Mbledhja ndërkombëtare Njerëz Fe – Barcelonë, 2 -4 shtator 2001
Besimet dhe qytetërimi në shekullin e ri
– Kryepiskopi Anastas hap veprimtarinë, së bashku me Arqiepiskopin e Barcelonës –
Cili është roli që duhet të lo-
zin njerëzit e besimeve më të
mëdha në botë, e veçanërisht ata
që besojnë në tre fetë e mëdha
monoteiste, të krishterë, mysli-
manë dhe hebrenj, së bashku me
kulturën laike, për të penguar
“konfliktin e qytetërimeve”? A
mund ata p.sh., të bëjnë diçka
menjëherë, për të ndihmuar një
zgjidhje në Lindjen e Mesme, ku
politika e diplomacia duken të
pafuqishme?…Janë këto disa
prej ngacmimeve që vijnë nga
Takimi XV Ndërkombëtar “Nje-
rëz dhe fe”, organizuar nga Ko-
muniteti Shën Exhidio në Bar-
celonë (2-4 shtator).
Këtë vit në qendër të puni-
meve ishte vënë globalizimi dhe
problemet që ai krijon për iden-
titetin e kombeve. Ndaj edhe
titulli qendror ishte: “Kufijtë e
dialogut: Besimet dhe qytetëri-
mi në shekullin e ri”. Edhe
zgjedhja e qytetit katalan nuk
ishte e rastit, duke qenë se sot
Barcelona përfaqëson kryeqe-
ndrën e Mesdheut, det që më
shumë se kurrë është simbol i
takimit të mundshëm midis
kulturave, por edhe vend kon-
tradiktash e sfidash midis ve-
riut dhe jugut të botës, midis
islamit dhe krishterimit. Më-
nyra më e drejtë për të marrë
pjesë në efektet e globalizimit,
është ajo e zhvillimit të identi-
teteve të afta për të hyrë me
personalitetin e tyre në dialog,
në shkëmbim me kompleksi-
tetin e botës bashkëkohore, di-
alog ky që mund t’i kundërvihet
konflikteve mes traditave të
ndryshme të çdo lloji.
Një vëmendje të veçantë pati
edhe për problemet më të mpre-
hta që ofron sot bota, si nevoja
për një “Pakt për Afrikën” dhe
veçanërisht mori formë kërkesa
për një konferencë ndërkombë-
tare për paqen në Lindjen e Mes
me dhe projekti i një nisme të
veçantë të të tre besimeve mo
noteiste, një lutje e madhe për-
krah njëri-tjetrit, për të dalë nga
kafazet e urrejtjes dhe vizione-
ve të ngushta nacionale.
Interesimin për këtë takim
e shprehte edhe niveli i lartë i pje-
sëmarrjes, në delegacionet e ar-
dhura nga mbi 40 vende të bo
tes, mes të cilëve kishte presi-
dentë shtetesh, ministra, studi-
ues e gazetarë të shquar. I tillë
ishte edhe përfaqësimi i komu-
niteteve të ndryshme fetare: Ki-
sha Katolike ishte e përfaqësuar
nga 13 kardinalë, mes të cilëve
dhe Etchegeray dhe Kasper, Ki-
sha Orthodhokse nga disa Kiyepi-
skopë e Mitropolitë e të njohur,
mes të cilëve edhe Kryepiskopi
i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë
Shqipërisë, Prof. Dr. Anastasi;
ishte i pranishëm për hebrenjtë
kryerabini i Izraelit, si dhe disa
përfaqësues të lartë e studiues të
njohur muslimanë etj.
Të dielën, 2 shtator, veprim-
taria u hap me një celebrim
eukaristik në Kishën e Santa
Maria del Mar, në prani të mbi
3 mijë laikëve dhe klerikëve nga
të gjitha besimet. Gjatë saj u
mbajtën dy fjalë; nga Arqiepi-
skopi i Barcelonës Ricardo Ma
ria Carles Gordo, i cili bëri thi-
rrje për dëgjimin e zërit të të tje-
rëve, sidomos të të varfërve dhe
të mënjanuarve, e cila u pasua nga
omelia e Kryepiskopit Anastas,
e cila u përqendrua mbi rrezikun
e egoizmit, që pengon përballi-
min me tjetrin, si dhe mbi rëndë-
sinë e përulësisë. Përulësia e vë-
rtetë nuk është thjesht një vir-
tyt, për më shumë një mënyrë
të jetuari, – tha ndër të tjera Fort-
lumturia e Tij. – Kjo përmbys the-
melin e egoizmit, që vazhdon të
dominojë botën…Eshtë një
shtypje me shumë fytyra – arro-
gancë, krenari, madhështi, me-
ndjemadhësi – shkak i shumë kon-
flikteve e tragjedive në komuni-
tete, në familje, në kombet dhe
Përulësia, si mënyrë të jetuari, përcakton
identitetin e të Krishterit.
