EmailFacebookKontakt

Shën Andon Omologjeti, Kryepiskop i Durrësit dhe i Selanikut

Shën Andon Omologjeti,
Kryepiskop i Durrësit dhe i Selanikut (2 nëntor 844)
Për figurën e këtij pohuesi
të besimit në periudhën e dytë
ikonoklaste (ikonolu-ftuese)
(815-843) nuk kemi shumë të
dhëna. Një burim tepër i rë-
ndësishëm për jetën e tij është
një fragment që ndodhet në
jetëshkrimin e oshënares Theo-
dhora nga Selaniku, që është
shkruar prej një kleriku të kë-
saj Mitropolie me emrin Grigor.
Ky ndërpret me qëllim rrjedhën
e tregimit për oshënaren, duke
dhënë shkurtimisht disa të
dhëna rreth periudhës ikono­
klaste, si dhe për personin pak
të njohur të një udhëheqësi ki­
shtar ikonodashës, atë të Krye-
piskopit Andon. Shkak përkëtë
ndalesë është afrimiteti fisnor
i Andonit me oshënaren Theo-
dhora dhe lidhja e saj me mo-
trën e tij, Ekaterinën, e cila
ishte igumene e manastirit ku
rrinte si murgeshë e bija e
Theodhorës, Theopisti.
Mendohet se vendi i prejar-
dhjes së tij mund të jetë ishulli
i Egjinës (afër Athinës), prej së
cilës rrjedh edhe oshënarja
Theodhora, por nuk dihet koha
dhe arsyet e emigrimit të tij së
bashku me motrën, të cilët më
pas u vendosën në Selanik.
Andoni pasi mësoi që i vogël
Shkrimet e Shenjta dhe mori
më vonë thirrjen murgjërore, e
veshi veten e tij me të gjitha llo-
jet e virtyteve, duke studiuar
vazhdimisht Shkrimet dhe
duke nënshtruar çdo mendim
në bindjen e Krishtit. Arsimimi
dhe dëshira për dituri e Ando­
nit nuk kufizohej vetëm tek te-
kstet e shkrimtarëve të kri-
shterë, por zgjerohej edhe më
tej në formimin e tij të përgjith-
shëm enciklopedik, duke e ngri-
tur më lart nivelin e shpje-
gimit dogmatik. Të gjitha këto
patën si rezultat zgjedhjen e tij
në fronin Kryepiskopal të Mit-
ropolisë së Durrësit. Kjo zgje-
dhje mendohet të jetë bërë pak
më parë se viti 815, në periu-
dhën e dytë të luftës kundër
ikonave, në kohën e perandor
Leontit të 5 të Armenit (813-820).
Një burim tjetër i rëndë-
sishëm janë edhe dy letrat e
oshënar Theodhor Studitit
(|826), figurë e shquar udhë-
heqëse e ikonëdashësve (për-
katësisht letra 462: Andonit të
Durrësit dhe letra 542: Andonit
peshkopY Në letrën e parë ai i
përgjigjet Andonit për një
ngjarje me karakter kanonik,
letër e cila karakterizohet nga
një ton i ngrohtë e një prirje la-
vdërimi drejtiiar personit të
Andonit, duke shfaqur një vle-
rësim të veçantë për të. E njëjta
frymë dallohet edhe në letrën
e dytë që mendohet e vitit 826.
Një tjetër burim i ndër-
sjelltë për Andonin, gjendet
edhe në letrën e 543 të të The­
odhor Studitit drejtuar murgut
Dionis, i cili më parë kishte pra-
nuar këshilla prej të Fort-
nderuarit atit tonë dhe Krye­
piskop të Durrësit gjatë he-
rezisë së luftës kundër ikonave.
Interes të veçantë paraqet
edhe botimi i një vule Kryepi-
skopale të Durrësit, e dëmtuar
disi, e cila mendohet të mbajë
emrin e Andonit.
Kleriku Grigor, që përme-
ndëm më lart, pas fragmentit
për Andonin përmend përndje-
kjen e ashpër të perandorit
Leont ndaj ikonodashësve dhe
përqendrohet tek fjalimi kun-
dërshtues me bazë kristologjike
që mbajti Andoni përpara pera­
ndorit, i cili fillon kështu: “O
perandor, unë nuk dua tëpërdor
fjalë blasfemuese kundërPerën-
disë sonë të vërtetë Jisu
Krishtit, dhe as nuk dua ta
ofendoj atë me vepra, ashtu siç
bëjnë grupi i ikonoklastëve, të
cilët nuk kanë frikë, që me
guxim e fjalë të pabesa dhe
arsyetime t’i japin emrin e
idhullit ikonës së nderuar të
Krishtit, përmes së cilës jemi
shpëtuar nga gabimi i adhuri-
mit të idhujve. Sepse unë e di,
se nderimi i imazheve është
nderimi i kushtuar atyre që
janë pikturuar në to, ashtu si
edhe ç‘nderimi i kalon po të
njëjtave imazhe… dhe njerëzit
(Vijon në faqen 8)

(Vijon ngafaqja 5)
e dinë se si t’ia japin nderimin
e duhur ikonave të shenjta dhe
se si përmes tyre t’ia ofrojnë
nderimin prototipit…”
Përgjigjja e perandorit, pas
qëndrimit të guximshëm të
Andonit, ishin torturat e egra, që
i sollën plagë të pashërueshme
dhe tronditën shëndetin e tij
dhe në fund internimin.
Pas vrasjes së Leontit të 5″të
prej Mihailit të 2-të (820-829) dhe
ngjitjes së tij në fronin pera-
ndorak, në prag të Krishtlin-
djes të vitit 820, Andoni u thirr
prej internimit dhe u zgjodh
Kryepiskop i Selanikut.
Mirëpo koha e tij në këtë Mi-

Shën Andon Omologjeti,
tropoli ishte shumë e shkurtër,
saqë s’mundi dot të kryente as
edhe detyrat e tij liturgjike
Kryepiskopale, përveç dorë-
zimit të një kleriku. Vdekja e
tij oshënare ndodhi pak muaj
pas Rivendosjes së Ikonave, më
2 Nëntor 844.
Tregimi i klerikut Grigor va­
zhdon më pas me një informa-
cion tepër të rëndësishëm për
varrosjen e trupit të Andonit në
kishëzën e shën Joan Pagë-
zorit, ngjitur në krahun e majtë
të kishës së shën Dhimitrit, në
Selanik. Ai përmend se pas 46
vjetësh nga vdekja e Andonit,
do varrosej një tjetër Kryepi­
skop i Sel^nikut në varrin e tij,

kjo gjë solli si rrezultat zbuli-
min e një mrekullie përpara të
gjithë të pranishmëve, trupin e
paprishur të Andonit, i veshur
me stolitë kryepriftërore.
Ikona e vetme e njohur e
Shën Andon Omologjetit ndo-
dhet e pikturuar, në stilin e so-
tëm ikonografik, në një kolonë
të kishës mitropolitane të Shën
Grigor Pallamait, në Selanik.
Ky material është marrë e
përkthyer nga Sinaksari i Se­
lanikut, libër i jetëshkrimeve të
shenjtorëve të këtij qyteti.
Kristaq Bakallbashi
Student në Fakultetin
e Teologjisë, Selanik