Posi një nga kometat, që nga një kohë
në tjetrën shfaqen në kupën e qiellit,
derdhin dritë të shkëlqyeshme dhe
zhduken shpejt, kështu prezantohet per
para nesh dhe fytyra e ndritshme e Shën
Kozmait.
Ky shenjt nuk ishte nga ata fetarë e
kallogjerë të paditur e mendjengushtë, që
të ngjitur në letra të vdekura, harrojnë
frymën e vërtetë të besimit fetar. Ai ishte
një njeri me kulturë, me horizont mendor të
gjerë dhe, natyrisht me mendime fetare të
larta.
Kjo gjë duket qartë si nga veprat ashtu
dhe nga jetëshkrimi i tij, shkruar ne ori-
gjinal prej një admiruesi të tij. Këto na ja-
pin të kuptojmë se Shën Kozmai ishte njeri
me vullnet të forte dhe me aktivitet të
palodhur. Në ato kohëra kaq të zorshme të
frikës, ai me mundime të mëdha dhe me
rreziqe të patregueshme, shëtiti anembanë
Shqipërinë, derdhi pasurisht dritën dhe
mësimet e tij të çmueshme dhe u përpoq
që të forconte, të inkurajonte popullin e dë-
shpëruar. Me anën e këtij aktiviteti mundi
të shpëtojë dhe ta përmbajë.
Po si ia arriti vallë këtij qëllimi?
Duke përhapur dritën në popull, duke
çelur shkolla gjithkund dhe duke bindur
popullin që t’i mbante këto me çdo therori.
Dhe kjo është merita e tij më e madhe.
Si një njeri me kulturë të gjerë ai e dinte
që kjo ishte e vetmja udhë për të formuar
në shpirtin e popullit një fetarizmë, jo të
dukshme, po të gjallë, të thjeshtë dhe të
çliruar nga paragjykimet.
Eshtë e vërtetë! Pa dije nuk mund të
ekzistojnë dhe idetë fetare të thjeshta.
Padija është rrënja e shumë ligësive; po
më tepër ajo është nëna e supersticioneve
të errëta.
Kometë në kupën
e qiellit
Kryepiskopi Hristofor Kisi
për Shën Kozmain
S ’ka dhe s’mund të ketë besim dhe kult
fetar të pastër pa mësim.
Le të hedhim një vështrim në popullin
tonë. Me hidhërim do të vërejmë se është
degjeneruar në një shumicë të tij ideja fetare
dhe gjer në ç’gradë ajo e ka humbur karakte-
rin e saj të lartë dhe influencën bamirëse.
Ajo në vend që të jetë burim aktiviteti të
gjallë, të shfaqur në vepra të hijshme, në
njerëzillëk, përkundrazi krijon në shpirtin
e tij paralogjizma të rrezikshme.
Për një të paditur Fe domethënë
ceremonira, zakone dhe formalitete. Atij i
duket se kur mban këto, i ka mbaruar të
gjitha detyrat fetare. Këto supersticione,
trashëgim i një të shkuare të gjatë, që
kanë pushtuar shpirtin e një shumice të
popullit, i përngjajnë Hidrës mitologjike,
se cilës kur i pritej një kokë, mbinte në
vendin e saj një tjetër.
Po është vallë kjo Feja e vërtetë? Janë
/e supersticionet e paarsyeshme e të
errëta?
Kurrë, kurrë! Inteligjenca e Lartë që
drejton gjithësinë e pajisi njeriun me
Arsye, që është zbulimi i tij i vërtetë, një
shkëndijë e dritës së tij të amëshuar.. mbi
atë dritë, pra, të rrjedhur prej Atij vetë
duhet të bazohet çdo besim.
Fe nuk janë zakonet dhe supersticionet
prapanike, po sjellja e mirë, sinqeriteti dhe
nderi ne relacionet dhe shoqi – shoqin. Fe
është të bësh detyrën, t’i shërbesh njëri –
tjetrit; Fe sidomos është të bëhesh theror
për të mirën e përgjithshme, për atdheun.
Këto janë shenjat e gjalla dhe të thjeshta të
Fesë dhe në to na udhëheq arsyeja e ndri-
çuar nga mësimi.
Ja përse Shën Kozmai punoi për t’i fry-
mëzuar popullit këto parime të larta; ja
përse ai u përpoq që të përhapte dritën, të
çelte shkolla.
Këto parime ai i vërtetoi dhe me she-
mbullin e tij të bukur dhe sidomos me
mbarimin heroik, duke ofruar jetën e vet
si theror në altarine idealit që ndiqte.
Urojmë që ajo fytyrë kaq e ndritshme
të qëndrojë gjithnjë e gjallë përpara syve
tanë dhe të na kujtojë gjithmonë kara-
kterin e lartë të fesë që është: Humanizmi
dhe theroria, drita dhe përparimi.