Veprat tuaja na e mbushin
shpirtin me gëzim
Gazetës “Ngjallja”
Jemi pak familje be-
‘.^imtare orthodhokse
shqiptare, këtu në Ma
nlius të SHBA-së. Me
kërkesën tonë besimtari
i nderuar Peter Minnari
nga Bostoni, ka filluar të
na dërgojë gazetën
“Ngjallja” dhe për këtë e
falenderojmë.
E lexojmë në fa-
miljet tona, në prani të
të rinjve dhe fëmijëve
tanë.
Na bëhet zemra mal
kur mësojmë se orthodh-
oksia në vendin tonë
Shqipëri, në këto dhjetë
vitet e fundit, e udhëhe-
qur nga Fortlumturia e
Tij, Anastasi, nga pe-
shkopët, etj… ka dhënë
dhe vazhdon të japë fry-
tet e Zotit, ashtu sikurse
thuhet në “Ngjallja” të
muajit korrik në arti-
kullin: “I bekuar është ai
që vjen në emrin e Zotit”
(Mark 11:9). Po, të nde
ruar udhëheqës shpirtë-
rorë, puna e juaj e ma-
dhe dhe e palodhur na
hap zemrat tona drejt
Perëndisë së Shenjtë.
Ju jeni barinjtë ta-
në, kjo, sepse jeni thir-
rur nga Jisu Krishti, për
ta ndjekur Atë dhe për
t’u bërë peshkatarë nje-
rëzish (Mathe 4:19)
ashtu sikurse jeni me të
vërtetë. Zoti ju bekoftë.
Puna juaj e madhe,
veprat tuaja të mëdha
për të mirën e popullit
shqiptar, na mbushin
shpirtin me gëzim, por,
edhe ne nuk mbetemi
mbrapa, sepse i kryejmë
të gjitha ritet fetare
orthodhokse si faljet,
lutjet, meshimin, kungi-
min, pagëzimin, marte-
sat etj. i bëjmë në kishën
simotër greke “Shën So
fia”, në Syracuse, mbasi
nuk ka dallim midis
nesh, sepse Pe-rëndia
është i të gjithëve (Rom.
10:12).
Këto rite i ndjekin
dhe fëmijët tanë sepse
Jisu Krishti na porosit:
Lini fëmijët të vinë tek
unë dhe mos i pengoni,
sepse e tyrja është mbre-
tëria e Perëndisë” (Math
19:14-Lluka 18:16).
Të dashur udhëhe-
qës shpirtërorë, duke
lexuar gazetën “Ngja
llja”, gjejmë shumë fjalë
që ua kemi harruar ku-
ptimin, jo vetëm ne, por
më shumë të rinjtë tanë,
si: enori, eksark, liturgji,
hirotonisur etj… Mendo-
jmë që në faqen e fundit
të gazetës, të çelet një
rubrikë me titull “Fjalori
Orthodhoks”, ku të
shpjegohen domethëniet
dhe kuptimi.
Ne të gjithë i urojmë
nga zemra jetë të gjatë
dhe shëndet Kryepisko-
pit Anastas, dhe gjithë
udhëheqësve shpirtë-
rorë orthodhoksë.
Lavdi Perëndisë!
Përshëndetje vëlla-
zërore
Kosta Tili