EmailFacebookKontakt

Si e pranuan Bullgarët besimin e ri

Nga historia e Krishterimit
Si e pranuan Bullgarët besimin e ri
Një motër e mbretit bullgar
Boris, u zu robinë në luftë nga
bizantinët dhe e çuan në Ko-
nstandinopojë, ku u trajtua me
shumë dashamirësi nga pera-
ndoresha Theodhora. Ajo pra-
noi të kalonte në fenë e kri-
shterë duke u pagëzuar me
emrin Maria.
Kur u kthye në Bullgari u
përpoq të bindte të vëllanë,
mbretin Boris, për t’u pagëzuar.
Pagëzimi i tij u bë në një cere-
moni madhështore në kishën e
Ballshit (ose Bylisit) dhe nuni
i tij u bë perandori bizantin
Mihali III (842-867), me anën
e një përfaqësuesi të tij. Borisi
(852-889) mori emrin e nunit të
tij, Mihal. Gjatë Luftës së Parë
Botërore një oficer austriak, i
quajtur Prashniker, zbuloi në
Ballsh një pllakë guri me një
mbishkrim në greqishten biza-
ntine: “U pagëzua sundimtari i
Bullgarisë Borisi Car, i quajtur
Mihal së bashku me popullin e
tij, të dhënë prej Perëndisë në
vitin 6374”. Kjo datë është
dhënë sipas kalendarit biza­
ntin, kurse sipas kalendarit të

ri grigorian i korrespondon vitit
866 pas Krishtit.
Shembullin e Borisit e ndoqi
i gjithë populli. Por, vite më
vonë, princi Boris, i kërkoi
Patrikut të Konstandinopojës
Fotit që ta shpallte të pavarur
Kishën e Bullgarisë, me orga-
nizim patriarkane. Foti refuzoi
nëpërmjet heshtjes, atëherë
Borisi e adreson të njëjtën kër-
kesë tek papa Nikolla. Ky i fun­
dit i ktheu përgjigje, duke pra-
nuar të hirotonisë në Buligari
jo një patrik, por një krye-
piskop.
Misioni papal që mbërriti në
Bullgari, i kërkoi Borisit dë-
bimin e misionarëve bizantinë.
Këta të fundit e informuan
Fotin në lidhje me gjendjen e
kishës bullgare. Atëherë pa-
triku Foti mbledh një sinod
lokal në Konstandinopojë dhe
dënon veprimet antikanonike
të papës në Bullgari. Me
qarkoren e tij Foti i informon
edhe patrikët e tjerë, duke i
ftuar ta miratojnë vendimin e
përbashkët.
Vite më vonë, në kohën e
Patrikut Ignat, pati një rikthim
të bullgarëve tek besimi i tyre.
Princi Boris kërkoi nga kisha
bizantine, që t’i emëronte një
kryepiskop. Ignati nuk i përfilli
ndërhyrjet dhe kërkesat e
përfaqësuesve të papës dhe i
pranoi me entuziazëm kërkesat
e bullgarëve.
Andrea Llukani