Të dielën, më datën
21 tetor 2001, një pjesë
e grupit të grave or-
thodhokse të Tiranës
dhe Shkodrës, Litur-
gjinë Hyjnore e ndoqën
së bashku në Kishën e
Manastirit të Ardenicës.
Ishin të pranishëm edhe
banorë të asaj zone, si
dhe një grup të rinjsh
dursakë, të cilët fund-
javën do ta kalonin së
bashku në Ardenicë dhe
e nisën pikërisht me
Liturgjinë Hyjnore.
Të gjithë të pranish-
mit, pas Liturgjisë pa-
tën rastin të marrin pje-
së edhe në kurorëzimin
e dy të rinjve, banorë të
zonës.
Grupi i grave Ortho-
dhokse të Tiranës dhe
Shkodrës morën pjesë
më pas në “Paraklisin e
vogël”, që u krye nga At
Efremi, në kishën e
Shën Triadhës, ku ka
vënë kurorë Heroi Le-
gjendar i kombit tonë,
por edhe mbrojtës i Kri-
shterimit në Evropë,
Gjergj Kastrioti.
Në predikimin e tij
ndër të tjera At Efremi,
tha: “Ndjej mallëngjim
kur shoh bashkimin e dy
grupeve nga Shkodra
dhe Tirana… Ju siguroj,
se edhe juve që vini
këtu, e Tërëshenjta ju
jep bekimin juve dhe
familjeve tuaja…
Në apostullin e so-
tëm, – vijoi më tej At
Efremi, – dëgjuam Apo
stull Pavlin, që na dre-
jtohet: “…mësimdhënien
që po ju jap nuk na i
kanë dhënë njerëzit, por
vetë Perëndia. Kjo më-
simdhënie nuk është
krijim njerëzor, por fjalë
hyjnore.. dhe është dety-
ra jonë ta plotësojmë dhe
ta bëjmë përjetim të për-
ditshëm, në mënyrë që
të krenohemi për emrin
orthodhoks. Pse? Sepse
ne zotërojmë besimin e
drejtë që duhet jo vetëm
ta jetoni, por edhe ta
përcillni te familja juaj,
lagjja e më gjerë….”.
Më pas, gratë pushu-
an në mjediset mikpri-
tëse, të pastra e të qeta
të Manastirit. Në bise-
dat ndërmjet tyre, ato
lavdëronin Perëndinë
dhe falënderonin Krye-
piskopin Anastas, që ka
mundësur këtë veprim-
tari dhe të tjera si kjo.
Julia Pjetri