Mirënjohja
Njeri shpirtëror është ai që është mi-
rënjohës për gjithçka. Ai është një që
pret gjithçka me falënderim dhe që e
di se ai nuk ka asgjë, përveç atyre që
ka marrë nga Perëndia (Kr. Joani 3:27).
Dhe ne të gjithë morëm, prej
mbushullisë së tij, hir mbi hir
(Joani 1:16).
Në Dhiatën e Vjetër, falënderimi ishte
qëndror në jetën e popullit të Perë-
ndisë. Liturgjia e Tempullit blatonte
flijime falënderimi dhe lavdërimi dhe
vazhdimisht i këndoheshin psalme
falënderimi Perëndisë.
Këndoni lavdërime Zotit, o ju
shenjtorët e Tij dhe falënderojeni
emrin e Tij të shenjtë.
Është mirë t’i falemi nderit Zotit
dhe ta këndojmë emrin Tënd, o i
Lartë, të japim zë në mëngjes për
mëshirën tënde për natë.
0, falënderojeni Zotin se është i
mirë, se përdëllimi i Tij mbetet
përjetë. (Psalmet)
Në Dhiatën e re, falënderimi është
esenca e jetës së Kishës. Fjala eu-
karisti do të thotë falënderim dhe qe-
ndra e adhurimit liturgjik të Perëndisë
në Kishë është kur, në përkujtim të të
gjitha veprimeve të Tij shpëtimtare në
Krishtin, besnikët “i
ngrenë lart zemrat dhe
“falënderojnë Zotin.”
Shkrimet apostolike dhe
jetët e shenjtorëve janë
të mbushura me falën-
derime ndaj Perëndisë
për gjithçka.
Jini gjithmonë të gë-
zuar. Lutuni pa pu-
shim. Për çdo gjë falë-
nderoni, sepse i tillë
është vullneti i Perën-
disë në Krishtin Jisu
për ju (1 Selanikasit
5:16-18).
Gëzohuni gjithnjë në Zotin; pojua
them përsëri: Gëzohuni! (…) Mos u
shqetësoni për asgjë, por, në çdo gjë,
ia parashtroni kërkesat tuaja Pe-
rëndisë me anë lutjesh dhe përgjë-
rimesh, me falënderim Dhe paqja
ePerëndisë, që ia tejkalon çdo zgju-
arësie, do të ruajë zemrat tuaja dhe
mendjet tuaja në Krishtin Jisu
(Filipianët 4:4-7).
Njeriu shpirtëror ka falënderim dhe
mirënjohje në çdo rrethanë, në çdo gjë
dhe për çdo gjë. Falënderimi është
rrënjosur në bindjen e fortë për për-
kujdesjen e mëshirshme të Perëndisë
në të gjitha gjërat, në besimin e palë-
kundur se “Perëndia vepron në gjit-
hçka për të mirën e atyre që e duan
Atë” ose, si mund të thuhet ndryshe,
se “të gjitha gjërat bashkëveprojnë
për të mirë për ata që e duan Perë-
ndinë” (Romanët 8:28).
Mësuesit shpirtërorë, veçanërisht
Shën Joan Gojarti (shek. 4), janë shu-
më të rreptë në këtë mësim. Njeriu
shpirtëror nuk e falënderon Perëndinë
vetëm për çfarë ai konsideron të jetë e
mirë. Por ai e falënderon Perëndinë për
gjithçka, edhe për çfarë duket si e keqe,
duke e ditur se kujdesi i dhëmbshur i
Perëndisë është mbi gjithçka dhe se e
keqja e kësaj bote – e cila është
gjithmonë e pTanishme dhe e pash-
mangshme (Kr. Joani 17) – mund të
bëhet vetë mjet për rritjen shpirtërore
dhe për shpëtimin, nëse kuptohet drejt
dhe mposhtet nga hiri i Perëndisë.
E kundërta e mirënjohjes është ze-
mërimi dhe ankimi; është vajtimi rreth
fatit në jetë për shkak të krenarisë dhe
lakmisë. Ajo shkaktohet nga mungesa
e mbështetjes së përunjur në Zotin.
Të falënderosh Perëndinë në çdo gjë
dhe për çdo gjë është rezultat i besimit
dhe besnikërisë në Perëndinë. Është
rezultat i mbështetjes absolute në
Zotin, që e di më mirë se çfarë ne kemi
nevojë për shpëtimin tonë dhe bën gji-
thçka që mundet brenda kushteve të
këqia të botës për të na sjellë në jetën
e përjetshme, në paqen
e gëzimin. Është produkt
i besimit, që së bashku
me Isainë, Fjala e Çli-
ruesit thotë:
Të kam braktisur për
një çast të shkurtër, por
me dhembshuri të pa-
masë do të të mbledh.
Në një shpërthim zemë-
rimi të kam fshehurpër
një çast fytyrën time,
por me një dashuri të
përjetshme do të hem
dhembshuri për ty,
thotë Zoti, Çliruesi yt.
Duke qenë se mendimet e mia nuk
janë mendimet tuaja, as rrugët
tuaja nukjanë rrugët e mia, thotë
Zoti. Ashtu si qiejtë janë më të
lartë se toka, kështu edhe rrugët e
mia janë më të larta se rrugët
tuaja dhe mendimet e miajanë më
£ë larta se mendimet tuaja.
Sepse ju do të niseni me gëzim dhe
do tju kthejnë në paqe. Malet dhe
kodrat do shpërthejnë në britma gë-
zimi përparajush dhe tërë drurët
e fushave do të duartrokasin.
Respektoni të drejtën dhe zbatoni
drejtësinë, sepse shpëtimi im është
duke ardhur— (Isaia 54:7-8; 55:8-
9,12; 56:1).
Një njeri është mirënjohës në shkallën
që ai beson në Zotin dhe ka dashuri
për Perëndinë dhe njeriun.