mes popujve. Krishti, në mënyrë
dramatike, i tha JO këtij animi
egocentrik të njeriut.. .Përulësia,
si mënyrë të jetuari, përcakton
identitetin e të Krishterit. Eshtë
pasaporta jonë për Mbretërinë
e Qiejve. Në gjithë marrëdhëniet
tona, me të afërmit tanë dhe me
të huajt, gjatë takimeve,
marrëdhënieve, dialogjeve dhe
kontakteve tona, edhe në kohën
e heshtjes sonë, mos harrojmë
që përulësia i bën më të mira
raportet njerëzore, çliron
krijimtarinë dhe veçanërisht të-
rheq Hirin e Perëndisë, siguron
lidhjen me Atë dhe së fundi, ,e
lumëron ashtu siç Ai do të
lavdërohet nga ne.
Pastaj, në Teatrin La Rambla,
u zhvillua asambleja përuruese,
ku folën mjaft nga personalitetet
e pranishëm dhe autoritet e lar-
ta spanjolle.
Të hënën, 3 shtator, konfere-
nca vazhdoi me tryezat e rrumbu-
llakëta, si: “Sistemi i Botës, mi
dis rregullit dhe kaosit”, “Rruga
e dialogut në Orient”, “Kush
është Perëndia për mua”, “Euro
pa mes besimit dhe shekullari-
zimit”, “Stile të jetës eko-kompa-
tible dhe shpëtimi i planetit”,
“Islami dhe Krishterimi, dia-
logu vazhdon” etj.
Në tryezën titulluar “Ballka-
ni drejt një të ardhmeje bashkë-
jetese”, mori pjesë dhe foli Krye-
episkopi Anastas. Ndër të tjera,
Fortlumturia e Tij tha se, një ndih-
mesë thelbësore, për bashkë-
qëndrimin paqësor në Ballkan,
ka nevojë impenjimi sistematik
dhe të durueshëm në katër drej-
time: 1. të kapërcehet çdo formë
violence, 2. të inkurajohet një
bashkëjetesë harmonike midis
komuniteteve të ndryshme
fetare, 3. të rivlerësohet kuptimi
dhe rëndësia e ndjenjës kombë-
tare, 4. të bëhen përpjekje për
një paqe afatgjatë.
Për pikën e parë, zakonisht,
ata që shtyjnë drejt dhunës janë
ata që kanë fuqinë… Ata janë
në gjendje të iponojnë qëllimet
e tyre nëpërmjet manipulimit,
dizinformimit, “lavazhit të turit”
elektronik e njerëzor, kërcënime-
ve dhe tentativave për të korrup-
tuar ndërgjegjet. Megjithatë,
dhuna nuk gjendet vetëm atje
ku masmediat na tërheqin vë-
mendjen…Të jemi të kujdes-
shëm të mos nënvleftësojmë
agresivitetin që bën fole në
zemrën e çdo njeriu. Në për-
pjekjet për të kapërcyer çdo
formë dhune, komunitetet fe
tare mund të ofrojnë një ndih-
mesë të rëndësishme: principet
e tyre me vlerë të përjetshme,
një vizion paqeje dhe pajtimi,
shembujt e gjallë të punonjësve
të paqes dhe aftësinë për auto-
kritikë dhe rinovim të vazhdu-
eshëm (këtu Kryepiskopi kujtoi
shembullin paqësues të dashu-
risë së krishterë të Kishës Or-
thodhokse Autoqefale të Shqipë-
risë në situata dramatike të
shkaktuara nga dhuna, si në vi-
tin 1997 apo në vitin 1999, gjatë
krizës së refugjatëve kosovarë).
