Takim mes krishterimit
dhe islamit në Sarajevë
“Përgjegjësi e
përbashkët dhe
angazhim fetar
në një shoqëri
pluraliste”
Më shumë se 100 përfa-
qësues nga e gjithë Evropa
morën pjesë në Sarajevë, nga
12 – 16 shtator, në Konferencën
me temë: “Të krishterë dhe My-
slimanë në Evropë: Përgjegjësi
e përbashkët dhe angazhim
fetar në një shoqëri pluraliste”.
Veprimtaria u zhvillua në
mjediset e seminarit katolik
“Josep Stadlera”.
Takimi ishte organizuar ba-
shkarisht nga Konferenca Ev-
ropiane e Kishave (KEK) dhe
Këshilli i Konferencave Episko-
pale të Evropës (CCEE), dhe
mblodhi përfaqësues të të gji-
tha familjeve fetare, për të di-
skutuar sfidat që duhen përba-
lluar në shoqërinë e sotme ev-
ropiane, pluraliste dhe të she-
kullarizuar.
Studimi i problemit të
marrëdhënieve mes të krishte-
rëve dhe myslimanëve, nuk u
kufizua vetëm në kontekstin
specifik të Evropës Juglindore,
por përfshiu edhe çështjet e
bashkëjetesës të komuniteteve
fetare në gjithë Evropën.
Objektiv i këtij takimi hi-
storik, i pari i llojit të tij, ishte
që t’i jepte një formë konstru-
ktive marrëdhënieve të sotme
midis të dy besimeve. Synim i
organizatorëve ishte që ky ta
kim të shënonte një proces
shërimi të kujtesës kolektive të
komuniteteve fetare, pas 1400
vjetësh historie të përbashkët,
karakterizuar më shumë nga
dhuna dhe luftërat, se sa nga
toleranca dhe mirëkuptimi.
Vetë Sarajeva e simbolizon këtë
histori, por ajo gjithashtu mund
të kthehet për gjithë Evropën
në një emblemë të bashkëek
zistencës paqësore, larg dhu-
nës dhe intolerancës.
Ndër folësit kryesorë të Ko-
nferencës ishte edhe Fortlu-
mturia e Tij, Prof. Dr. Anastasi.
Një nga takimet përgatitore
për konferencën ishte zhvilluar
vjet në vendin tonë, në mjediset
e Manastirit të Shën Vlashit.