Ndërsa çështja zvarritet gjyqeve…
…Vazhdon me arrogancë ndërtimi i
paligjshëm
-Në tokën e Kishës, pranë Manastirit të Çukës, po ngrihet një
kompleks turistik abuziv , i lidhur me interesa të dyshimta –
Pranë Sarandës, aty
ku fillon liqeni i Butri-
ntit, në një majë kodre
piktoreske dhe domi-
nuese, ku vështrimi
shkon shumë larg, ngri
het një perlë e besimit
orthodhoks: Manastiri i
Shën Gjergjit (i njohur
edhe si manastiri i Çu-
kës). Në vitet e moniz-
mit aty u ngrit një re
part ushtarak, për t’i
ndaluar besimtarët të
faleshin, qoftë edhe
fshehurazi. Me ardhjen
e demokracisë, interesa
të errëta dhe të mbra-
pshta e fokusuan tru-
allin e Manastirit, me
synimin për ta …
Për një çast, me kthi-
min e pronësisë së Ki-
shës mbi të, u duk se odi-
seja do përfundonte, por
nuk qe e thënë. Grykës
të tjerë dolën në skenë,
të lidhur me pushtete të
shkallëve të sipërme,
duke valëvitur flamuj
fals përkushtimi ndaj
çështjeve të larta dhe pe
nguan e turbulluan në
instancat gjyqësore, një
çështje që dukej mjaft e
qartë dhe e dokumen-
tuar. Qëllimi final ishte
i njejtë: Të mos lejohej
Kisha Orthodhokse Au-
toqefale e Shqipërisë të
merrte pronën e vet,
duke hapur rrugë për
përvetësimin e saj mbi
bazë fallsifikimesh. Por
as për këtë nuk patën
durim…
Të mësuar të marrin
me arrogancë ato që nuk
u takojnë, filluan ndër-
timin e një pike turistike
në gjiun poshtë Ma
nastirit, që ishte me-
hduar të shërbente si
kamping veror për të
rinjtë nga i gjithë vendi.
Dhe godina po hedh
shtat, e pashqetësuar
nga “vogëlsira” të tipit
gjyqësor apo “polici
ndërtimore”.
Si duket, pronarët që
fshihen pas ndërtuesve,
e quajnë veten më lart se
ligji dhe kanë sigurinë se
edhe atje ku nuk mund
të manipulojnë, do t’ju
mjaftojë arroganca e
mbështetur nga pu-
shteti, që iu është dhënë
për qëllime të tjera.
Por, harrojnë, së pari,
se Kisha jonë nuk do të
tërhiqet kurrë dhe për
asnjë çast nga kërkimi i
të drejtave të saj, brenda
vendit dhe në instancat
ndërkombëtare po të
jetë nevoja. Dhe së dyti,
le të kujtojnë edhe diçka
tjetër, që mbase prin-
dërit kanë harruar t’ua
tregojnë nga përvoja
shekullore, se askush
nuk bën prokopi, në qo-
ftë se cënon Shtëpinë e
Zotit…
T. D.