Akademia Teologjike “Ngjallja e Krishtit”, Shën Vlash, Durrës
Nivel edhe më i lartë i mësimdhënies
– Intervistë me Drejtorin e shkollës, At Luka V eronin –
Ka filluar uiti i ri
shkolllor në Akademinë
Teologjike. Cilat janë të
rejat që ofron ai?
– Për shkollën tonë viti i
kaluar mësimor ishte i
teti. Në mbarim të tij u
diplomuan 14 studentë,
që kryen ciklin mësimor
3-vjeçar. Por, më e rën-
dësishmja është, se nga
viti në vit është përmirë-
suar cilësia e mësim-
dhënies dhe janë shtuar
lëndët qëjepen në të.
Me vitin e ri mësimor
2000-2001, po hidhet një
hap i rëndësishëm, që
nga bangat e Akademisë
Teologjike të dalin kua-
dro sa më të përgatitur.
Shkolla teologjike do të
vazhdojë sërish për tre
vjet, por përpara saj do
të ketë një vit para-
përgatitor. Viti i parë do
të ketë 10 ore në javë
gjuhë të huaj (anglisht,
greqisht), 4 orë në javë
për kompjuter dhe më-
sim për muzikën bizan-
tine. Gjithashtu, do je
pen lëndët “Hyrje në
Dhiatën e Vjetër dhe në
Dhiatën e Re” dhe “Hy
rje në jetën shpirtërore
orthodhokse”.
Në konkursin e pranimit
u kërkuan që të zgjidhe-
shin studentë me nivel të
lartë njohurish. Kështu,
nga 38 kandidatë që ko-
nkuruan, u pranuan 10
më të mirët. Ata vinin
nga dioqeza të ndrysh-
me. Siç thamë, në kon-
kurimin e sivjetshëm
kishte kërkesa më të la-
rta dhe përveç njohurive
për besimin u vlerësua
edhe formimi i përgjith-
shëm i kandidatëve.
Tashmë jemi në procesin
që të kërkojmë nga
shteti të na njohë si
shkollë e lartë.
– Cilat janë ndryshimet
në krahasim me vitin e
kaluar?
-Çdo vit ne shtojmë gjëra
të reja dhe bëjmë rregu-
llime, që ndihmojnë pro
cesin mësimor. Eshtë
(Vijon në faqen 2)
Nivel edhe më i lartë i
mësimdhënies
(Vijon nga faqja 1)
pasuruar biblioteka, e cila
tashmë ka rreth 11 mijë
vëllime. Ne synojmë të shtojmë
si fondin në shqip ashtu edhe
atë në gjuhë të huaja. Në
gatishmëri të plotë ishin edhe
mjediset ku studentët jetojnë,
mësojnë dhe kalojnë kohën e
lirë.
Këtë vit, do të ketë edhe mësi-
me në terren. Edhe më përpara
ka pasur vizita në jetimore,
shkolla për handikap, në azile
etj., por tani studentët e vitit
të parë do të kenë si detyrim
që një herë në javë, të shkojnë
në këto institucione dhe të
ofrojnë ndihmë e dashuri. Edhe
në gjysmën e vitit të dytë ata
do të shkojnë në institute të
tilla, ndërsa gjysmën tjetër të
shkojnë për të bërë mësime
katekizmi në fshatra e qytete
afër shkollës. Vitin e tretë të
gjithë kanë për detyrë të
drejtojnë grupe katekizmi.
Këtë vit do të shtohet një lëndë
e re, që i kushtohet misiona-
rizmit. Në të trajtohet historia,
teologjia dhe metodat e punës
misionare. Brenda lëndës do të
studiohen edhe fetë e ndryshme
të botës dhe orë praktike,
veçanërisht në mjedise ku ka
pak besimtarë orthodhoksë.
I kompletuar është edhe perso-
neli pedagogjik, i cili është i
përbërë nga 5 pedagogë të rinj
shqiptarë, që kanë mbaruar
studimet e larta teologjike
jashtë shtetit dhe disa pe-
dagogë të ardhur nga Amerika
e Greqia.
Korresp i “Ngjalljes”