Më e madhja
është Dashuria
IKorinth. 13
Sikur të flas gjuhët e njerëzve e të
engjëjve, pa pasur dashuri, bëhem
si bakër tingëllues ose cembal zhu-
rmues.
Dhe sikur të kem dhuntinë e
profecisë e të njihja gjithë misteret
e gjithë dituritë, dhe të kem gjithë
besimin që të lëviz nga vendi malet,
pa pasur dashuri, nuk jam asgjë.
Dhe sikur të ndaj gjithë pasurinë
time për të ushqyer të varfërit, dhe
sikur të jepja trupin tim për ta
djegur, pa pasur dashuri, asnjë dobi
nuk më sjell.
Dashuria është
e durueshme,
është e mirë;
dashuria nuk ka
smirë;
dashuria nuk
mburret,
nuk fryhet,
nuk sillet në mënyrë
të pahijshme,
nuk kërkon
interesat e veta,
nuk zemërohet,
nuk dyshon të
keqen;
nuk gëzohet për
padrejtësinë,
por gëzohet për të
vërtetën.
Të gjitha i mban,
të gjitha i beson,
të gjitha i shpreson,
të gjitha i duron.
Dashuria kurrë nuk bie poshtë.
Sa për profecitë, ato do të shfu-
qizohen; sa për gjuhët, ato do të
pushojnë; sa për diturinë, ajo do të
humbasë.
Tani, pra, këto mbeten: besimi,
shpresa, dashuria; por më e madhja
prej tyre është dashuria.