Shën Kozmai rikthehet në Kolkondas
– Më 24 gusht, në të kremten e martirizimit të tij, rikthehet në Kishën e
Manastirit të Shën Kozmait, një pjesë e Lipsanit të çmuar të Shenjtorit të madh –
Në vitin 1779, kur xhelatët
turq vranë Shenjtorin, e zhve-
shën dhe e hodhën në lumë, të
lidhur me një gur, që të mos
dilte më. Njerëzit e kërkuan,
por nuk e gjetën. Por, Perëndia
nuk i braktis ata që luftojnë për
lavdinë e Tij! Kështu, lipsani i
shenjtë iu zbulua një prifti, Pa
pa Markut, i cili e veshi trupin
me rason e vet dhe e çoi në Ki-
shën e Shën Marisë, në fshatin
Kolkondas, ku u varros në pra-
ni të episkopit Joasaf të Be-
ratit….
Më shumë se 200 vjet më
vonë, në vitin 1994, Lipsani i
Shenjtë i Martirit “humbi”
përsëri. Dikush deshi ta fshihte
në ujërat e lumit të harresës,
me shpresën e marrë se kështu
do fashitej edhe kujtimi e nde-
rimi i tij. Po më kot! Kisha,
Kryepiskopi, të gjithë besim-
tarët orthodhoksë të Shqipërisë
jo vetëm vazhduan ta nderonin
siç kishin bërë për dy shekuj, por
nuk i pushuan për asnjë çast për-
pjekjet për ta gjetur lipsanin
Pasi e panë që akti vandal
nuk i dha frytet që priteshin,
shërbëtorët që kishin kryer
sakrilegjin, menduan për veten
e tyre, duke e kthyer historinë
nga veprim kundër Kishës, në
një çështje përfitimi dhe e
kthyen përsëri.
Pas verifikimeve të bëra
nga specialistë të shquar dhe mbi
bazën e dokumenteve të pakun-
dërshtueshme, për të vërtetuar
autenticitetin, lipsani iu kthye
nderimit të thellë të besimta-
rëve. Perëndia edhe kësaj ra-
dhe nuk lejoi që ai të zhdukej…
Më 24 gusht, në të kremten
e Shenjtorit, në Manastirin e
Kolkondasit, kishin ardhur
mijëra besimtarë nga e gjithë
Myzeqeja, por edhe deri nga Sa-
randa, Korça e Tirana. Kudo
rrotull shihje dhjetëra makina,
furgona e autobusë, me targa nga
rrethe të ndryshme. Kisha dhe
mjedisi rreth ishin të mbushu-
ra plot e përplot, duke i dhënë
pamjen e një feste të vërtetë po-
pullore, siç ka qenë dhe më parë.
Liturgjia Hyjnore u krye
nga Fortlumturia e Tij
Anastasi, Imzot Ignati dhe
mjaft klerikë të tjerë. Në fjalën
e Tij Kryepiskopi kujtoi 10 vjet
më parë, Liturgjinë e parë, në
kishën e mbushur deri në mes
me dhe, si i gjithë Manastiri, që
sot është rikonstruktuar plotë-
sisht. Pataj vazhdoi për arritjet
e një dekade ringjalljeje nga
themelet e detyrat për të ardh-
men, sidomos duke u ndalur te
domosdoshmëria për të njohur
besimin tonë, duke u bërë
orthodhoksë në thellësitë e
shpirtit.
Pastaj, Fortlumturia e Tij
foli për veprën e madhe të Shën
Kozmait për ruajtjen e besimit.
Ai vuri në dukje, se Shenjtori
predikoi me një forcë që vinte
nga thellësia e besimit, por edhe
e jetës së tij, të bazuar mbi lu-
tjen dhe studimin gjatë gjithë
jetës. Ndaj edhe ne nuk duhet
të mbetemi asnjë ditë pa stu-
diuar besimin tonë, pa lexuar
Fjalën e Perëndisë, Ungjillin.
Gjithashtu, Shën Kozmai i do-
nte gjithë njerëzit, sepse ai që
do Perëndinë, do edhe të afër-
min e tij… Por të gjitha këto nuk
mund të arrihen pa arsimimin,
ndaj hapi qindra e qindra shko
lla, ku mësohej shkrim e ken-
dim. Një tjetër meritë, në një
kohë kur njerëzit ndërronin
besimin ishte se gjithnjë Shenj
tori theksonte rëndësinë që
kanë për besimin tonë Trinia e
Shenjtë dhe Kryqi. Kryepiskopi
tha më tej, duke vënë në dukje
numrin e madh të njerëzve, që
kishin ardhur për të nderuar
martirin e besimit, se nderimi
ndaj Shenjtorit nuk është
vetëm tek ndezja e një qiriu,
flaka e të cilit më pas do shuhet,
por duhet të ndizet brenda ze-
mrës sonë zjarri që kishte Shën
Kozmai, flaka e besimit, të dy
dashuritë e tij, siç thoshte vetë,
për Perëndinë e njeriun, burrë-
ria dhe guximi i tij.
Pastaj, Kryepiskopi dha laj-
min e madh, se: Pas një përpje-
kje disavjeçare, mundëm të ke-
mi përsëri lipsanin e Shën Koz
mait. E dinit që në vitin 1994 ai
ishte vjedhur dhe zhdukur. U
desh një përpjekje e madhe, si
në kohë dhe për shpenzimet, që
Kisha ta kishte përsëri. Ashtu
siç u desh një përpjekje e madhe
dhe shumë e gjatë në kohë, për
të vërtetuar e për të qenë të bin
dur njëmijë përqind, se lipsanet
ishin pikërisht të Shenjtorit. Sot
kam sjellë me vete një pjesë të
lipsanit të shenjtë dhe menjë-
herë më pas, do bëjmë një litani
rrotull kishës…
Pastaj, të gjithë besimtarët
dolën në mjediset e jashtme dhe
iu bashkuan procesionit lutës,
që i erdhi rrotull kishës, i cili
prihej nga Fortlumturia e Tij,
me lipsanin e çmuar të shenjtit
në duar. Pas kësaj, lipsani u ve-
ndos brenda në Kishë dhe të gji-
thë besimtarët, një nga një, ka-
luan para tij, duke e puthur e
falur me shpresëtari dhe duke
kërkuar bekimin e Shenjtorit.
Th. Dh.