Moho botën dhe pasurinë
Tregojnë një histori nga jeta e Shën
Andonit:
Një njeri deshi të bëhej murg, mohoi botën
dhe ia dha pasurinë e tij të varferve, por
mbajti diçka për shpenzimet e tij perso
nale. Kur takoi Shën Andonin dhe ia tregoi
këtë që kishte bërë, ai i tha: “ Nëse dëshi-
ron të bëhesh murg, shko në fshatin afër,
bli ca mish dhe mbulo me të trupin tënd
të zhveshur dhe pastaj eja kështu këtu.”
Vëllai veproi siç i tha, por rrugës iu sulën
qen e kafshë të tjera, që deshën ta
shqyenin. Kur u kthye tek Shën Andoni,
ai e pyeti nëse e kishte zbatuar këshillën
si duhej. I riu i tregoi trupin tërë plagë
dhe atëherë Shenjtori i tha:
“Ata që mohojnë botën, por mbajnë diçka
për vehte, do të shqyhen nga demonët, të
cilët i luftojnë”.