Dr. Ardian Ahmedaja
Këngët popullore shqiptare dhe i kënduari
bizantin
Ardian Ahmedaja studioi
kompozicion në Akademinë e
Arteve në Tiranë (1983 – 1987)
në klasën e Prof. Çesk Zadesë.
Në vitet 1987 -1991 punoi si ko-
mpozitor në Teatrin e Operas
dhe Baletit duke u angazhuar
njëkohësisht në veprimtari
mësimdhënëse nëAkademinë e
Arteve. Më 1991 filloi studimet
në Universitetin e Muzikës në
Vjenë: Në vitin 1995 mbron
gradën Magister Artium me d^
punime. Në të njëjtin Univer-
sitet studioi edhe muzikë com-
puterike dhe atë për mediat
elektronike. Ndërsa në Uni
versitetin Qendror të Vjenës
studioi Shkencë muzikore dhe
Etnologji (1994 -1999). Nëkëtë
Universitet mbrojti gradën Dr.
Phil mepunimin: “Mbi melodi-
kën e këngëve popullore shqip
tare. Tipologji e këngëve të ge-
gëve). Tani punon në Institutin
e Studimit të Muzikës Popullore
pranë Universitetit të Muzikës
në Vjenë mbi projektin “Këngët
popullore shqiptare dhe i kën-
duari bizantin”.
Më poshtë, po botojmë një
pjesë nga referati që Dr.
Ahmedaja e mbajti në Simpo-
ziumin “2000 – vjet Krishte-
rim”, nëntor 2000
Një fushë krejt e palëvmar
në etnomuzikologjinë shqiptare
janë studimet krahasuese me
kultura të tjera muzikore. Stu-
dime të tilla janë bërë tashmë
të domosdoshme për ta zgje-
ruar këndvështrimin tonë edhe
për dukuri, që duket sikur janë
më se të njohura sdhe s’kanë
nevojë për shpjegime. Në këtë
kumtesë do diskutohet vetëm
mbi dy prej tyre. E para ka të
bëjë me këngët shumëzërëshe
të Jugut.
Deri më sot mungon trajti-
mi shkencor i çështjes së mo-
shës dhe prejardhjes së tyre.
Frazat standarte në etnomu-
zikologjinë shqiptare si: këugët
tona të lashta, këngët tona
mijëvjeçare, këngët tona që
vijnë nga errësira e shekujve,
etj nuk mjaftojnë. Detyra e
shkencës është që të shpër-
ndajë pikërisht këtë errësirë të
shekujve, përndryshe ajo nuk
mund të luajë rolin që i takon.
Në rastin e hulumtimeve për
përcaktimin e moshës dhe
prejardhjes së këngëve shumë-
zërëshe shqiptare, duket se
studimet krahasuese me të
kënduarin bizantin ndihmojnë
për të gjetur disa përgjigje.
Thellimi në këtë çështje mund
të sjellë, veç të tjerash, të dhëna
të rëndësishme, të cilat do të
ndihmonin për të përcaktuar
vendin e kësaj pjese të traditës
shqiptare në kulturën ballka-
nike dhe mesdhetare.
Pse mund të ndihmonte në
këtë rast krahasimi me të
kënduarin bizantin? I kënduari
bizantin konsiderohet mono-
dik, njëzërësh. Amund të ndih-
mojë krahasimi me të për gjur-
mimin e prejardhjes dhe kohës
së lindjes së këngëve shumë-
zërëshe shqiptare?
Muzika bizantine vërtet
konsiderohet njëzërëshe, por ky
zë ngrihet mbi një tingull os-
tinato, që quhet loov dhe që
përbën bazamentin mbi të cilin
zëri solistik ndërton improvi-
zimin e tij. Këtë zë shqiptarët
e quajnë iso. Iso nuk mungon
asnjëherë në këngë tre dhe
katërzërëshe, si dhe në një pjesë
të këngëve dyzërëshe shqipta
re. Ajo është shumë e rëndësi-
shme për këngëtarët e zërave
solistikë, spese u shërben atyre
si bazë për intonacionin dhe u
jep liri për të improvizuar. Të
kujtojmë këtu për shembull
këngët në rritëm të lirë të
toskëve. Për labët mund të për-
mendet ndër të tjera, se një nga
shkaqet e tingëllimit të fuqi-
shëm të kënges është forca me
të cilën këndon grupi i isos, për
t’i dhënë mbështetjen e duhur
solistëve. Nga ana tjetër, kën-
gëtarëve të zërave solistikë u
duhet të këndojnë akoma më
fort, nëse duan që të dëgjohen.
Iso influencon në këtë mënyrë
tingëllimin e përgjithshëm të
këngës, duke u bërë tipar i rë-
ndësishëm i saj.
Një tipar i dytë afron kën-
gët shumëzërëshe shqiptare me
të kënduarit bizantin është ka-
rakteri i theksuar improvizues.
Së treti shumica e këngëve
popullore shumëzërëshe shqip
tare ashtu si edhe muzika biza
ntine nuk shoqërohen me in-
strumenta. Pra si njëra, si
tjetra është në thelb muzikë
vokale.
Të para rne këtë sy, kra-
hasimet ndërmjet muzikës so-
në popullore me të kënduarin
bizantin mund të ndihmojnë në
drejtime të ndryshme për sqa-
rimin e çështjeve me rëndësi të
etnomuzikologjisë shqiptare.