EmailFacebookKontakt

Libra me vlera fetare dhe kulturore

Doli në qarkullim libri
“Berati dhe Krishterimi” i
historianit Dionis Vlash Papa.
Ky punim me vlera fetare dhe
kulturore u përgatit me
bekimin dhe interesimin e
gjithanshëm të Hirësisë së Tij,
Imzot Ignatit, Mitropolit i
Beratit, Vlorës, Kaninës dhe i
gjithë Myzeqesë, në kuadrin e
2000 – vjetorit të Krishterimit.
Libra me vlera fetare dhe kulturore
Libri i kushtohet Papa
Thanasit, që i shërbeu me
përkushtim besimit orthodhoks
si prift i kishës së Shën Kollit
të fshatit Paftal për gati një
çerek shekulli.
Në libër pasqyrohen me
vërtetësi fillimet e Krishterimit
në Iliri prej Apostujve Pjetër
dhe Pavël, të cilët qysh në vitet
e para të këtij besimi të ri
hodhën farën e mbarë në masat
e shtypura e të mjeruara të
bregdetit lindor të Adriatikut.
Fara e mbjellë me dashurinë e
pakufishme për Jisu Krishtin –
Shpëtimtar filloi të mbijë dhe
të përhapej e shëndetshme në
të katër anët e Ilirisë dhe të
hynte me shpejtësi edhe në
zemrat e banorëve të lashtë të
Antipatrias apo
Pulheriopolisit, siç quhej Berati
në ato kohëra.
Duke filluar faqe pas faqeje
autori, në mënyë të natyrshme
na çon në krijimin e bashkësive
kristiane, të cilat hap pas hapi
nisën të ngrejnë institucionet e
para të fesë së re; kisha dhe
manastire dhe të zhvillojnë
organizimin kishtar, duke
ngritur edhe Episkopatën e
Beratit, të Vlorës, Kaninës dhe
gjithë Myzeqesë.
Autori e quan Beratin si
strehën e vlerave më të larta të
artit dhe kulturës kishtare,
sepse ka diur të ruajë me
trimëri dhe besim vetmohues
“Kodikun e purpurt të Beratit”
prej 190 fletësh dhe “Kodikun
e Artë” prej 413 fletësh të
shekullit të gjashtë dhe të
nëntë, unikalë në të gjithë
botën, thesarë të vyer të
trashëgimisë sonë fetare e
kulturore.
Autori nxjerr në pah
vështirësitë e panumërta që
kanë hasur besëmirët
orthodhoksë në vitet e
pushtimit otoman, duke
ngritur lart figurat e ndritura
të martirëve beratas; Shën
Nikodhimit dhe Shën Kozmait,
që janë udhërrëfyes të
Krishterimit. Rënqethës janë
faktet për dëmet e
pallogartishme që i shkaktoi
kulturës fetare periudha e
dikataturës komuniste.
Me frymë optimizmi
përshkruhet në libër periudha
10 – vjeçare e rihapjes dhe e
lulëzimit sërishmi të kishave
nën drejtimin e mençur të
Fortlumturisë së Tij, Pr. Dr.
Anastasit, Kryepiskop i
Tiranës, Durësit dhe gjithë
Shqipërisë.
Historiani i mirënjohur
beratas Dionis Vasil Papa
meriton fjalët dhe përgëzimet
më të ngrohta për këtë dhuratë
të çmuar që i bëri Kishës
Orthodhokse Autoqefale të
Shqipërisë, që do të pasurojë
historikun e kishës sonë
mbarëkombëtare.
Ilia Mihai Zaha