EmailFacebookKontakt

Bisedë ekumenike për kristologjinë e Etërve të Kishës

Bisedë ekumenike për kristologjinë e Etërve të Kishës
Organziuar nga Fondacioni Pro Oriente,
kohët e fundit u zhvillua në Vjenë një bisedë
teologjike ekumenike, mbi temën “Krishti tek
Etërit grekë e latinë të Kishës, të mijëvjeça-
rit të parë”. Ky takim mblodhi 30 pjesë-
marrës, 16 orthodhoksë dhe 14 katolikë,
teologë ose pedagogë universitetesh nga
Lindja dhe Perëndimi i Evropës. Gjatë tri
ditëve të para të punimeve, që u zhvilluan
në selinë e Pro Oriente, u bënë diskutime të
ndryshme, nën drejtimin e Kardinalit të
Vjenës, Mons Kristof Shënborn, i cili është
edhe president! i komitetit të patronazhit të
fondacionit.
U theksua, se etërit e përpara skizmës
të vitit 1054, kishin vizionin e një krishtërimi
unik dhe të pandashëm. Eshtë për këtë që
sot, kur ndarja është “një realitet trishtues
për të krishterët, është e nevoj-shme që të
kthehemi drejt këty-re Etërve, të cilët mund
“të sqarojnë mesazhin e Kishës në një formë
që do të lejojë kapërcimin e të çarave që na
ndajnë”.
Nga pala orthodhokse, mund të veçohen
temat si “Rreth problematikës të kompozimit
të Himnit Akathist” (Sergei Avernitsev,
Vjenë), “Krishti fitimtar i ferrit” (at Hilarion
Alfeiev, Moskë), “Etërit e formulës dyfizite
të Kaqedonisë: Leoni i Romës dhe Vasili i
Seleucisë” (Jorgos Marxelos, Selanik).
“Natyra njerëzore e Krishtit tek Maksim
Omologjeti dhe Joan Damaskinoi” (Gjergj
Kapriev, Sofie), “Krishti tek Shën Simeoni,
Iteologu i ri” (arqipiskopi Josef, Paris) etj. Të
gjitha temat u shoqëruan nga debate të
pasura.