Për pikën e dytë,….pozicioni
që dua të vë në dukje, është se
në gjendjen e sotme të Ballka-
nit, themeli për zhvillimin e një
bashkëjetese harmonike midis
komuniteteve fetare, është ai
midis grupeve jofetare, është re-
spekti për Deklaratat e të Drej-
tave të Njeriut dhe respekti i li-
risë së ndërgjegjes. Sot, si stu-
diuesit e krishterë dhe ata isla-
mikë, aprovojnë përgjithësisht
këto deklarata. Gjithë komuni
tetet fetare duhet të kërkojnë
principet e një antropologjie të
shëndoshë në thellësitë e mësi-
meve të tyre dhe midis faqeve
të traditave të tyre më të mira…
Në brendësi të boshllëkut shpir-
tëror të krijuar, komunitetet fe
tare janë të thirrura të kultivoj-
në besimin tek Perëndia dhe të
hapin horizonte të reja shpirtë-
rore që do të riforcojnë rezisten-
cën dhe krijimtarinë e njerëzve.
Natyrisht, kjo mund të ndodhë
vetëm nëse ekziston një bashkë-
jetesë miqësore me të tjefët. Me
Hirin e Perëndisë, sot në Shqi-
përi kjo bashkëjetesë harmo
nike është një realitet. Dhe
mbase, kjo mund të bëhet, për
disa aspekte, një model pozitiv
bashkëjetese fetare në Ballkan.
Për pikën e tretë,… Në këtë
erë glooalizimi, kombet duhet të
konfrontohen me problemin e
madh, se si duhet ta ruajnë ide
ntitetin e tyre dhe t’i rezistojnë
uniformitetit të imponuar nga
Përgjigjet ndaj problemeve duhet gjithmonë
të kërkohen me një dialog të hapur dhe të
vazhdueshëm, të bazuar mbi respektimin e plotë
dhe reciprok për ndryshimet dhe vlerat e
komuniteteve të tjera fetare.
jashtë. Besimi ynë në Perëndi-
në, Zotin e Universit, megjitha-
të e shpëton kombin nga çdo rrë-
shqitje egocentrike. Çdo komb
mund të ketë ambicjen dhe të
drejtën e detyrimin, që të mbajë
identitetin e vet. Ky argument,
sidoqoftë, nuk mund të përdoret
në kurriz të fqinjëve tanë, në ku-
rriz të të drejtës dhe drejtësisë.
Për shekuj popujt e Ballkamt
kanë jetuar së bashku nën pera-
ndori të fuqishme – Romakët,
Bizanti, Otomanët – duke zhvi-
lluar kulturën e tyre nën ndiki-
min e asaj të popujve të tjerë. Kjo
aftësi, për të jetuar e zhvilluar
së bashku, mund të vazhdojë në
“perandorinë” e ardhshme -Ba-
shkimin Evropian.
Duhet të përgatitim rrugën,
duke korrigjuar imazhin fals
dhe të deformuar që kemi për
të tjerët – imazhe ksenofobe, që
regjimet e ndryshme naciona-
liste kanë krijuar nëpërmjet nje
edukimi dhe një historie të de
formuar. Duhet të ulemi së ba
shku dhe të rishkruajmë librat
e historisë, që do të edukojnë
gjeneratat e ardhshme. Duhet
të njohim cilësitë pozitive të të
tjerëve dhe të mësojmë të pu-
nojmë së bashku. Zhvillimi dhe
prosperiteti i një vendi mund të
ndihmojnë progresin e fqinjëve.
“Tjetri” nuk duhet të shihet si
një kërcënim: nga një këndvë-
shtrim mund të jetë një bekim.
