programe rurale, për
ujësjellësa, të higjienës, ekono-
misë shtëpiake, si dhe për ndër-
tim e riparim rrugësh.
Kjo vepër e ndritur nuk është
zhvilluar pa vështirësi. “Me
shumë lot dhe hidhërime”, Ju
jeni thirrur që të adhuroni Perë-
ndinë dhe t’i shërbeni njeriut.
Në Shqipëri takuat shpirtëra të
djegur dhe dierrë, ndërgjegje
plot dyshim e mosbesim. Fjala
Juaj, e mbushur me të vërtetë,
me shpresë dhe dashuri, si dhe
me dëshirë të sinqertë, erdhi si
një fllad Shpirti të Shenjtë duke
freskuar botën e thatë të një
populli të zgjedhur. Në këtë
kuadër, ndikoi edhe qëndrimi
Juaj ndaj Myslimanëve. Atyre
iu drejtuat pa asnjë gjurmë in­
tolerance, me humanizëm dhe
respekt kristian: “Kisha uri dhe
më dhatë për të ngrënë… i huaj
isha dhe më bujtët”. Kontributi
i shërbimit Tuaj ishte ndihma
që iu dha më shumë se 25.000
refugjatëve kosovarë. Dritë dhe
pishtar në rrugë ka qënë bindja
Juaj se “vaji i fesë nuk duhet të
përdoret nga asnjëra palë për të
ndezur konfliktet, por për të
shëruar plagët dhe për të
qetësuar zemrat”.
Fortlumturi,
Duke patur shpresën se kjo
Vepër kishtare Perëndinxitur
dhe Perëndidashëse do të japë
fryte të bollshme për lavdi të
Perëndisë së Shenjtë Triadik
dhe për të mbështetur grigjën
që Ju është besuar, Ju ofrojmë
këtë patericë baritore që ta
drejtoni atë për shumë vjet dhe
Ju sigurojmë se Kisha e
Tërëshenjtë e Greqisë do t’ju
qëndrojë pranë si Kirinejtë në
ecjen Tuaj të përpjetë, në pritje
që Ju të gëzoheni duke parë
lavdinë që Perëndia që do t’i
japë Kishës së Tërëshenjtë të
Shqipërisë, të zbukuruar me
figurën e hirshme të Martirit të
Shenjtë e të lavdishëm, Isapos-
tullit dhe Mësuesit tonë, Koz-
mait të Etolisë, dhe në llambën
e mbarë globit të ndriçojë “ane-
mbanë dheut” dhe duke shpallur
“se Perëndia është me ne”.