EmailFacebookKontakt

Gjergji i Napolit

Gjergji i Napolit
(3 nëntor)

Gjergji i Napolit lindi në një
fshat afër qytetit te Napulit. Ai
ishte prift në Neapoli të
Kapadhoqisë, vend në mes të
Azisë së Vogël. Ai u martirizua
në fshatin Malakopeja. Ky
fshat, i Historisë së Bizantit
dhe epopeve të akritëve (ruaj-
tësve të kufijve) tani quhet De-
zikuju ose pusi i thellë. Popull-
sia përpara shkatërrimit të vi-
tit 1922, ishte kryesisht e kri-
shterë greke. Këtu ndodhej një
katakomb fantastik me një
qytet të nëndheshëm kolosal,
dhe një labirinth me shtrirje 4
km katrore dhe 18 kate ! Pra,
shenjti, i cili ishte plak dhe
shëndetlig, u ftua më 1797 për

të meshuar në Malakopeja, e
cila kishte mbetur pa klerik,
për arsye të persekutimit të
egër ndaj të krishterëve. Ai nuk
e mori parasysh rrezikun dhe
u nis. Por para Malakopejës
turq fanatikë e sulmuan, e
vodhën e çveshën dhe i prenë
kokën. Pas katër ditësh të
krishterët e gjetën trupin e tij
fshehur nëpër shkretëtirë, i
bënë shërbesën dhe e varrosën
në vend. Më vonë, Neapolitët e
morën lipsanin e paprishur që
binte erë miro. Për këtë i nxit
dëshmori i shenjtë, i cili ju
shfaq në ëndërr një të veje
shpresëtare dy herë derisa ajo
u bind. Lipsani u vendos në
shtëpinë e at Vasilit. Më pas u
vu në kishën ku bashkë-
meshonin, dhe mbas ikjes së të
krishterëve (1924) në kishën e
shën Efstathit në Athinë. Gjatë
lundrimit për në Greqi lipsani
qetësoi furtunën.
Disa nga mrekullitë e bëra
pas vdekjes së tij deri tani janë:
I ndëshkoi me sëmundje të
gjithë dhimogjerondët sepse
kishin shpifur për papa Neo-
fitin, të birin e papa Vasilit, si-
kur ai gjoja shfrytëzonte lipsa­
nin e shenjtë. Ai i shëroi kur ata
u penduan. Një prift i Malako
pejës, i cili mori fshehurazi një
copë nga lipsani u sëmur
familjarisht, dhe e ktheu atë i
frikësuar, pasi u urdhërua nga
shenjti në ëndërr. Në periudhën
e urisë (1903), vaji i kandilit të
tij nuk mbarohej. Bëri të binte
shi në një periudhë thatësire.
Shëroi sterilitetin, lëngatën
(dobësimin e përgjithshëm të
organizmit), sëmundjet nervore
dhe shumë lloje sëmundjesh.