Së katërti,.. Sot, liderët feta-
rë dhe besimtarët duhet t’i për-
gjigjen një thirrjeje të re dhe të
thellë – të punojnë, më entuzia-
zëm dhe këmbëngulje, për ripaj-
timin mes kombeve e popujve
dhe për të stabilizuar një paqe
të qëndrueshme në Ballkan dhe
në tërë botën. Armiku i madh i
përbashkët është urrejtja dhe
është ajo që duhet të përballoj-
më. Vetëm nëpërmjet një përpje-
kjeje intensive dhe të përba-
shkët mund të shpresojmë dhe
ta shërojmë këtë sëmundje…
Një paqe jetëgjatë nuk mund të
arrihet vetëm me negociata
diplomatike e politike. Arrihet
mbi të gjitha nëpërmjet punës
së rëndë të njerëzve të besimit
të frymëzuar, persona që besoj-
në tek Perëndia i dashurisë dhe
ia dedikojnë jetët e tyre luftës për
nisma krijuese për ripajtimin
dhe paqen. Siç e kemi theksuar
në një mbledhje të para pak
kohe, në Morges të Zvicrës,
në qershor 2001, kur u takuan
19 drejtues të ardhur nga të
gjitha komunitetet fetare të Ish
Republikës Jugosllave të Maqe-
donisë: “Paqja është tepër e rë-
ndësishme, për t’ia lënë vetëm
politikanëve. Paqja është edhe
përgjegjësi e kishave dhe e ko-
muniteteve fetare. Besojmë for-
tësisht, që përgjigjet ndaj pro-
blemeve duhet gjithmonë të
kërkohen me një dialog të hapur
dhe të vazhdueshëm, të bazuar
mbi respektimin e plotë dhe
reciprok për ndryshimet dhe
vlerat e komuniteteve të tjera
fetare”. …Ne duhet të vëmë në
dukje para të gjithëve: Jo urrej-
tjes; jo dizinformimit; jo vazhdi-
mit të armiqësive të vjetra. Ku-
firi midis të mirës dhe të keqes
nuk mund të gjendet midis
personave, grupeve shoqërore a
popujve. Gjendet brenda zemrës
së çdo qenieje njerëzore. Për
këtë, është e nevojshme që drita
e dashurisë të depërtojë në
skutat më intime të ndërgjegjes
sonë dhe të mendimit. Kjo është
përgjegjësia jonë e përba-
shkët….
…Propozimi ynë sot është
ky: me ndihmesën aktive të të
Me ndihmesën aktive të të gjitha komunite
teve fetare dhe të çdo personi vullnetmirë të
ecim drejt një komuniteti më të madh paqeje
dhe solidariteti, që të sigurojë drejtësi dhe
dinjitet njerëzor për çdo person, çdo popull dhe
çdo minorancë, duke arritur në fund tek një
qytetërim njerëzor më i thellë.
gjitha komuniteteve fetare dhe
të çdo personi vullnetmirë të
ecim drejt një komuniteti më të
madh paqeje dhe solidariteti, që
të sigurojë drejtësi dhe dinjitet
njerëzor për çdo person, çdo po-
pull dhe çdo minorancë, duke
arritur në fund tek një qytetë-
rim njerëzor më i thellë.
Edhe paraditja e së martës, 4
shtator, vazhdoi me tryeza të rru-
mbullakëta, si “Pas Pashkës së
bashku, Ekumenizmi” (ku mori
pjesë dhe foli Fortlumturia e Tij
Anastasi), “Kujtesë dhe falje”, “Li-
ndja e mesme: Një paqe e mund-
shme”, “Mijëvjeçari i tretë pa dë-
nimin me vdekje”, “Pelegrinazhi
në traditat e ndryshme fetare” etj.
Pasditja i përkiste mbylljes
solemne të veprimtarisë: në Ba
rrio Gotik u vazhdua me Lutje për
Paqen. Pastaj, në 7 vende lutje-
je, për një orë përfaqësuesit e be-
simeve të ndryshme u lutën një-
kohësisht, duke thirrur dhu-
ratën e paqes. Të krishterët u
mblodhën në kishën e Santa
Maria del Pi, për një lutje eku-
menike. Në fund, të gjithë u
mblodhën në Sheshin Sant
Jaume, nga u nisën, me një pro-
çesion të përbashkët për paqen,
deri në sheshin e Katedrales. Aty
u zhvillua ceremonia finale, me
fjalimet mbyllëse, mesazhin e
Papës (një mesazh iu dërgua ak-
tivitetit edhe nga Patriku i Kon-
standinopojës Vartholomeu I),
për ta mbyllur me leximin e fir-
mosjen e Apelit të Paqes, që u
shoqërua me ndezje qirinjsh dhe
përqafimin e të pranishmëve me
njëri-tjetrin në shenjë paqeje.
Disa nga ceremonitë krye-
sore, të hapjes dhe mbylljes u
transmetuan direktjo vetëm nga
televizonet spanjolle, por edhe
nga mjaft televizione evropiane.
Th.