EmailFacebookKontakt

Kamping rinor orthodhoks në Prespë

Mes veprimtarive të
shumta për rininë, të
zhvilluara gjatë verës,
ishte edhe një nismë e re
në zonën piktoreske të Pre-
spës. Nga 18 deri më 28
korrik, aty u ngrit i pari
kamping ditor për fëmijë
e të rinj orthodhoksë të
zonës, të cilët i përkasin
pakicës maqedonase. Në
të morën pjesë 55 fëmijë,

djem dhe vajza, si dhe 10
kryetarë grupesh.
Qendra e kampit ish­
te në fshatin Gorricë e
Vogël. Programi i vepri­
mtarive ditore hapej me
Shërbesën e Mëngjesit,
për të vazhduar me stu-
dimin e Shkrimit të She-
njtë, katekizëm, bërje
mozaikësh e vizatim, la-
rje në liqen etj. Fëmijët

e të rinjtë hanin aty më-
ngjesin dhe drekën dhe
dita në kamp mbaronte
në orën 15.oo, me Shër-
besën e Mbrëmësores
Si veprimtaria e parë
e këtij lloji, ai u mbyll me
sukses dhe shpresohet
që me ndihmën e Perën-
disë të ripërsëritet e dhe
më i bukur në vitet e
ardhshme.