EmailFacebookKontakt

At Sotir dhe At Petro Jarazi

Ata që punuan për Kishën tonë
At Sotir dhe At Petro Jarazi
At Sotir Jarazi njihet më
shumë.në krahinat e Përmetit,
Zagories dhe Pogonit, jo me
emrin Papa Sotiri, por si Kono­
mi i Mbrezhanit.
Lindi në fshatin Mbrezhan
të Përmetit. Ndonjë dokument
nuk disponojmë, por sipas të
thënave më të moshuarve
duhet të ketë qenë rreth vitit
1850. Kur ishte 20 vjeç shkoi
në Stamboll, por nuk dihet për
studime, apo për punë. Nga viti
1900, sipas kujtimeve të Thi-
mjo Litos (plak mbi 80 vjeç)
pranon të hirotoniset prift.
Me t’u kthyer në fshat fillon
menjëherë punën si prifti i
fshatit. Ka qenë shumë fetar.
Tregom;e kujdes të madh për
mirëmbajtjen e kishave. Ndër-
toi edhe kishën “Shën e Pre-
mtja”.

Fshati Mbrezhan, me 120
shtëpi të gjitha të fesë Ortho-
dhokse, nuk ka patur asnjëherë
fëmijë të papagëzuar dhe
martesa pa kurorë.
Si njeri i arsimuar, sipas
historikut të shkollës së Mbre­
zhanit, që nga viti 1913 deri më
1920, ka qenë mësues i gjuhës
greke. Më 1925 pjesëtar i sho-
qërisë ndihmëtare “Mbrezhani”
dhe pjesëtar i shoqërisë “Dë-
shira e Sofjes” (Bullgari).
Ka qenë shumë besimtar
dhe kishte edhe shurnë
autoritet. Ai gëzonte simpati të
madhe në të gjithë krahinën e
Malëshovës dhe për këtë flet
vetë kënga e poshtëshënuar, ku
së bashku me kapendanët e
tjerë të këtij fshati, zë një vend
dhe At Sotir Jarazi (Konomi)
Ky Mbrezhan në një gropë,

Nxori ca burra të zotë.
Sotir Pateri me shokë,
Anastasin kordhëtarin
Konom Jarazin me famë .
Autoriteti i këtij prifti del
edhe më qartë në pjesëmarrjen
e gjyqit të Stambollit që nga
1908 deri më 1920, midis fsha­
tit Mbrezhan dhe bejlerëve të
Këlcyrës, për Fushën e Ftohtë.
Ky prift me argumente të forta
dhe me oratorinë e tij i mposhti
avokatët e bejlerëve dhe gjy-
kata e Stambollit, Fushën e
Ftohtë ia dha Mbrezhanit.
Për të fituar këtë gjyq ky
prift, me mençurinë e tij, ndër-
toi kishën që e përmendëm më
përpara, në një kodër afër toka-
ve që beu pretendonte se i ki­
shte të tijat.
Ai nuk ka qenë vetëm

besimtar dhe arsimdashës,
por edhe human e patriot.
Në vitin 1919 -1920 kthehet
djali i tij i vetëm nga Amerika,
të cilit i lë amanet, që mbas vde-
kjes së tij, të bëhet prift. Vdiq
më 1927, dhe e përcollën për në
banesë të fundit jo vetëm fsha-
tarë orthodhoksë të Malë-
shovës, Mbrezhanit, Peshtanit,
Grabovës, por edhe fshatarë
nga fshatrat e Këlcyrës. Të tillë
varrim, – tregojnë të moshuarit
nuk kemi parë.
At Petro Sotir Jarazi
(Konomi) u iind në vitin 1875
dhe vdiq në vitin 1947. Fëmijë-
rinë e kaloi në fshat. Aty mbaroi
mësimet fillore në gjuhën
greke. Më vonë, sipas histo-
rikut të shkollës së Mbrezhanit,
midis fshatarëve të tjerë për-
mendet edhe emri i Petro
Jarazit, si nxënës i shkollës së
mesme Zosimea të Janinës.
Këtë e vërtetojnë njohuritë e tij
kulturore si në histori, gjeo-
grafi, letërsi etj., si edhe fakti
që ka qenë mësues i gjuhës
greke jo vetëm në fshatin Mbre-
zhan, por edhe në fshatrat.
Nga viti 1913-1914 shkon në
Amerikë. Këtu i brumos më
shumë ndjenjat patriotike e
kombëtare. Si njeri me vullnet
të madh dhe me dëshirë për të
mësuar mundi të mësojë mirë
gjuhët angleze dhe gjermane.
Në vitin 1919 kthehet nga Ame­
rika, me një kulturë më të
gjerë.
Në vitin 1920 hapet shkolla
e parë në gjuhën shqipe në
fshatin Mbrezhan, ku mësuesi
i parë ishte Petro Sotir Ja­
razi.Shtëpia e tij u bë dhe bi-
blioteka e parë. Ajo ishte shumë
e pasur me libra të asaj kohe,
jo vetëm në gjuhën shqipe, por
në gjuhët angleze, gjermane e
greke.
Petroja i qëndroi besnik
amanetit të të jatit dhe në vitin
1927 u hirotonis prift.
Edhe ai, si babai i tij, ishte
fetar i madh dhe asnjëherë nuk
u nda nga kisha e fshatit. Por,
krahas detyrës së famulltarit,
nuk iu nda edhe detyrës së më-
suesit. Në vitin 1930 hapi në
shtëpinë e tij një shkollë pri­
vate për vajza (ku morën pjesë
mbi 10 vajza, të cilat ishin të
rritura). Në këtë shkollë mëso-
hej shkrim, lexim, aritmetikë,
por edhe mësime praktike, se
si duhej të bëhej një lutje, një
kërkesë etj.
Në vitin 1944, kur shkolla e
fshatit u dogj gjatë një opera-
cioni Janar-Qershor.1944, ky
prift përparimtar, arsimdashës
lëshoi sërish shtëpinë e tij që
të bëhej shkollë.
Ky u predikonte djemve të
fshatit që të vazhdojnë shkolla
të larta të mësonin edhe gjuhë
të huaja etj. Për vlerën e gju-
hëve të huaja vlen të për-
mendet rasti i qershorit 1944,
kur në këtë operacion, At Petro
Jarazi i del përpara oficerit
gjerman dhe i lutet të mos e dje-
gë fshatin dhe të mos masa-
krohej populli, dhe kështu ndo-
dhi. “Ja, – thosh Papa Petro, –
si më hyri në punë gjuha
gjermane”.
Siç e përmendëm edhe më
lart, ai ishte shumë i përkushtuar
ndaj besimit. Edhe kur i kaloi
60 vjetët, dhe ishte e vështirë
për të meshuar në 5 kishat që
kish Mbrezhani, atëherë bleu
një kalë, që e përdorte për
meshim në këto kisha që kishin
largësi. Për të meshuar në çdo
kishë ai hartoi një program, të
cilin e dinte çdo orthodhoks.
Simo Tyto