EmailFacebookKontakt

Apel për paqen i mbledhjes së Barcelonës

Apel për paqen
i mbledhjes së Barcelonës
Në këtë shekull, që sapo ka nisur, burra dhe gra me fe të ndry­
shme, të ardhur nga shumë anë të botës, jemi mbledhur në
Barcelonë, për të kërkuar nga Perëndia dhuratën e madhe, paqen.
Në brigjet e këtij Mesdheu, që ka parë konflikte dhe bashkëjetesë,
është ngiitur lutja e fuqishme, që nga mjaft pjesë të botës të
largohet lufta. Në ndërgjegjen e shumë besimeve jehoi një bindje:
Perëndia e do paqen dhe nuk do luftën dhe se, kush thërret emrin
e Perëndisë zbulon që ai emër do të thotë paqe. Kjo bindje dhe
kjo lutje janë pasuri për botën.
Na erdhën pyetjet e popujve që janë në luftë, të të varfërve, të
viktimave të urrejtjes. U bashkuan me njerëzit e fesë disa dësh-
mitarë të kërkimit të humanes. Ndjejmë që është sfidë e përba-
shkët të bëjmë të rritet shpirti paqësor në botën tonë të glob-
alizuar. Eshtë shpirti që bën të zbulohen fytyrat e shumta të botës.
Paqja është emri i Perëndisë dhe kush përdor emrin e Perëndisë
për të urryer njeriun dhe për dhunën braktis besimin e pastër.
Asnjë arsye apo padrejtësi e pësuar nuk justifikojnë kurrë
eliminimin e tjetrit.
Kemi jetuar ditë dialogu. Jemi të bindur se dialogu mes besimeve
e kulturave duhet të vazhdojë në shekullin që sapo nisi. Rruga për
të kapërcyer mosbesimin dhe konfliktet është dialogu, sepse nuk
dobëson identitetin e askujt, madje bën të zbulohet më e mira e
vetvetes dhe e tjetrit. Po, me dialogun asnjë gjë nuk është kurrë
e humbur! Dialogu është ilaçi që ndihmon purifikimin e kujtesës
nga padrejtësitë dhe për të ëndërruar një të ardhme për gjeneratat
e reja. Në një shoqëri në të cilën gjithmonë e më shumë njërëz të
ndryshëm rrojnë bashkë, është e nevojshme të mësohet arti i
dialogut. Besimet janë të impenjuara në këtë rrugë, të ushqyera
me shpresë, me ndjenjë përkujdesjeje dhe me disponibilitet.
Nuk duam t’i lemë popujt te vetëm në një proces globalizimi pa
fytyrë. Nuk duam t’i lëmë vetëm popujt viktima të luftës, që është
nëna e të gjitha varfërive.
Nuk duaro ta lëmë vetëm Afrikën, në përballjen me varfërinë,
me sëmundjet dhe luftën. Ndjejmë fatin e saj vendimtar për
Evropën dhe botën. Nuk duam t’i lëmë bijtë tanë jetimë të
shpresës, në një mjedis që po degradohet në mënyrë të papër-
gjegjshme ndaj së ardhmes.
Në këto ditë, në Barcelonë, u rrit një bashkësi kërkuesish të paqes,
e cila vjen nga histori, tradita, besime e gjuhë të ndryshme. Kjo
është pasuria jonë, është forca jonë. Kemi vetëm forcën e dobët
të besimit, të lutjes, të miqësisë. Lutjet e miqësia purifikojnë ze-
mrën tonë dhe na ndihmojnë t’i themi njëri-tjetrit fjalën e vështirë
të faljes, që është rruga e madhe drejt paqes. Na ndihmojnë të
ëndërrojmë një shekull të ri pa luftra, respektues të popujve, të
kujdesshëm ndaj mjedisit, të bashkuar në ndryshimet e tij.
Pra, kurrë më luftë! Perëndia i dhëntë gjithë botës dhe çdo burri
a gruaje dhuratën e mrekulhieshme të paqes.