Nga kronika e takimit
të Sarajeves midis feve
Rrugëtimi drejt Sarajevës
i Fortlumturisë së Tij, do të
niste të enjten, 13 shtator, duke
kaluar nga Mali i Zi. Aty, Krye-
piskopi Anastas do të pritej nga
Mitropoliti Amfillohi dhe do të
bënte një vizitë në Manastirin
e Lindjes së Shën Marisë.
Ndërsa në kufirin me Bosnjën,
kishte dalë Mitropoliti i Sara-
jevës Nikolla, i cili e Shoqëroi
deri në Seminarin Katolik, ku
zhvillohej veprimtaria.
Të nesërmen, Kryepiskopi
do të ishte mjaft aktiv me ndër-
hyrjet dhe reflektimet e tij gjatë
diskutimeve, duke u ndalur
sidomos në çështjet e edukimit
fetar, duke e theksuar atë si një
domosdoshmëri për të rinjtë e
sotëm. Megjithë zërat, që pre-
tendojnë se futja e tij në shkolla
mund të sjellë ndarje midis të
rinjve, përvoja e vendeve që e
kanë atë tregon të kundërtën.
Të shtunën, 15 shtator,
Fortlumturia e Tij, Prof. Dr.
Anastasi, do të mbante në
Konferencë temën”Kontributi
fetar në zhvillimin e vlerave
reciproke dhe një qytetarie të
përbashkët” (Si komunitetet
fetare mund të kontribuojnë
për të ndërtuar një shoqëri më
të mirë).
Tema ishte e ndarë në dy
pjesë: A. “Të krishterët dhe Mu-
slimanët duke jetuar së bashku
në një Evropë Moderne”, ku
flitej për Vlerat fetare në
Evropën e sotme, Bashkë-
ekzistenca harmonike dhe
respekti midis komuniteteve të
ndryshme fetare. Rëndësia e Të
Drejtave të Njeriut. Dhe pjesa
e dytë, B: “Përparësi themelore
për situatën e sotme, ku ndalej
në: Kapërcimin e çdo forme
dhune, Të përpiqemi për një
pajtim autentik dhe një paqe
thelbësore, Të nxisim një
dialog fetar të sinqertë, Të
programojmë një edukim fetar
konstruktiv dhe Përgjegjësi
mbarëbotërore.
Pasdite, Kryepiskopit do t’i
dorëzohej Çmimi “Pro Hu
manitate, që do të plotësohej
nga vlerësimet tepër të larta
për veprën e Tij n‘ë krye të
Kishës OrthodhokseAutoqefale
të Shqipërisë, për vendin dhe
rajonin.
Të dielën, Kryepiskopi
drejtoi Liturgjinë Hyjnore në
Katedralen Orthodhokse të Sa-
rajevës, gjatë së cilës iu drejtua
besimtarëve, duke theksuar se,
rruga më e mirë jo vetëm për
Sarajevën, por për gjithë
Ballkanin, është krijimi i një
atmosfere paqeje, duke kapë-
rcyer armikun kryesor që ka
mbetur pas luftës – rrezatimin
e urrejtjes.
Në kthim, Fortlumturia e
Tij bëri një ndalesë në Aka-
deminë teologjike orthodhokse
të Malit të Zi, ku bashkëbi-
sedoi ngrohtë për tema shpirtë-
rore me studentët.
J. P.