Festivali IV Kombëtar i Rinisë Qrthodhokse
Energji dhe krijimtari që shumëfishohen nga besimi
– Veprimtaria u zhvillua në
datat 13-14 tetor, në Ka-
tedralen e re të Shën Astit,
Durrës dhe në sallën e
Akademisë së Arteve, T i-
ranë, në prani të besi-
mtarëve të shumtë dhe të
Sinodit të Shenjtë –
Përgjatë katër vjetëve,
festivali ka formuar tashmë një
fizionomi të konsoliduar duke
e rritur në vazhdimësi larminë
e cilësinë e tij. Qindra të rinj
orthodhoksë, nga e gjithë
Shqipëria, kanë sjellë në të co-
pëzat më të mira nga traditat
fetare e popullore të zonave të
tyre, duke krijuar me to një mo-
zaik të vetëm të besimit të tyre
të thellë orthodhoks, për të la-
vdëruar Perëndinë, në emrin e
të Cilit janë mbledhur. Gjitha-
shtu, si dhe gjithë veprimtaritë
dhe investimet e tjera për ri-
ninë – shkollat, kampingjet,
shtëpitë e rinisë – kjo vepri-
mtari është një tjetër dëshmi e
kujdesit të veçantë dhe të
drejtpërdrejtë të Kryepiskopit
Anastas për brezin e ri.
E veçantë e organizimit për
këtë vit, ishte se nuk pati çmi-
me, duke e fokusuar veprim-
tarinë si një takim të madh të
rinisë orthodhokse, për t’u
njohur me njëri-tjetrin dhe për
të shkëmbyer përvojat shpirtër-
ore e jetësore (9 grupe ishin të
vendosuar në mjediset e
Manastirit të Shën Vlashit dhe
të Akademisë Teologjike dhe 9
në hotel “Minatori”).
Nata e parë e festivalit, u
hap në Katedralen e re dhe shu-
më të bukur të Durrësit, që
mban emrin e Shën Astit, që u
martirizua aty, si një ndër dë-
shmorët e parë në listën e gjatë
të shenjtorëve të krishterë që
kanë dhënë këto treva.
Ishin të pranishëm, përveç
besimtarëve të shumtë edhe
Fortlumturia e Tij Kryepiskopi
Anastas, Hirësia e Tij Ignati
dhe Hirësia e Tij Joani, klerikë
etj.
Në natën e parë konku-
ruan 9 grupe. I pari u ngjit në
skenë grupi i të rinjve të Bubu-
llimës, i cili e nisi programin me
këngën “Me Krishtin Shpëti-
mtar” etj., i pasuar nga grupi i
Kolonjës, me “Lajmëron ajri me
gëzim”, “Motive dasme” etj. dhe
grupi i Fierit, që solli “Me ty, o
Krisht”, “Potpuri qytetare fie-
rake” etj. Këtu pati një “pauzë”
në konkurim, ku një e re nga
Tirana recitoi nga Letrat e
Shën Pavlit pjesën që konsi-
derohet si “Himni i Dashurisë”.
Pastaj doli në skenë grupi i
Libofshës, me “Këngë për Shën
Kozmain” etj.; i Ersekës, me
“Virgjëresha Lindi sot” etj. dhe
Këlcyra, me “Lavdërimet e
Epifanisë” etj. Këtu pati sërish
një “thyerje”, me interpretimin
e Trios instrumentale të Radios
“Ngjallja”. Pjesa e fundit e shfa-
qjes, përmbante paraqitjen e
grupeve të kampit të djemve,
Zvërnec dhe të vajzave nga ka-
mpingu i Shën Joan Vladimirit,
për t’u mbyllur me grupin e
Durrësit, që solli “Lumërimet”,
“Këngë për Krishtlindje” etj.
Pataj të rinjtë dëgjuan fjalët e
ngrohta që u drejtoi Kryepi
skopi Anastas, i cili lavdëroi
dëshirën dhe përkushtimin e
tyre dhe i nxiti për të marrë më
shumë përsipër në të ardhmen,
pasi ata vetë janë e ardhmja e
Kishës dhe e vendit.
Nata e dytë e Festivalit,
u zhvillua në sallën e Akade-
misë së arteve në Tiranë. Ajo u
hap me konkurimin e grupit të
të rinjve orthodhoksë të
Kavajës me “Në dallgët e jetës
time” dhe Gëzohu Mariam”;
pastaj u ngjitën në skenë grupi
i Shkollës së Mesme Kishtare
“Kryqi i Nderuar”, Gjirokastër,
me “Pjesë nga Dhoksologjia”,
“Kryqit tënd i falemi” etj.; grupi
i Gjinarit, me “Ai është Jisui”,
“Një bahçe me trëndelinë” etj.;
i Mursisë me “Tropare” dhe një
valle karakteristike. Këtu, para
spektatorëve doli sërish Trioja
e Radios dhe këndoi si soliste
Joli Nano.
Pastaj u vazhdua me grupin
e Selenicës, me “Virgjëresha
Mari”, me tekst një poezi të të
ndjerit Episkopit të Apollonisë
Kozmait etj.; grupi i Elbasanit,
me ‘Vegimi” dhe “O, n’atë fushë
të mejdanit”; grupi i Korçës, që
ka qenë gjithmonë ndër më të
dalluarit, me “Të dua, o Zot’, “O
merak i shkretë” etj.; Berati,
me “Himni i shkollave të Pa-
trikanës së Konstandinopojës”
dhe “Kur hyj në Mangalem”
dhe grupi i Radios “Ngjallja”, i
cili ishte një risi për festivalin,
me këngët “Kambanat e mbrë-
mjes” dhe “Gëzohu Nuse…”.
Shfaqja u mbyll me pjesën
teatrale “Fëmijët janë bekim
nga Perëndia”, vënë në skenë
nga studentët e Akademisë
Teologjike Orthodhokse.
Në fund, të pranishmit e
shumtë në shfaqje, që e kishin
mbushur plot e përplot sallën,
i përshëndeti Kryepiskopi
Anastas, i cili u ndal tek rën-
dësia parësore e dashurisë në
jetët tona, për Perëndinë dhe të
gjithë njerëzit.
Korresp. i “Ngjalljes”